Urime muajin e bekuar te Ramazanit !

Gezim Kopani

URIMI IM ME RASTIN E MUAJIT RAMAZAN 2020

Bismilahir Rahmanir Rahim 
Në emer të Allahut, Mëshiruesit , Mëshirëbërësit!

Të ndëruar besimtarë mysliman të rrethit të Pukes, Es selamu Alejkum ! 
Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi ju!

Me lejen e Allahut xh.sh, neser 24 prill 2020 fillon muaji i bekuar i ramazanit. Muaji qe sjell shpresë dhe gëzim për mbarë njerëzimin. Muaji ramazan është muaji i mëshirës, bujarisë dhe i faljes. 
Profeti Muhammed a.s. thotë: “Fillimi i muajit ramazan është mëshirë, mesi është falje, fundi shpëtim nga zjarri i xhehenemit.”

Të nderuar besimtarë!

Per shkak të pandemis, ky ramazan do jetë ndryshe nga vitet e tjera, por duke pasur parasysh fjalen e Allahut xh.sh. që thotë; “Asnjë herë mos e humbeni shpresen tek Allahu.” (Ez Zumer 53) “Vërtet ata që bëjnë vepra të mira, (largohen nga e keqja), Allahu u premtoi faljen e gjynaheve, si dhe shperblim për ta.” (El Maide;09) 
Në mbyllje, uroj gjithë myslimanët agjërim të begatë, të lehtë e të pranuar tek Allahu xh.sh. !
Gëzim KOPANI