Xhamia e Sulejman Pashes ose Xhamia e vjeter e Tiranes

Xhamia e Sulejman Pashes 1879

Historia e xhamise se Sulejman Pashe Mulleti ose sic njihet ndryshe Xhamia e vjeter e Tiranes

Xhamia e Sulejman Pashes (Xhamia e vjeter e Tiranes) thuhet se eshte ndertuar nga mesi i shekullit XVI (1)nga Sulejman Pasha i cili ishte njeri nga djemt e familjes Mulleti(2) Kohen kur eshte ngritur xhamia Tirane ende nuk eksiztonte si emer. Ne kete kohe ajo ishte e ndare ne zona te ndryshme çifligjesh apo agallaresh te cilet banonin ne fshatrat te ndryshme sic ishte fshati Mullet prej te ciles eshte edhe Sulejman Pashe Mulleti.(3) Tregohet se Sulejman Mulleti paska treguar zgjuarsi dhe urtesi e per kete arsye drejtuesit Osman vendosen te bashkepunojne me te derisa i dhan titullin Pasha. Sipas te dhenave tregohet se Sulejman Pasha ariti te bind Sulltanin per krijimin e nje qyteti te ri. Propozimi i Sulejmanit u aprovua nga Sulltani. Me tu kthyer nga Stambolli Sulejman Pasha urdheroj qe te hapet lajmi se: “Sulejman Pasha me miratim te Sulltani do ndertoj nje qytet te ri.” Pasi hapjes se lajmit Sulejman Pasha u beri te ditur parise per vendimet qe kishte marr. Vendimet ishin:

1.Ndertimi i nje xhamie
2.Ndertimi i nje hamami
3.Ndertimi i nje shtepie per imamin
4.Ndertimi i nje furre buke

Punimet filluan menjehere ku ndihme dhane te gjithe. Punimet vezhgoheshin nga Sulejman Pasha dhe ustallaret e zgjedhur per ndertimin e xhamise. Pas perfundimit te xhamise te ciles thuhet si i vendosi edhe shenimin e tij Sulejman Pasha filloj ndertimin e shtepise se imamit dhe furren e bukes. Me qellim popullimin e zones Sulejman Pasha urdheroj te shitet buka me cimim fare te lire ndersa per nevojtaret te jepej falas. Keshtu filloj popullimi i zones per rreth xhamise. Banoret u shtuan aq shume saqe fshatrat u vendosen pothuajse totalisht per rreth xhamise.

Pershkrimi i xhamise se Sulejman Pashes ose Xhamise se vjeter te Tiranes

Pasi perfundoj si godin xhamia e Sulejman Pashes me urdher te Pashes filloj edhe

Piktura e xhamise se Sulejman Pashes bere nga Edwart Lear viti 1848

zbukurimi i saj. Muret e xhamis u pikturuan po ashtu vepra arti u ben ne dyert , dritare si dhe tavanin e saj. Vijezimi i bukur i rreshqitjes se brushes nga ustallar gje e cila ishte domethenese e artit te asaj kohe. Aq bukur kishin punuar ustallaret saqe veprat e artit ne xhami ngjallin frymezim aq sa te impononte shikimin dhe mos largim nga xhamia. Arkitektura e Xhamise se Sulejman Pashes te jep pershtypje mahnitese qof kjo ne vendosjes se derrasave te tavanit, hekurave, kullonat, kubeja, muret e mafilit(5), minarja e skjalitur

Si u vendos emri Tirane ?

Xhamia e Sulejman Pashes

Mendimet jane te ndryshme por ai qe mendohet se eshte me i pershtatshmi eshte se: Diten kur Sulejman Pasha mori rrugen nga fshati Mullet per te ndertuar xhamin ne rruge paska taku nje plake e cila tirte. Sulejman Pasha e pyet se cfare po ben? Ajo iu pergjigje se po tirrane. Ne kete menyre Sulejman Pasha mori vendim ti vendos emrin Tirane vendit ku do ndertoj qytetin e ri. Versioni i dyte eshte se: Thuhet se Sulejman Pasha gjate qendrimit si Pasha ne Persi i pelqeu shume qyteti i Tehranit.Aq shume e donte ate saqe mendohet se Sulejman Pasha ka vdek ne Tehran por para vdekjes ai la amanet qe qytetit te ndertuar ne Shqiperi ti vendosej emri Tirane kjo per shkak te dashurise qe ai kishte me qytetin e Tehranit.(4)
Ne vitin 1840 xhamis se Sulejman Pashes iu be nje rikonstruksion dhe thuhet se parat per rikonstrukion ishin lene nga Abdurrahman Bej Toptani. Ne vitin 1848 pikori Edwart Lear pasi shikon madheshtin e xhamise se Sulejman Pashes e hedh ate ne pikture. Ne vitin 1967 xhamia e Sulejman Pashes u shkaterrua nga sistemi komunis. Xhamia e Sulejman Pashes ka qene tek vendi ku sohet njihet si Partizani i Panjohur.(6)

Pergatiti
Gezim KOPANI

_______
1.Thuhet se ndertimi i qytetit te ri i cili me vone do te quhet Tirane ka filluar ne vitin 1614.
2.Mullet eshte nje fshat ne zonen e Tiranes
3.Thuhet se Sulejman Pasha mori titullin Pasha per shkak te trimeris por edhe te sherbimit te tij si Pasha ne Tehran.
4.Thuhet se Sulejman Pasha u vra ne lufte dhe aty ka lene amanet qe varri i tij te jete ne Tirane. Mendohet se per shkak te veshtirsise se per transportin e trupit te tij deri ne Shqiperi mendohet se kan sjell ketu sende te tij (duke thuhet edhe cfare kan sjell) duke e varrosur perbri xhamise duke ndertuar aty tyrben e Sulejman Pashes.
5.Mafil eshte vend i ndar diku nga fundi i xhamis dhe eshte per muezinet apo ndihmesat e Imamit (hoxhes)
6.Publikim i meparshem ne blogun tim: https://gezim-kopani.blogspot.com/2019/03/xhamia-e-sulejman-pashes-tirane.html