Kush jane Haruti dhe Maruti

Ilustrim: "Haruti dhe Maruti nga Servet Ukashe, Tarihul fen VI: et tasvirul Farisi vet-Turki, Bejrut 1983, fq.213" Publikuar nga "Islam Ansiklopedisi" (8)

Allahu xh.sh. ne suren El Bekare thote: 

(e hodhen librin e Zotit) E ndoqen ate qe e thonin djajt  ne kohen e sundimit te Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafe, por djajt ishin te pafe, sepse u mesonin njerezve magjine. (ndoqen) Edhe cfare u zbriti ne Babil dy engjejve, Haruti dhe Maruti. E ata te dy nuk i mesonin askujt (magjin) para se t’i thonin: “Ne jemi vetem sprove, pra mos u ben i pafe!” E, mesonin (njerezit) prej atyre dyve ate magjin me ate ndanin burrin prej gruas se vet, por pa lejen e Allahut me ate askujt nuk mund ti benin dem dhe ashtu mesonin cfare u sillte dem e nuk u sillt dobi atyre. E ata (jehudite) e kane ditur se ai qe (hodhi librin besimin ne Allahun) e zgjodhi ate (magjin), ai ne boten tjeter nuk ka ndonje te drejte (ne meshiren e Zotit). Po ta dinin, ata se per cfare e shiten vetveten, ajo eshte shume e keqe.
                                               (El Bekare; 102)
Haruti dhe Maruti jane dy melek te Allahut xh.sh qe zbriten ne toke ku jetonte profeti Sulejman a.s. Meqenese shejtani nuk arriti ti devijoj njerezit per shkak te sundimit te drejte te Suljemanit a.s. , sundim qe vinte si pasoj e adhurimit ne Allahut xh.sh. , shejtani vendosi qe te mashtroj disa persona me ndikim duke ua mesuar magjin e nepermjet tyre te mashtronin masen e gjere.
Ngjarja ka ndodhur ne qytetin Babil (Babiloni) te Irakut ku njrezit filluan ti quanin magjistaret profet, duke dal keshtu kunder Sulejmanit a.s.. Madje lan dhe rrugen e Allahut dhe besimit ne librat e tij (Teurati i ardhur Musase a.s.). Ata filluan te besojne magjin per te cilen thonin se Sulejmani a.s. e praktikoi dhe sundoi me te.
Kjo ishte shpifje kunder te derguarit te Allahut, Sulejmanit a.s.
Aq shume besonin ne magji saqe filluan te shkruanin libra me mesimet e magjise.
Me qellim eleminimin e magjise Sulejmani a.s. urdheroi grumbullimin e gjithe librave qe flisnin mbi magjin duke i vendosur ata ne nje kuti te cilen e gruposi poshte frontit te tij.
Qe njerezit te dinin te verteten dy melek te cilet ishin shume te devotshem, zbriten nga qelli ne toke me lejen e Allahut, pikerisht ne Babiloni (Babil).
Ne kete qytet ishte perhapur aq shume magjia saqe kishte nga ato njerez qe nuk dilin nga frika e magjis nga shtepia.
Aq u zhvillua dija e disa magjistareve saqe filluan te bashkepunojne me shejtan e xhind te cilet ngjiteshin ne qiell per te degjuar bisedat e melekeve se cfare do te ndodhte ne toke, si p.sh mesonin per vdekjen e nje personi, apo aksidente, semundje etj, e pastaj u tregonin magjistareve te cilet me pas u thonin njerezve.
Nuk kaloj shume kohe me informacionet e verteta pasi shejtani kishte qellim tjeter, ate te mashtrimit dhe devijimin e njerezve nga rruga e drejte.
Me qellim futjen e njerezve ne rrugen e gabuar shejtanet dhe xhindet filluan te mashtrojne magjistaret duke u dhene informacione te pa verteta, por qe te mos humbisnin besimin tek magjia nder 100 informacione thonin 1 te vertet. Trillimet kishin aq marifet saqe ndanin ciftet, krijonin trazira ne familje, enderr qe trazonin gjumin etj.
Me qellim per te mos ju larguar rruges se Allahut si dhe per te dalluar pejgamberin prej magjistarit, Allahu xh.sh, i porositi ata te dy (Harutin dhe Marutin)(1) qe tua mesojne njerezve qe te dine se si eshte magjia pra ua mesonin ke te besonin dhe ke te mos besonin. Po ashtu Haruti dhe Maruti u thonin se: “Nese Allahu xh.sh. jep leje per nje gje ska magji qe mund tju bej gje dhe se magjia nuk ka asnje efekt prndaj nuk duhet besuar ne efektet e saj pasi ajo nuk eshte dicka ekzistenciale , ajo eshte vetem nje truk mashtrimi.“(2)
Sipas Ibn Abassit kemi se: “Haruti dhe Maruti me qellim per tju treguar te verteten se magjia eshte devijim dhe se ajo te dergon ne zjarr u mesonin njereve te miren dhe te keqen, pra besimin dhe mos besimin ose thene ndryshe; ku duhet te besonin dhe ku nuk duhet te besonin njerezit.”
Megjithate magjia ekziston madje edhe profetit Muhammed a.s. i kan bere magji te cilen e hodhen ne nje pus dhe Allahu xh.sh dergoj dy sure qe njeriu ti thote . Ato sure jane ; El Felek dhe En Nas.

Allahu xh.sh. thote:
Thuaj; I mbeshtetem Zotit te agimit. Prej demit te cdo krijese, qe Ai e krijoi. Dhe prej erresires se nates kur ngryset plotesisht. Dhe prej demit te atyre qe lidhin dhe fryejne nyja. Dhe prej demit te smirekeqit kur sipas smires vepron.” (El Felek 1-5)

Allahu xh.sh. thote:
Thuaj; Mbeshtetem (mbrohem) me Zotin e njerezve! Sunduesin e njerezve, Te adhuruarin e njerezve. Prej te keqes se cytesit qe fshihet. I cili ben cytje ne zemrat e njerezve. Qote ai (cytesi) nga xhinet o nga njerezit.” (En Nas; 1-6)
Pra sic shikohet ne suren Felek dhe Nas, Allahu xh,sh, na ka mesuar ti kerkojme mbrojtje prej sherrit te shejtani, xhindeve apo sherrit te njerezve qe veprojne si shejtani.

Thuhet se: “Naten Haruti dhe Maruti duke permendur me dhiker Allahun ngjiteshin ne qiell per te mesuar te vertetat te cilat u tregonin njerezve me qellim nxjerrjen ne pah mashtrimet e magjistareve.”
Banoret e Babilit mesuan se pervec magjistareve ndodheshin ne qytet edhe dy persona qe din te fshehten apo te sakten. Keshtu njerezit pasi mesonin dicka nga magjistaret shkonin tek Haruti dhe Maruti per te bere dallimet. Sic e permend edhe ajeti i sures Bekare Haruti dhe Maruti u mesonin njerezve se si qendronte e verteta.
Cdo here Haruti dhe Maruti u thonin se ne jemi sprove, prandaj ndiqni rrugen e Allahut e mos u mashtroni, mos besoni magjin pasi do denoheni me zjarr, po ashtu te rrini te qete se pa lejen e Allahut ska magji qe mund tju bej gje.

Shenim: Po ju paraqes kete te dhene ne lidhje me Harutin dhe Marutin, por duhet te kemi parasysh se vetem ajeti Kur’anor i mesiper na ka dhene informacion mbi detyren e tyre. Ndersa ngjarjet e tjera qe tregohen per Harutin dhe Marutin nuk ka trasmetime qe plotesojne kushtet qe te jene te besueshem. Megjite, po ju paraqes kete te informacion:

Shkaku i denimit te Harutit dhe Marutit

Per sa kohe qe Haruti dhe Maruti ishin ne rrugen e drejte cdo gje ishte ne vendin e vet, derisa ne nje rast tregohet se Haruti dhe Maruti duke bere udhetimin e tyre shikojne nje grua te bukur.(3) Haruti dhe Maruti ran ne dashuri me kete grua. Gruaja ne kembim pasi mesoj se kush ishin,  kerkoj nga ata qe ti mesonin diturin e madhe dhe me pas do te bente cfare te deshironin. Thuhet se shejtani arriti te mashtroje Harutin dhe Marutin ndersa gruaja pasi mori dijen depertoj qiellin e kesaj bote. Per shkak te ketij gjynahu Allahu xh.sh. vendosi te denoj Harutin dhe Marutin.(4)

Pendimi i Harutit dhe Marutit

Ata filluan ti kerkojne falje Allahut xh.sh. dhe kete e bene per nje kohe te gjate derisa sa Allahu xh.sh. i fali me kusht qe te vuanin per gjynahin e bere, ose ne kete bote ose ne boten tjeter. Haruti dhe Maruti duke e ditur se bota tjeter nuk ka fund, pranuan qe te denohen ne kete bote.(5) (Sqarim, ky shpjegim nuk eshte pranuar nga dijetaret islam me argumentin se meleket e Allahut nuk jane si njerezit. Pra qe kan ra preh e joshjes e per me teper te veprimeve te tjera.)

Pas vdekjes se Sulejmanit a.s.(6) dolen zera per kthim tek dija e fshehte, pra tek magjia. Tregohet se djalli i formesuar si njeri u thote disa drejtuesve me ndikim: “Deshironi te keni nje pasuri qe kurr nuk do perfundoj?” Ata thane: Po. Ai u tha; Ajo pasuri ndodhet poshte frontit te Sulejmanit, shkoni atje.”Kur njerezit germuan nen frotin e Sulejmanit gjeten kutin po jo thesarin e per kete te zemeruar kthehen per ti kerkuar llogari njeriut qe ne fakt ishte shejtani i cili u tha: “Me kete Sulejmani ka sunduar shejtanet, xhindet, shpendet etj.” dhe pastaj u zhduk.
Pas kesaj ata hapen lajmin se Sulejmani ka qene magjistar dhe se ka qene magjia ajo e cila i ka dhene pushtet mbretit Sulejman(7). Kete njerez me qellim kthimin e  pushtetit ne duart e tyre shpallen ajo qe njihet si 40 ditet e magjis se madh dhe 40 dite e magjise se zeze.

Pergatiti
Gezim KOPANI

_________
1. Ka mendime te cilat thone qe Haruti dhe Maruti jane njerez. Ndersa disa te tjere thone se ato ishin xhind, por Allahu ne Kur’an i permend qart si Melek. Tek besimet e tjera keto dy melek quhen “Marduk Tiamat” e ka qe i quajne “Dragoj” etj.
2. Ka mendime: “Thone se edhe sot ka sekte apo bashkesi sekrete qe bej veprime (magji, iluzione) njesoj si ato qe jane bere me pare.” Ka nga ato qe thone se keto sekte jane aq te devijuar nga rruga e drejte pra jane aq shejtan saqe shejtanet dhe xhindet u mesojne rrugen dhe menyren e magjis duke marr mesim tek nje shpell ku thuhet se jane te denuar me koke poshte Haruti dhe Maruti te cilet nuk shikohet apo nuk flasin, por sipas tyre dikush i ka shikuar dhe se mjafton prezenca e mjeshtrit te madh per te marr energjin e shpelles qe magjia te funksionon me qellim sundimin e botes.(mendim jo i pranuar)
3. Thuhet se ajo grua quhej “Zyhre“, e disa thone “Veni“, apo “Venera” (mendim jo i pranuar)
4. Ka nga ato qe thone se shenja ku ka kaluar ne qiell kjo grua eshte Venusi, e disa thone Aferdita.(mendim jo i pranuar)
5. Ka qe thone: “Shpella ku jane te denuar Haruti dhe Maruti ndodhet ne Siri dhe se ato jane te lidhur dhe me koke poshte.” Mendimi tjeter eshte: “Haruti dhe Maruti u denuan tek nje burim uji ne Babil
6. Populli i Sulejmanit a.s. njihte sekretarin apo shkruesin e Sulejmanit a.s. i cili quhej Asif. (Ka qe thone qe ai e ka ditur lutjen e madhe apo emrin e madh te Allahut xh.sh) Asifi shkrunte cdo gje te cilen e urdheronte Sulejmani a.s. dhe me pas i vendoste ne arken poshte frontit te Sulejmanit. Kur vdiq Sulejmani a.s. shejtanet duke ditur ndikimin dhe shkrimet e Asifit nxjerrin dokumentet duke shkruar mes vijave magjit e pastaj kane thene: “Kjo eshte ajo me te cilen ka sundu Sulejmani.” Ata qe nuk kishin besimin e fort ran ne kete shpifje dhe trillim , madje filluan duke thene fjale negative, ndersa besimtaret dhe dijetaret e drejte u distancuan.  Jehudit filluan te shpifin derisa erdh Profeti Muhammed a.s. ku Allahu xh,sh. zbriti ajetin 102 te sures el Bekare.
7. Jehudit asnjehere nuk e besuan Sulejmanin si Pejgamber por vetem si mbret.
8. Burimi i fotos ilustruese eshte marr nga: /www.islamansiklopedisi.org.tr/harut-ve-marut/