Jeta e Fisit te Laçit ne Diber

Sadik Laçi 1915-1976

Nga te dhenat e shkruara ne libra por edhe ne ato cfare thone familjare te Laçajve rezulton te ken qene disa vellezer te cilet pas nje jete ne fshatin Kabash te Pukes, kalun ne Shkoder ku njeri u rikthy ne Puke, te tjere qendrua ne Shkoder, tjetri shkon ne Diber, tjerti ne Diber, te tjere ne Bardhoc te Kukesit, te tjere ne Kabash (Prizren) te Kosoves etj.(1)

Per te plotesuar nevojat e familjes qofte per toke etj, beri thote Ajazi qe ne vitin 1690 njeri nga vellezerit te levizi drejte Dibres duke u vendosur ne Hurdhe Reç. Vend i mjaftueshem per zhvillimine blegtorise plus ishin shume afer tregut te Dibres se Madhe. Per te njejtat aryse vellau tjeter vendoset ne Bardhoc te Kukesit per te qen afer tregut te Prizrenit. Me kalimin e kohes komunikimi mes tre vellezerve u veniten. Fisi i Laçit ne Reç edhe pse kane kaluar dy tre shekuj ka ruajtur traditat e te pareve si; trimerin, besen, bujarin etj. Rreth vitit 1700 ky fis per kushte me te mira zbret ne Hurdhe ne Gjurre Reç (vendi i gurrave nga mendohet se ka ardhur edhe emri i fshatit). Thuhet se i pari qe zbriti ne fshati Hurdhe ishte Ali Laçi i cili ishte vendosur aty ku sot jane trojet e Tafe Laçit i ndodhur prane nje burimi uji i cili quhet “Kroi i Mellezes“. Pikerisht ky vend u be qendra e fisit. Me vone e shtrin mbarshtrimin e blektorise ne Ndershene, Tejmalle, dikur lagje te Gjurres. Hershmeria e banimit te Gjurre Reç jane edhe varrezat te cilat jane ato te Kodres se Kishes dhe Varrezat e Laçit te cilat quhen “Varrezat e Vjetra“, varrezat e treta jane Varrezat e Xhamise dhe te katertat varrezat te cilat quhen Sterpajla. Shtepia e Laçit kulmin e saj sipas Sali Ajazit e arriti ne kohe e Beshir Laçi i pare dhe bashkeshortja e tij Have Doçaj.
Ne drejtimin e Beshirit shtepia e tij u be e njohur jo vetem ne krahin por dhe me gjere. Per shkak  te drejtimit te mir djemt e permendur nga pasuria qe trasheguan shtuan tokat e bukes, bjeshket, livadhet, kullotat etj. Meqenese ekonomia ishte rritur u be e domosdoshme permisimi i kushtes se jeteses per kete familje te madhe. Keshtu ato moren vendim ndertimin e nje kulle te madhe. Ndertimi i kulles u be me gure te gdhendur te cilen e ndertuan 12 ustallare te cilet e ndertuan per 12 muaj. Kulla i perket vitit 1860. Kjo ishte kulla e vetme e ndertuar ne kete forme. Fisi i Laçit ne krahin e me gjere eshte i njohur si sinonim i bujarise dhe i mikpritjes se rralle. Sofra e Laçit thuhet se njihet deri ne Stamboll. Burrat e dheut qe ishin mysafir te vazhdueshem e te respektuar te saj kan percaktuar keshtu bujarin e Laçit “Dielli ne Gjurre Reç bije vetem per hater te Laçit.” Ne kete pikpamje sofra dhe oda e Laçit ishte simbol i bujarise shqiptare. (Te dhena te mundesuar per autorin Sali Ajazi nga Hysen Laçi)
Pershkrimi i mesiperm u be ne librin monografi per mesuesin Sadik Laçi i cili eshte prej fisit te Laçit. Sadik Laçi mbahet mend si mesues i dalluar qe la gjurme te medhe ne arsimin shqiptare. Sadik Laçi ndoqni studimet ne Firence te Italis. Kur kthehet ne vendlindjen e tij ai hap shkollen ne Gjurre Reç. Sadik Laçi lindin ne vitin 1915 dhe vdiq ne vitin 1976.

Pergatiti
Gezim KOPANI

_____
1. Hyrja eshte nga Gezim Kopani