Nga mot gezuar festen e Kurban Bajramit !

Gezim Kopani

Bismilahir Rahmanir Rahim
(Ne emrin e Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit!)

Te nderuar besimtar!

Neser 31 korrik 2020 eshte festa e Kurban Bajramit. Kjo feste madheshtore udhezon ne kryerjen e adhurimeve ndaj Krijuesit te Gjithesise, Allahut xh.sh. i Cili na dha jeten, familjen, furnizime e çdo te mire. Eshte Allahu xh.sh i Cili na ruan nga fatkeqsit dhe na sheron nga semundjet.

Prandaj me besimin ne Allahun , ne do kalojme çdo sporve. Me besim ne Allahun mundim te keqen. Besimi ne Allahun ben qe ne te duam dhe te respektojme njeri-tjeterin.

Jeta eshte e shkurter, prandaj te kujdesemi per te dhe sa te mundemi te ndihmojme njeri-tjerin.

Nen atmosferen e festes uroj te gjithe besimtaret mysliman te rrethit Puke, pukjanet ne emigrim dhe gjithe qytetaret per shendet , mbaresi dhe natyrisht nga mot gezuar festen e madhe te Kurban Bajramit!

Allahu ju ruajt!