Vlera e dhjete diteve te fundit te ramazanit

Vlera e dhjete diteve te fundit te ramazanit 

I gjithe muaji ramazan ka vleren e tij por dhjete ditet e fundit te muajit ramazan kan vlere shume me te madhe. Dhjete ditet e fundit te ramazanit fillojne me diten e 21-te te muajit ramazan.

Aishja r.a ka thene: “Muhammedi a.s. e ka pasur tradite te tij ne shtimin e ibadetit ne dhjete ditet e fundit te ramzanit.” (Muslim)

Ne nje hadith tjeter kemi: “Kur vinin dhjete ditet e fundit te ramzanit, ai (Muhamedi) qendronte zgjuar (duke kryer ibadet), zgjonte nga gjumi familjen dhe benin ibadet (shterngonte rripin, pra pergatitej per ibadet te gjate).” (Buhari,Muslim)

Taberani transmeton se Aliu r.a. se: “Muhammedi a.s.. zgjonte familjen e tij ne dhjete diet e fundit te ramazanit, madje zgjonte edhe te vegjlit e te rriturit qe ishin ne gjendje te faleshin.” Edhe sahabet i kan kushtuar vemendje te madhe dhejte diteve te fundit te ramazanit.  Tregojne se “Omeri r.a falej shume naten. Me pas zgjonte familjen per te fal namazn  dhe u thoshte kete ajet Kur’anor: “Urdhero famolje tende te fale namaz dhe ti vete zbatoje ate.” (Imam Malik tek Muvatta)

Dhjete ditet e fundit te ramazanit marrin vlere edhe per shkak se: “Ne dhjete ditet e fundit te ramazanit bie nata e bekuar e Kadrit.”

Ne nje hadith te transmetuar nga Ebi Xhafer Muhamed bin Alu kemi se: “Ate te cilin ramazani e gjen shendosh e muslimna, dhe agjeron ramazanin dhe kryen ibadet ne nje pjese te nates , ruan shikimet e tij, nderin, gjuhen , doren dhe kujdeset ne faljen e namazit me xhemat, te xhuman shkon heret ne xhami. Ky e ka agjeruar ramazanin dhe e ka plotesuar shperblimin. Ky ka qelluar naten e Kadrit dhe ka fituar shperblimin e Allahut xh.sh.” (Ebi Ed Dunja)
Sic e dime ne dhjete ditet e fundit te ramazanit behet itikaf ne ato xhami te cilat krijone kushtet per itikaf. Me itikaf kuptojme mbulje (izolim) me qellim kryerjen e ibadeteve ne xhami.
Ne lidhje me itikafin Abdullah ibni Omer r.a. thote: “Pejgamberi hynte ne itikaf ne dhjete ditet e fundit te ramazanit.“(1)

Sic e permendem edhe me siper , ne dhjete ditet e fundit te ramazanit bie nata e bekuar e Kadrit. Me qenese kjo teme eshte shtjelluar ju ftojme te klikoni ketu per te mesuar me shume mbi naten e bekuar te Kadrit: http://gezimkopani.com/2019/05/30/nata-e-kadrit/ 
si dhe: http://gezimkopani.com/2019/05/31/ne-naten-e-kadrit-muhammedi-a-s-takohet-me-melekun-xhebrail/

Pergatiti
Gezim KOPANI

________
1.Itikafet jane disa lloje: 1.Vazhib (eshte per ate qe eshte zotuar per kryerjen e itikafit), 2.Sunnet (dhjet ditet e fundit te ramazanit) dhe 3.Mustehab (eshte rasti kur nje person deshiron vete te bej itikaf). Itikafi nder te tjera ka keto kushte: Te qenurit mysliman, te jete i shendoshe mentalisht, te jete i rritur, te respektoj izolimin  (pra te qendroj ne xhami ne te cilen duhet te kryej ibadetet rregullisht), te jete i paster (mutekif) pra nuk mund te jete xhunub. Nese behet xhunub gjate itikafit duhet te pastrohet sa me shpejt e pastaj vazhdon itikafin.