Kanaci , Veshja tradicionale e Kabashit

Kanaci i Kabasit,Puke

Nder veshjet me te vjetra te zones se verit te Shqiperise eshte “Kanaci” i Kabashit – Puke. Kanaci vishet nga grat e Kabashit. Ne vetvete kanaci tregon bukurin e zones si dhe aftesin e grave te Kabashit ne punet e gjendistaris duke e quajt ate fare mir “Arti i grave te Kabashit” Sipas historianit Prof. Xhemal Meçi fjala “kanac” vjen prej fjales “kanë“(1), e cila vinte per shkak te ngjyrtes se kuqe qe lyhej kanaci dhe ngjyrimi me te kuqe ne Puke e quajne “kanë”. Po ashtu pergatitja e nuses ne Puke quhet kanagjegj.(2)
Sipas tradites dallohet dy lloj kanacesh: 1. Kanaci i Plote dhe gjysem kanaci. Kanaci i plote eshte njohur ndryshe si “kanac rrotull” ose Kanaci i Gjane. Kanaci i gjane vishej siper kemishes dhe ne pjesen e sipermeve i shtohej nje gjalme leshi qe sherbente per ta shtrenguar per mesi. Te dy anet e kanacit ishin te paqepura vec hidheshin mbi njera tjetren. Ne fund te kanacit vendosej nje dantelle e thjeshte. Ne fillim kanaci i plote apo kanaci i gjane ishte me ngjyre te kuqe dhe pa zbukurime. Rreth viteve 20-te ai pershkohej tejpertej me fije teli, te cilat formonin rombe te ndritshme. Per ti dhene shkeqlim kanacit, here heres i vendoseshin xixa me rruaza shumegjyreshe. Gjithe ky sfond mbyllej me nje shirit te punuar me grep , me fije mendafshi e ngjyre te bardhe.(3)
2. “Gjysme Kanaci eshte veshur deri ne shek. XIX ndersa me pas u zhvillua duke mbuluar gjithe pjesen e poshtme te trupit.”
Kanaci vishet vetem nga grat myslimane dhe ato i kushtonin rendesi te madhe sidomos ne raste dasmash, fejese, me rastin e festave te Fiter Bajramit dhe te Kurban Bajramit. Nderkohe qe grat e besimit katolik kishin veshjen e quajtur “Kotull“. (4) Edhe grat e besimit katolik sikurse grat e besimit mysliman , kotullen e vishnin vecanarisht per dasma por dhe ne rastet e festave.
Si behet kanaci?
Per te bere kanacin perdoren dy flete pelhure te leshte te ndeura ne vegje me kater lisa , me gjatesi 3 m, dhe gjersi 30 com, te cilat qepen me dore me njera tjeteren. Nder punet me te veshtira ne berjen e kanacit eshte perkatitja e palave. Per te ralizuar ate ne cdo 2 cm perlhure kthehej nje pale dhe pershkohej me penj nga kreu deri ne fund. Pasi perfundonte kjo, pelhura e mbledhur nga qepja vendosej ne nje en te rrafshet me uje te valuar, ku qendronte per disa ore rresht. Keshtu kryhej edhe palosja, me pas ngjyrosja me bote te kuqe ose kafe dhe lihej per nje kphe te gjate te thahet ne hije. Me pas i qendisin fijet dhe ishte i gatshem per perdorim.
Sipas prof. Xhemal Meçit kemi: “Kanaci eshte nje peshtjellak i pergatitur ne vegje, i ngjeshur me pas duke formuar pale qe nuk i prishen kurre. Kanaci ngjyhej i kuq (te kuqen ne Puke e quajne kane), prandaj ka marre emrin Kanac.”(5)
Veshja e Kanacati eshte veshje tradicionale e fisit te Kabashit, Puke. (6)

Shenim: Materiali eshte ne punim….
                                                                                                                                         Pergatiti
Gezim KOPANI
_______
1. Kanë, eshte fjale turke . Me kane kuptohet dita e zbukurimit te nuses.
2. Shpjegim i Gezim Kopanit
3. Nazife Sh. Ramadani “Dasma Pukajne”, viti 2016
4. Shpjegim i Gezim Kopanit
5. Prof. Xhemal Meçi , “Puka qe ne lasteshi-2” Tirane, 2008 fq.24)
6. Shpjegim i Gezim Kopanit
Gezim Kopani me vajzen e tij e veshur me veshje
tradicionale te Kabashit-Puke. Fotografi e vitit 2018