Brahim Kadri Aliaj (1916-1996)

Brahim Kadri Aliaj (1916-1996)

Brahim Kadri Aliaj ka lindur ne vitin 1916 ne fshatin Iballe te Pukes. Ai rrjedh nga fisi i njohur Thaçi.  Brahimi eshte djali i Kadrias, Kadria i Metit, Meti i Alis (1), Alia i Hasanit , Hasani (2) i Gutit. (3) Per shkak te zgjuarsis dhe urtesis Brahimi gezonte respekt ne fshatin Iballe. Ai shquhej per mikritjen dhe bujarin e tij.
Brahimi u martua me Sosen e cila eshte prej shtepise se Hoxhes ne Dushez.(4) Nga kjo martese ato paten 6 femije. Ne moshen 80 vjeçare , pikerisht ne vitin 1996 Brahim Kadria i dorzon shpirtin Allahut xh.sh. duke lene pas nje familje te nderuar ne fshatin Iballe.

Pergatiti
Gezim KOPANI
_________
1. Ali Hasan Aliaj ka qene shtepi e madhe. Ne kohen e tij ka pasur shum burra dhe deri 72 gra.
2. Sipas pasardheseve te tij ne kohen e Perandorise Osmane Hasan Guti ka qen ushtar. Tregohet se Hasan Guti ka qene shum trim aq sa i shiti nje pjese te tokese Sulejman Ages (ne ate kohet thuhet se Sulejmani ishte Toger) me qellim blerjen e nje arme e cila te ishte personale e tij. Per kohen pasja e nje arme ishte dicka shum e madhe.
3. Adem Aliaj tregon se: “Guti ka pas vellezer: Buçë Gjeçi , Geg Gjeçi, Prend Gjeçi dhe Dod Gjeçi ” 
I pari (Buça) u vendos ne Iballe, Preçi u vendos ne Bugjon ndersa Gega u vends ne Arst Miliska, ndersa Doda u vendos ne fshatin Dushman perball me fshatin Zvin” Buça u ba musliman (Ka qe thone se erdh i banun musliman.) dhe dy vellezerit e tjere ne respekt te besimit islam te vellaut te tyre i thane: “Nuk do konsumojme mishin e derrir.” Per tju kthyer respektin Buça u tha: “Do festoj festen e Shenkollit (5 dhjetor, dhe 8 maj) duke dezur nje qiri.”
4. Behet fjale per Hoxhe Bishen i cili eshte prej fshatit Dushaj te Eper ne Tropoje. Ky hoxhe e ka pasur emrin Ibish nga ku i thoni Bisha.