Fiset e fshatit Iballe

Iballe, Puke

Sipas kujteses popullore te fshatit Iballe por edhe sipas historianeve thuhet se ne vendin e quajtur Iballe erdhen 4 vellezer te quajtur: Buçë Gjeçi , Geg Gjeçi, Prend Gjeçi dhe Dod Gjeçi (Ky u vendos ne fshatin Dushman perball me fshatin Zvin). Ne Iballe ata gjeten “Zotnin” fis i Kabashit.

Fshati Iballe, Puke Foto e vitit 2020

Fshati Iballe eshte fshat  i lashte i cili daton para Krishtit. Ka qe thone se eshte vendban Pirus madje ata kan pasur edhe kalan e tyre.
Ne fshatin Iballe ka dy besime; Katolik dhe Mysliman. Katoliket jane ne tre fise: Thaç(1), Toplan dhe Gojan ndersa Myslimane ndahen ne: Thaç dhe Zotni.

Pergatiti
Gezim KOPANI
_______
1. “Sipas prof. Xhemal Meçi fisi Thaci lidhet me katragjyshin e hershem Murr Dedin i cili i perket fillimit te shek. XI, para 33 brezash (33×30 vjet=990 vjet me pare) Murr Dedi paska jetuar me fisin e vet diku afer Dedit  Adriatik brenda Principates se Arberit . Per nje jetes me te sigurt Murr Dedi u vendos ne Fushe Mahmurr Dedit (Mamurras)  ne udhen drejt Veriut ngulen ne Bushat te Shkodres , ku djali i porsalindur aty ju vendos emri Bushat, prej tij , rreth vitit 1350 paska lindur Biter Bushati i cili me fisin e vet mori udhet e Tuzit. Trysnia sllavo malazeze e detyroj te futej ne thellesi te maleve drejt lindjes. Kaluan neper PultShllakDri (Skvine), Berishe Vendi (ku mbeti toponimi Fushe Thaç). Prej aty ne Kryezi dhe zbriten ne Iballe. Ne Pnish te Iballes nguli Gjeç Gjoni Thaçi, brez i 13-te. Prites gjeten Zotnin e Iballes, (Fis Kabashi, siç thote tradita). Nga perendimi-verilindje baninin fisi i Berishes.  Me Thaç mbahet Domgjoni, Bisakë (Mirdite), por qe thone se i perkasin Thaçit te Kosoves. Ndersa Gjoni, Thaçit te Bushatit. Thaçi ne Kosove ka shtrirje te mjafte, i cili mbahet i nje fisi. Me Thaçin e Pukes thone se e lidh emri, por nuk mbahet mend te jene te dalun prej ketu. Megjithate Haradinjat thone se kan dale prej Iballje, po keshtu thoshte edhe Male Bajram Sokoli i Buçajve te Iballes.” (Prof. Xhemal Meçi , “Kanuni i Leke Dukagjinit” fq.228-229). Disa thone se eshte 2000 vjecar. Disa thone se ato rrjedhin nga Dardania
2. Fotografi e dyte eshte bere nga Gezim Kopani