Fisi i Kabashit

Xhamia e fshatit Kabash-Puke. Foto e viti 1940
Nga: Gezim Kopani 
 
Fisi i Kabashit – Puke (1) ndodhet ne Shqiperin Veriore pikerisht ne rrethin e Pukes. Fisi shtrihet ne veri te qytetit te PukesFisi i Kabashit eshte fis i pare i shtat bajrakeve(2) te Pukes. Ai kufizohet me fiset: PukeQerretDushmanBerish, IballeThaçSpaç,
Vendbanimet kryesore jane: KabashPukeQelezQerretMeçeUkthBushatDedajMicoj dhe Kryezi. Sipas kujteses popullore fshati Kabash eshte vendbanim i hershem. Po ashtu ai permendet nga defteret Osmane te vitit 1571 , nga hatografet (Françesko Marin Koronelli) e vendeikut me 1688 etj.
Ne fillim zonat e rrethit te Pukes i perkisnin besimit pagan per te ardhur me pas tek besimi i krishter dhe me pas tek besimi musliman.

Fisi i Kabashit eshte i pari fis i Shqiperise se veriut i cili u konvertua ne fene muslimane. Sic e permenda dhe mesiper besimi pagan ne zonat e Pukes (Dukagjin) ishte shum i fort. Pershembull ende vazhdon te permenden “oret” madje ka dhe shprehje: “Filanit i ka dek ora” me te cilen kuptojme qe “ora” (e cila eshte dicka e madhe apo e bekume) e ka lan dhe si rezultat filani nuk mund te ec perpara (nuk ka per te pas; jet te mire, apo nuk eshte kushi). Po ashtu kemi zonen e Dardhes te cilet me pare kur hapnin deren e shtepis thonin: “Nimo Zot e Ora e Kabashit.” , hasen dhe shprehje si: “Ora e shtepis” etj.
Besimi i Krishter ne Kabash erdh pas atij pagan. Krishterizmi i kushtoj rendesi fshatit Kabash aq sa ndertuan kishen me emrin e Shen Gjon Pagzuesit (3) rrenojat e te ciles vijojne te jene dhe sot. Po ashtu thuhet se diku tek vendi i quajrut Gryke Kabash ka qene nje Abat Benidiktin i cili mendohet se eshte ndertuar rreth shekullit te 14-te.
Diku rreth viti 1500-1523 fshati Kabash njihet me besimin mysliman kjo e ndiktuar dhe nga rruga e Karvaneve e cila lidhte Sanxhakun e Shkoderes (i krijuar ne vitin 1458) me PejenGjakovenPrizrenin etj. Me ardhjen e besimit musliman u ndertua xhamia e fshatit Kabash pikerisht tek vendi i quajtur “Lam Lushaj“. Sipas kujteses popullore thuhet se xhamia e fshatit Kabash eshte ndertuar rreth vitit 1600. Ndersa disa te tjere thone se xhamia e Kabashit eshte ndertuar me vone dhe disa te tjere thone se eshte ndertuar me heret.
Sa i perket muslimaneve i pari nder kater vellaznit e Kabashit qe pranoj fene islame ishte vellau i vogel Hadri. Pas vdekjes se Hadrit behet musliman Qafa (Qaf Alia). Per shkak se Koka vrau mbi Uren e Vizirit vellan e vogel (se ishte bere musliman), per kete Kuvendi i Kabashit i heq Kokes parin (drejtimin) e vendit duke ia lene Qafes. Gjate kohes se Qafes besimi musliman u rrit aq sa fisi i Kabashit behet i pari fis i veriut qe behet musliman.
Sa i takon regjistrimeve te popullsin flitet se fshati Kabash ka qene nje nder qendrat me te banuara te veriut. Sipas regjistrimit te vitit 1591 ne Nahijen e Pukes ka pasur 23 fshatra te cilat kishin 355 zjarre (shtepi), 11 familje i perkisnin besimit musliman. Prej ketyre 3 ishin ne Qerretin e Eper2 ne Qerretin e Poshtem dhe ne Koman dhe 2 ne Shenkolle (Delmacve) , 1 ne Shinpal (Kabash), ne Rrape dhe dy familje me nga nje beqar.
Sipas nje te dhene tjeter kemi se: Ne Kabasht me 1637 kishte tre familje agallaresh, gjithsesj nga 24 familje. Nga keto 12 i perkisnin besimit musliman. Ne fillim te shekullit te XVII besimi musliman kishte ecur shume me shpejte se ne fund te shekullit te XVI. Kryesorja ne dokumentat osemane, si edhe te relatoreve te shek. XVII eshte fakti se familjet qe hynin ne besimin e ri musliman nuk ishin te detyruar te pranonin te pranonin islamin por se kete e benin me deshiren e tyre. Pra nuk del gjekundi perdorimi i dhunes. Kjo duket sidomos ne ato familje ku bashkejetonin te krishtere e musliman pa asnje problem. Ne lidhje me keteFrang Bardhi shkruan: “Agai (Dizdari i keshtjelles se Dukagjinit) ka tre vllazen te krishter te martuem me nje turk, qe asht bame ma vone. Gruja e ages asht nje e krishten e urte, dhe e mire.”
Besimi islam ne Kabash behet dominues aq sa Durham shkruan: “Kabashi musliman.”, ndersa Nopça shkruan: “Kabashi ka qene i pari fis i Shqiperise se Veriut qe kaloi ne Muhamedanizem.”
Perhapja e besimit musliman ne Puke por dhe ne fshatin Kabash etj e faktojne dhe varrezat muslimane te cilat jane mbi 300 vjecare. Keshtu kemi varrezat muslimane te; KabashitGryke HadrojRrypë, KryeziFlet etj.
Te dhana statistikore dhe jo vetem mbi fshatin Kabash
Kabashi ndahet ne dy bajraqe Puke dhe KabashBajraku i Pukes ne vitin  1900 ka pasur 700 musliman dhe 910 te besimit katolik. Kabashi ne vitin 1900 kishte 940 banore te ndara  50 % musliman po aq te besimit katolik.(4)
Ne regjistrimet e bere nga Austro Hungaria ne vitin 1918 del se Kabashi ka pasur 223 shtepi dhe gjithsej 1494 banore duke perfshir vendet si: KabashQelezBicajHadroj, RrapeRrypë dhe Micoj.
Sipas kujteses popullore Kabashasit jante te hershem shume. Ata jane te ardhur nga Kolonja e jugut te Shqiperise. Ndersa Robert Elsie shkruan: “Termi Kabash paraqitet si Gabasu , ose nje “fortezza di legno in monte” (fortesa e drunjte molore), me 1688, ne harten e hartografit venedikas, Françesko Maria Koronelli dhe si Kabasci , me 1689… Kabashi eshte nje nder fiset e rajonit te Pukes. Ishte bajrak, por jo fis ne kuptimin e ngushte te fjales fis, meqe nuk kishte nje stergjush te perbashket. Karl Shtajnmertci, i cili udhetoi neper kete rajon, ne gushtin e vitit 1903, e definoi Kabashin si fis me dy bajraqe: Puke dhe Qelez. Te tjere u referohen dy bajraqeve si ; Bajraku i Kabashit dhe Terthorea ne Puke. Kabashi ne te kaluaren, para se te konvertohej ne fene myslimane , ka qene fis katolik. Kisha kryesore katolike ne Kabash i ishte kushtuar Shen Gjon Pagezuesit, ndonese kishte edhe kiash te tjera qe iu ishin dedikuar Shen Nikolles, Shen Pjetrit, Shen Jeremise, Shen Elies dhe Shen Venerades.  Ajo qe eshte me rendesi eshte se atje kishte edhe nje Abat Benediktin e Shen Palit ne Gryke Kabashm ne julindje te Koder Qafaliajt, ne anen e djathte te lumit Gomina, qe mund te jete ndertuar ne shekullin e katerbedhjete…. Rreth vitit 1930 gjeografi italian Ermano Armao duke folur per Kabashin , ka permendur se ai perbehej nga nje popullate myslimane (dy te tretat) dhe katolike (nje e treta). Tradita e krishtere ne kete fis nuk ka vdekur teresisht meqe, ende, ne mesin e shumices musliman ka edhe shqiptare katolike. Sidoqofte , per Kabashin thuhet se eshte i pari fis i Shqiperise veriore i cili kaloi ne fene myslimane. Ky nderrim i fese u be ne shekullin e shtatembedhjete. Xhamia Kryesore e Kabashit daton nga mesi i shekullit te nentembedhjete….  Legjendat per fisin, stergjysherit dhe historia. Per Kabashet thuhet se kan merguar ne veri nga atdheu i tyre, Kolonja ne jugun e Shqiperise, por ka te ngjare qe te jete dhe rajoni i Janines , qe tani gjendet ne Greqine e Veriut apo dhe Kolonja ne Shqiperine juglindore, Fisi Kabashi mund te kete merguar ne fillim te viteve 1500. Baron Nopça mendon se paraqitja e tyre ne rajonin ne jug te Drinit ka ndodhur para vitit 1600, sepse me arritjen e tyre ne vendin e ri kishin gjetur fgiset e Dushmani dhe Qerreti. Mirepo , tradita na thote se atyre u eshte dhene ky rajon si shperblim per kalimin ne fene islame. Fisi Kabash tradicionalisht perbehej nga kater familje kryesore: Kokaj, Qafaliaj, Lushaj dhe Hadroj. Sipas nje tradite orale, keto familje thuhet se rrjedhin nga kater vellezer: Koke Leka, Qafe Leka, Lusha Leka dhe Hadro Leka te cilet u vendosen ne pjes te ndryshme te territorit te sotshem te Kabashit. Sipas nje legjende, vellai me i madh Koka, ishte terbuar kur kishte degjuar se vellai me i vogel Hadroja (Hadri), “ishte bere turk”, dmth kishte kaluar ne fese myslimane. I frikesuar shume nga mllefi i vellait, Hadroja sebashku me familjen e tij, kishte vendosur te iknin ne Kosove. Kaka i zuri ata, ndersa po kalonin Uren e Vezirit mbi Dri dhe vrau vellane e vete. Fisi i Kabashit reagoi ashper kunder kesaj vrasjeje dhe poziten e kreut te fisit ia dhane vellait te dyte, Qafa Lekes, familja e te ciliet po ashtu kishte kaluar ne fene islame. Ne nje dokument osmane te vitit 1571 permendet njefare Gjin Kabashi ne Rrape me 30 shtepi. Gjate periudhes se sundimit te dinastise se Bushatlinjeve ne Shkoder, nga fundi i shekullit te 18-te dhe fillim i shek.19-te, Kabashi kishte nderin qe te behej i treti prej 12-te fiseve te Lekes dhe te vinte pas Hotit dhe Oroshit. Dihet se nje grup i Kabasheve mergoi ne Prizren me 1736. Konsulli rus ne Prizren, Ivan Stepanoviq Jastrebov (1839-1894) raportonte se stergjysherit e tyre kishin ardhur nga Janina katerqind vjet me pare. Ne suazen e rajonit te Kabashit ishte edhe nje grip i quajrut Qeleza, afer ngulimit te tanishem me emer te njejte. Perfaqesuesi me i hershem i fisit te Qelezes, nese mund te konsiderohet si fis i vencate, ishte nje familje autoktotone e quajtur Pervoci, e cila jetonte afer kishes se famullise se Qelezes (kisha e Shen Palit), qe ka te ngjare te jete e fillimit te shekullit  15-te. Att ka viti 1450, kater barinj arriten nga Kçira dhe u nguliten ne Qelez. Nopça ka hartuar gjenealogjin e Qelzes, qe fillon me Markun dhe te birin Gjon Markun, qe mendohet se ka jetuar kah viti 1720.“(5)
Sipas autorit Prof. Xhemal Meçi kemi: “Fshati Kabash i Pukes ne dokumentet e regjistrave osmane del si fshat me vehte. Prof. K. Luka ne studimet “Topografike e shek. XV-XVII te viseve te Pukes” , jep permbledhtas te dhena te mjaftueshme per Kabashin bashke me burimet qe nga shek.XVI. Me 1529-1936 Kabashi ka 24 zjarre (familje). Ne regjistrimet e viteve 1571, 1591 numri i zjarreve jane 14 dhe 15, duke pasur nje pakesim te ndjeshem. Duket se ne kushtet e pasigurise e rezisteneces antiosmane pati nje emigrim masiv prej Kabashit te Puke me ne periferi te viseve te Pukes pertej krahines, ne vende me te sigurta. Gjergj Bardhi me 1622 e shenon Kabashin , Shenpal ne Dukagjin me 320 fryme. Viset e Pukes aso kohe ishin ne perberjen e treves se Dukagjinit Mesjetar. Frang Bardhi me 1637 jep rreth 32 shtepi me 230 fryme. Perseri ne gjysmen e pare te shek. XVII kemi nje dyfishim te shtepive. Ose kemi kthim te familjeve te larguara, ose ardhes te rinj prek krahinave per rreth, sic tregon tradita ne Kashnjet etj…
Varrezat e vjetra muslimane ne fshatin Kabash-Puke. Foto e vitit 1940
Lagjet e Kabsahit (Gryke-Kabashit) jane:
Ne perendim lagjia Breg qe banohet me ÇollakëLekeBarxhanLushe, e Hadroj. Dikur kan pas edhe Manush Gjerë, te larguar. Gjera fillonte kufi me Qelze, ne veri perendim te Qafe Rrgjanes, ne nje rrafsh pjellore e te ujitshem. Dikush thote se eshte anas, si dhe Manushi. Perberja e banoreve te kesaj lagjeje ka pasur ndryshime. Gjera qe kishte toke edhe preherit te Gjytetzë, ku deri me 1980 ka qene nje geshtenje shume e madhe me emrin e Gjers, “Kshteja e Gjers“. Po kishte edhe ne Lluke, ane veriore. Ne konflik me LLuket nga fillimi i shek.XX, u largua per ne Kosove.
Manushi thuhet se ishte i gjetur ne Kabash. Kishte gjithe lagjen Breg deri kufi me Gjeret jug perendim, kufi me Qelze deri ne Qafe Cine. Nga veri lindja ndiqte perroin e Vameçit. Te paret qe moren pjesen me te madhe te tokeve te Manushit jane Hadrojt (Osmanuket, Cubaket etj).
Nga fillimi i shek XIX ne Kabash ra “harsalleku” (duket se kolera) qe shkaktoi shume vdekje. Dhe Manushi pati mjaft te vdekur. Osmanuket (Hadrojsit) i shkun nen dritaret e kulles dhe i thirren ne se ishte kush i gjalle. Manushi, i zoti i shtepise , u lut ta ndihmon per varrosjen e kater te vdekurve, se te tjithe te tjeret ishin te semure, ne prag te vdekjes. Osmanuket dhe Cubaket per sherbimin me rrezik jete, i kerkuan token ne anen e djathte te GominesManushi pranoj. Keta moren te vdekurti dhe i varresne ne PodetPodet e Ulicave (Podet e Rrugeve), qe me pas jane quajtur Podet e Osmanuks. Aty ka pas shume geshtenja shekullore. Ne fund te Podeve , ne jug ishte nje guve, shpelle vertikale. e quajtur “Gropa e Kaurrit.” Shume e thelle dhe aty i hodhen kufomat dhe i mbuluan ne gryken e guves me dege geshtenjash. Me pas varrosen aty dhe dy Manush te tjere. Ne anen e majte Bregut te Gomines ne Kabash banohet prej LushajveBarxhajve dhe Hadrojve.
Kisha Shen Palit, Kabashit-Puke
Toponimet e lagjes Breg-Kabash jane : 
Brraka Brores,  perendim
Kroni i Brores
Koder Voz , perendim
Brraka Lejfiz, perendim
Brraka Helmit (ka marr kete emer per shkak te daljes se luleve te helmit)
Mrizi Rrenimit
Mulliri i Rrenimit (dal prej shpatit te rrenuar)
Toka e Skacit
Kroni Skacit
Koder kuqe
Koder Lejfiz
Mbaskuje, perendim
Kroni Djutit (sot Kroni i Lushaj)
Kodra mbi Krut (Braka e Madhe – Brraka e Djutit)
Brraka e Lemakuqit , (brrake Lamit )
Qaf Burg (rruga per tek shtepia e Sahit Hoxhes, Burgje)
Ara Mus (Ara Madhe, Brake Mus, Barxhan)
Hamalla e Met Beçs
Maja e Picrragit (Picragu eshte nje lloj hardhuce. Pisket e shurdhon njeriun.)
Podi Bals
Gryka Preçit
Qafa Rrgjans; Qafa Madhe, Qafa Vogel
Te pushimet , nen Qafe Rrgjan
Kroni Gjarpnit (ku pushonin me dushqe ne shpin.
Guri i Zi; Çumi, mal.
Brraka e Pjanes
Verrat e Sipes (kufi Lejthize)
Kodra Shlisht
Brraka Farks – Kroni i Brrakes Farks
M’Qafja Manushit (qafa qe merr per te Ura e Dermanit, Vameç)
Qafa Marka Nikes (tani e Rexhve; Gurani Manushit)
Lami Manushit ,
Mulliri i Manushit (edhe sot mulli, por se mulliri e malet i kan ble Çollaket. I ka shi i fundi i Manusheve Zef Ndue Manushi i cili ka dal ne Puke.)
Gropa e Kaurrit
Livadhi Gat (breg Gomin)
Mandat e Sevapit
Ara e Krutit
Shalzat
Brraka e Shalzave
Brraka e Qeses
Kllada Laçit
Ara e Myftarit
Via Pushtrise (vija e ujitjes prej Vameçit, mbi ure te Dermanit e te shtepia e B.Alise, pergjate krahut te djathte te Gomines.)
Lami (Lami – Izlam)
Kodra e Lamit
Ara Izlam (Azmanit) ,
Ara Uke Muse (Furrikaj, dale fare)
Rroskolliçi
Podi i Rroskolliçit
Guri i Shkypes
Braka e Qezmes
Guri i Çobave
Qafa Dushnit
Brraka e Dushnit
Nen Gurt e Çobajve
Mrizi i Kabashit, mbas Hijes Madhe kufi me Qelze.
Kodra e Barakut (ku Nemcja vuri flamurin e Asutro Hungrairsne vitin 1916).
Toponimet e lagjes Qender – Kabash
Shtrihet prej Ures se Dermanit deri ne Kokaj dhe prej Qytetz deri ne Vameç. Ne qender eshte Lam Lushaj me xhamin ne perendim, dhe kishen e Shen Gjonit ne lindje. Pervec perfitimit nga “Rreforma Agrare” nga I.H ble prej Z.LL. Ata paten ble prej Lushes Sadik Prishtines (hoxhe i ardhur nga Kosova. Tokat e tjera te lushajve i gezojne vete. Nga jugu Preçajt shtrihet toka e Q.I dhe B.Ll ndersa ne veri te Barxhaneit te Eper shtrihet Çollaket. Toponime te kesaj zone jane:
Kodra Gat
Kodra Krihe
Hordop
Ara Nen Duaj (Barxhan)
Brraka Fakrs
Qershia Babs e Mandi
Livadhi Zmajlit (Ismail Kopani, i cili pati tre djem; Hysni, Sadri dhe Isuf)
Hurdha e Gavixhit. (Hurdha e Gavixhit eshte nje hurdh e thelle e bere nga uji Vameçit ku lahen te rinj nga Kabashi, Puka etj.)
Mullini i Furrikut
Rrahi Pjeshk
Kroni i Pjeshks
Guri i Palushit
Prroni Ims
Qafa e Arshus
Gryka Arush (Dikur keto vende kan qene te mbuluar krejt me geshtenja)sot Keshtenja e madhe, geshtenje mbi 3 shekuj.
Kshtenja madhe
Vorri i Istikamit (Disa e lidhin me operacionin turk te itit 1912 kunder Halil Muses e Hasan Nezirit , ku mbeten ne “istikam” ne forme “vorri”.
Ara e Kurt Asanit
Mulliri i Islam Çollakut
Livadhi i Mullinit
Brraka e Belikit
Livadhi Mollit
Vija e Mollit
 
Ne Qafaliaj mbehen mend dy shtepi Kopaj. Dikur ishin familje patrikale. Nga keto kemi toponimet si:
Kopshti Canoshit
Shezat e Eper
Koder Qafalive
Gurra e Brahalise
Mandi i Gjurs
Mandi i Miftarit (kamer selman)
Trolli i Nezirit
Ara e Nezirit
Ara e Djopit
Ara e Kamer Selmanit
Kodra e Kuvendit (ku bente kuvend fisi i Kabashit, Qafalite)
Krye vogla (livadh)
Ara e Harbuzit
Skace (podine)
Ara Pegez (mbi pus)
Ara Flypçit (mbi mulli te Furrikajve)
Kodra Pylls, dikur pylle geshtenjash)
Pylla e madh
Pylla e kuqe
Pylla e Llukve
Kodra Mbasshteje
Brraka Mbasshteje
Kroni Mbasshteje (sa kalon gurin e Brahalis)
Kodra e Djarit
Kodra Mloja (Mloj ka kuptimin e endjes se penjve gjate procesit te “Mlojs” te penjeve per tu perdorur ne vegje – vek)
Vija e katundit (por dhe vija e Qafalive, e quajtur qafaliajt duke lene me kuptu se katundi i Qafalive, i Kabashit ishte mes Qafalive-Kamer Selmanve).
Bashkaria
Krepi i Bashkaris (ne Koder Pylls perbri Pyll Kuqes , vend i perbashket)
Ara e Bajramit
Livadhi Bajramit dhe Curri i Bajramit (i perkasin Furrikave, dal fare)
Ne Kloes eshte :
Kroni Baramit (ku ka pas t’bunin qe e trashegoi Kadri Kasemi). Mes dy shtepive ne Qafaliaj ishte nje vend per te cilin mendonin se krenet e kishin pasur nje burg per paraburgim te keqberesve.)
Prej Qafalije thon se ishte dhe Dem Musa a Idriz Kadirs te deres se kreut te fisit te Kabashit, te Mixhes Dem (Dem Musa), i perkrahur prej Bushatlive, te cilet e paskn respektuar. Per ndikimin qe kishte ne Shtat Bajraket e Pukes e paskan caktuar per tu kujdesur per “Uren e Vezirit” (ne kufirin Puke – Lume). Prej Qafalive jane edhe Lluketvojvoda i Kabashit. Mandej vin: Kopajt, GjurtBarxhajt me Cinet si dhe Baci Llukes. Baci para nje shekulli ishte ne Beçme dhe te toka qe me vone u be e Ise Llukve. Qafalit-Furrikajt eshte se te dy palet krenet e tyre i quanin Qafali. Si te tille hyne nje “mahall” Gjithashtu dhe t’bunat i kishin te ndara. Kopajt – Lluke i kishin t’bunat ne ShezëImë, dhe ne Pod ShullaniFurrikajt i kan pas ne Klos e me vone ne Rrape. Pra, edhe treguesit i t’bunave mbeshtet mendimin se Furrikajt jane me lidhje vendore me Qafalite.

Lagjia e Lushajve- Kabash 
Lushajt shtrihen ne rrafshin e qendres se fshatit deri kufi me Kishen e Shpalit. Perfundi pronave te tyre kalon tek “Rruga e Karvaneve“. Ne jug perendim pak toke te Lushajve, qe e bleu Hoxha dhe toka tjeter e Hajder Ukes. Kjo pjese toke ishte prone e ndonje familje fisnike, qe u be pron e Lushajve dhe e Hadrojsve. Lushajt shtrihen dhe ne lagjen Breg, si dhe ne BicajPukeLaçaj.
Por Lushaj ka dhe jasht Puke si ne  HasLumëDiberDurresKavaj etj. Vellezer te Lushajve jane dhe GazulloretPreçajtLaçajt (Puke)Lekt.
Dhe sot mes xhamise e shengjones (kishes)  i thone Lami – Lushaj, ku behej panairi dhe kuvendet e Shtat Bajrakeve te Pukes. Nga mesi i shek. XX ky Lam filloi te ngushtohej prej Lekeve dhe ndertimit te shkolles 8-vjecare. (6)

Disa thone se kater vellezerit e Kabashit kan ardhur ne Kabash te Pukes ne fillim te vitit 1500. Kujtesa popullore thote: “Kabashi u themelua nga kater vellezer te quajtur Koke LekaQaf LekaLush Leka dhe Hader Leka.” Ndersa disa te tjere thone: “Shpia e pare ne Kabash ka qene ajo Manushve” Megjithate sipas historianeve shkruhet se ; kater vellezerit kan ardhur nga Kolonja dhe u vendosen tek vendi qe sot quhet Kabash. Disa thone se; Kater vellezerit u  shperngulen nga Kolonja  rreth vitit 1450 dhe se arsyeja e shperguljes  nuk dihet saktesisht. Ka qe thone: “Per tju larguar vrasjeve qe ndodheshin ne jug” disa te tjere thone: “Per shkak te gjakmarjes” e disa thone: “Per shkak se u konvertuan ne musliman.”
Fisi i Kabashit i treti ne dymbedhjet fiset e Shqiperise se Veriut
Ne dymbedhjet fiset e Shqiperise se Veriut pas Hotit dhe Oroshit fisi i Kabashit  renditet ne vend te trete duke i dhene keshtu fisit te Kabashit nje vend nderi dhe respekti nder fise.
Si funksiononte Bajraku ?
Siç dihet ne Puke ka pasur disa Bajrak. Bajraket  kan funksionuar sipas nje rregulli . Per kete Prof. Xhemal Meçi ka shkruar mbi “Beslidhjen e shtate Bajrakeve“, “Sullet e Beslidhjes“.

Beslidhja e shtate Bajrakeve
 
“Beslidhja e Shtate Bajrakeve eshte e drejta e Kuvendit te Shtate Bajrakeve. Kuvendi i Shtate Bajrakeve me krene e bajraktare, pleq e sterpleq dhe pleqsite e katundeve me lajmetaret e djelmnine mbas tyre, bajne beslidhjen e Shtate Bajrakeve nder vedi, si dhe te Shtate Bajrakeve te Pukes me malet e dhenat e tjera kufijar.” (Ngase Kabash ishte fis i pare ,dhe kuvendi zhvillojeh ne Kabash)

Sullet e Beslidhjes

 
“Sullet e Beslidhjes se Shtate Bajrakeve jane:
1. Me ba bajtime gjaqesh ne mbare dhenat e Pukes.
2. Me vu bese per me ndalue gjakmarrjet e shpise me shpi per aq kohe sa e ka caktue Beslidhja mbrenda Shtate Bajrakeve, si dhe per rastet e Beslidhjes me dhenat e malit kufijare.
3. Me caktue detyrat per djelmnite e bajrakeve per me shkue ne lufte kunder armikut te vendit e me ndihmue Vezirin e Shkodres me mbrojte kufijte e vendit
4. Me i djege shpine e mi marr gjane gjobe kur then kush Beslidhjen.”
(Prof.Xhemal Meçi, “Kanuni i Lek Dukagjinit” fq.128-129)
Organizimi i fisit (7)
Organizimet behet duke pasur parasush organizimin e fisit, i katundit, i bajrakut, i dheut, i krahines mbare me pleq, krene, bajraktare dhe zotni. Rradha e bajraqev ka rendesi me vlera kanunore ne kuvend , lufte, ndeje etj. Sipas prof. Xhemal Meçi ka ndihmuar dy dokumenta: I pari i vitit 1880 dhe i dyti i vitit 1924 te cilet jane siper permendur.
Lidhja fqinjesore vendore, krahas lidhjeve fisnore, dalin me te ndricuara dhe me te shprehura, qe perbenin lidhjet baze te organizimit te fshatit dhe te bajrakut.

Marredheniet ekonomike

Marredheniet ekonomike jane nje arritje tjeter te cilat kane nje pasqyrim shume te gjere se varianti qe jep Shtjefen Gjeçovi. Pra, nga 36 nene qe ka ai variant, ne kete te Pukes arrijne ne 76 nene. Ne to perfshihen: udhet e shtigjet, bujtina e dugaja, ndamja e shtepise, shitblemja, dhenia e tokes me fitim e nderrim (tram), punetori hua me page dhe me borxh, demi dhe denimet etj.

Mbrapshtinat kunder jetes me vrasje, perdhunimet , gjakmarrjet, pajtimet e gjaqeve dhe masat kanunore te parandalimit te gjaqeve, zene nje vend te rendesishem, si shprehje e humanizmit dhe e unitetit te popullit per te jetuar populli ne paqe e harmoni.

Kisha dhe Xhamia

Kisha dhe Xhamia kan bashkejetuar ne shekuj ne Puke, pa i ra ndesh njera-tjetres. Kete realitet e fakton dukshem rapsodi, poeti i Kabashit, “artist i merituar”, Prendush Gega me 1903 ne vagjet si keto:
Ti n’Kabash ndojher je kan.
E ke pa ni xhami n’lam?!
Aty nget ni kish ish kane.
Dere per dere kish’ e xhami.
…”(8)
Komunitetin musliman e gjejme te shprehur ne nje mase te dukshme qe ne shek. XVII (I.Zampiti, Relacione II…, Tirane , 1965, fq.77-80

Sipas te dhenave te mbledhura mbi Panairin e Kabashit , historianet  flasin se ai ka qene i ndertuar mbi bazen e disa rregullave te cilat duhet ti rrespektonje te gjithe. Keto rregulla ishin:

1. E drejta per panair

Panairi behet vit per vit “Diten e Luleve” ne Lam Lushaj, Gryke Kabash. Ai eshte per mbare krahinen e Pukes. Ne panair ka te drejte me marr pjese kush te doje: plak e i ri, burr e grua, krene e vegjli, i vendit e i huaj, pukjane e mirditore, hoxhe e prift. Do me ardh ndokush prej venesh te tjera me shit e me ble, nuk ka kush te drejte me i thene: “Kah po shkon?!” apo “Cfar do ktu?”. Ne panair, te largtit, vendas a te huaj, kane te drejte me ardh me mallnat e veta nje nate para e me qendru gjithe diten e panairit deri dy ore pa u errësu. Ne panair, si naten, si diten, gjithkushi ka te drejte me e shpall mallin e vete me za per gjate panairit. Gjate panairit kenga dhe vallja, gurapeshi e pushka ne shej, kane diten e vete. Kush ndales per to nuk mund ti bej kuj.

2. Detyra e pjesemarresve ne panair

Gjate panairit cdo pjesemarres ka detyre mos me i ba kuj dhune e ngaterrese, te shame e te shtyme, te rame e te vrame. “Lyp vend gjeti per çato (keto) pune!” Ne te dy anet e panairit jane kishe e xhami, kryq e vorre. Gjithsecili e ka detyre mos me i prek as mos me i dhunue. Jane nderi i katudnit e fisit te Kabashit. Per rreth panairit jane shpi e prona te katundit. Kush pune me to nuk ka, veç ne u shkofte mend per mik.

3. Detyra te veçanta te Kabashit ne panair

Katundi i Kabashit me fisin mbar ka detyre me caktu rojet rreth panairit. Lajmesit kane detyre me lajmeru pjesmarresit mbar per sullet (rregullat) e Kabashit. Sullet jane:
1.Kush vjen ne panair ka detyre me ardh me shit e me ble, me pa e me ndie (degju), pa ba dhune e ngatrrese.
2.Kush vendos prit e ben pre mbrenda kufijve te Kabashit, ben mikprem fisin e Kabashit.
3.Cdo shtepi ne Kabash e ka per nder me prit e me qit per mik cdo pjesemarres ne panair.
4.Cdo Kabashas ka per detyre mos me pengu kend gjate panairit me shit e me ble , me kendu e hedh valle, me u ra veglave e tupanit, me qit ne shej a per qef, si diten si naten.
5.Kush del kunder sulleve (rregullave) ka Kabash e Puke ne shpinë.

Pak histori ne lidhje me Panairin e Kabashit 

Sipas historianeve thuhet se panairi i fshatit Kabash eshte zhvilluar para shekullit te 13-te. Ai zhvillohej cdo dite te diele e cila njihet edhe me emrin “Dita e Luleve” dhe qe zhvillohej tek vendi i quajtur “Lam Lushaj“.
Panairi shtrihej ne dy anet e rruges e cila njihet si Rruga e “Karvanave” , Rruga e Gjakoves etj. Tradita thote se dikur panairi shtrihej ne gjithe fshatin perbri rruges se hershme te karvanave prej “Qaf Ajtyres” deri ne “Qafe gjane“. Fshati Kabash njihet dhe respektohet Bajrak i Pare ne zonen e Pukes, po ashtu dhe si qender e kuvendeve fisnore dhe nderfisnore. Pervec faktit e te qenurit fis i pare, Kabashi njihet per traditen e mire nder fetare. Si vit kronikane te ndryshem e kan permendur panairin e fshatit Kabash qe ne vitin 1637.

Ne panairin e Kabashit mund te merrnin pjese kush te deshironte, pa dallim fisnore a fetar, krahinor a shoqerore. Sipas te dhenava panairi kishte rendesin e vet si per malsoret po ashtu edhe per udheheqesit e vendit. Ne kete panair merrnin pjese e gjithe krahina e Pukes, duke perfshire edhe zonen e Gjegjanit Kashnjetit. Po ashtu thuhet se ne kete panair kan marr pjese edhe nga Shkodra dhe Lezha. Ne kete panair lidheshin marveshje tregtare te cilat luanin nje rol te rendesishem per mireqenjen e vendit. Tregohet se panairi i Kabashit ka qene i pasur kur pjesmarresit pergatisnin pjese artizanale. Kabashi nxirrte ne treg punime druri, leshi, en prej balte etj. Ndersa  KryeziuGojansit , apo Sakati Pista etj kishin zanat te paraqitshin vegsha, punime nga hekuri te punuara nga kovaç te ndryshem.

Ne panair nuk mungonin orendi, e zbukrime te ndryshme. Ne panair nuk mungonin as veglat muzikore si: çiftelialahutafylli zumare, daulle etj. Ne zonen e Pukes dhe jo vetem eshte shume e njohur vallja e Kabashit e cila kercehet edhe sot.Kjo eshte nje valle epike. Ajo kercehet nga 4 burra te cilet formojne nje rreth te mbyllur. Valltaret qendrojne perball njeri tjetrin.Sipas te dhenave gojore thuhet se numri 4 perfaqesojne 4 vllaznit e fisit te Kabashit si: Qafaliajt, Kokajt, Lushajt dhe Hadrojin.Vallja ka karakteristik te saj hapjen e kraheve anash, rrahjen e kembeve ne toke etj. Kjo eshte nje nder vallet me te kercyer neper dasma jo vetem ne zonen e Pukes por edhe jasht saj.

Ne kete panair eshte zhvilluar shume edhe lenja apo marrja e porosive te ndryshme. Ne shume raste njerezit kishin klientet e vet. Mallrat e porositur u shkonin njerezve neper shtepi. Veçori e panairit ishte rregulli qe te gjithe vishnin rrobat ma te mira te tradites ose i merrin nga te tjeret per te ra ne sy si nje dite feste. Panairi perveç tregetis ishte i ndertuar ne ate menyre qe te ishte nje fest e vertet. Keshtuqe ne kete panair tregohet qe u organizonin gjitjet ne pushke duke provuar keshtu edhe aftesit e tyre. Ky panair shfrytezohej edhe per takime e miqesi te ndryshme.

Tregohet se ky panair merr pesh dhe rendesi te madh per shkak edhe te Kuvendit te Malsoreve (te Bajraktareve)i cili u zhvillonte e ne zone  nder fise duke mbajtur rend, siguri si dhe duke luajtur rol te rendesishme ne pajtim te gjaqeve. Kuvende te tilla krahinore u zhvillonin rregullisht ne Kabash ku rol te rendesishem si gjithmon kan luajtur edhe dy besimet fetare ai mysliman e katolik. Keto ishin disa tipare kryesore te fizinomise te panairit te Kabashit i cili eshte nje nder vlerat dhe traditat me te vyera te Pukes.

Besimi musliman ne fshatin Kabash, Puke
Per perhapjen e besimit islam ne Kabash, tradita tregon se i pari qe perqafoj besimin islam ishte Hader Leka, vellau i vogel i kater vellezerve te fshatit Kabashit,Puke. Vellai i Hadrit Koka (i cili ishte i pari i fisit dhe vellau i madh) u revoltua, thote tradita se vellau paska thene se do ta vriste Hadrin (vellan) nese behej vertet “turk“(mysliman).  Hadri merr vesht per betimin e vellait te madh dhe ngase e dinte qe ai ishte i rrept vendos te largohej per ne Kosove. Disa thone se kjo ngjarje mund te kete ndodhur rreth vitit 1500 e disa te tjere thone per rreth vitit 1559. Disa i lidhin keto vite me faktin se; ne keto vite mendohet se eshte ndertuar “Mesxhidi” i Kabashit. Mesxhidi eshte “sall” apo “odë” ku udhetaret musliman gjate bujtimit ne fshatin Kabash-Puke kryenin lutjet dhe faljen e namazive sidomos gjate muajit Ramazan. Per te shpetuar nga vellai, Hadri sebashku me familjen vendos te largohet per ne KosoveKoka mori vesht dhe e ndjek nga pas dhe e ze Hadrin tek Ura e Vezirit mbi  Dri dhe aty Koka vret vellaun e tij.
Fisi i Kabashit e priti keq kete vrasje. U mblodh ne kuvend dhe e la fajtor Koken duke vendosur: “Nuk vritet vellau pse ndron fene.” Po ashtu Kuvendi vendosi t’ia hiqte parin e fisit Kokes e t’ia jepte Qafes (Qaf Leka ishte vellai i dyte).
Ashtu si Hadri dhe vellau i tij Qaf Leka behet musliman. Duke qenese tashme Qaf Leka ishte i pari i fisit besimi islam filloj te shtrihet ne gjithe fisin aq sa dominoj fisin. Musliman u bene FurrikuLluka e ne vazhdim te gjithe.

Breznite e Llukeve mbahen mend deri ne 10 breza. Mete Lluka i pare eshte brezi i 10, Brezi i 11 nuk eshte i sigurte, sepse thuhet se Lluke eshte nofke, qe e paska fituar ne lufte. Kur u thirren vojvodet ne Prizren te Veziri (sanxhakbeu), rojet i provokuan duke ua rrasur kesulen ne koke. Sapo roja zgjati doren, Lluka nxori shpaten.  U be zhurme. Erdhi bimbashi i rojeve dhe vuri rregull. Lluken e shikoi vrejtur. E pyeti: Si te  thone? Ky u pergjigj krenar : “Lluke!” , Lluke qosh!- iu pergjigj bimbashi.
Kjo gojdhene na zbret ne mesin e shek. XVII, duke na afruar me kohen kur u krye vizita e Frang Bardhit. Prej kesaj mund te vijme ne perfundimin se perhapja e besimit mysliman ne shk. XVII ne Kabash ka qene shume e shpejte. Duket se ne kete shekull kalimi ne fene myslimane perfshiu edhe LushajtLaçajt jane kusherinje me PreçajtPrecajt jane Lushaj.
Laçajt kane qene ne sherbim tek Qyteza e Pukes (Koder Hani), te afruar prej Zotnive dhe Dizdarit. Aty ku jane sot, kujtojne  mbi 10 breza, duke shkuar deri tek Isuf Laçi i pare. Pra  deri me 1650.
Edhe nga Kokaj pati familje si Qypajt etj qe hyjne ne islam. Megjithate, Kokajt jane vellazeri qe ka hyre me pak ne besimin islam. Keto nderrime besimi nga te krishtere ne mysliman ne Kabash krijuan pershtypje te veçate tek te huajt, sa qe Kabashi si fis u be i teri me shumice myslimane.
Durham nenvizon : “Kabashi – mysliman.”
Nopça shkruan se “Kabashi ka qene i pari fis i Shqiperise se Veriut qe kaloi ne Muhammedanizem.” dhe se kete vend (toke) e paska marr ” si shperblim per kthimin ne fene muhamedane.”
Keto konkluzione jane te pabazuara, sepse Gjin Kabashi qefali me 20 shtepi ishte i vendosur ne Rrape me 1571. Bashke me te tjeret ai ishte i krishtere nga te cilet me pas shfaqen edhe ato qe kishin pranuar fesen isalme. Disa thone se: Shume para Kabashit, ne fene myslimane hyri nahija e Malitzi, rrethina e Spasit, ku me 1571 ne Spas (rrethine) nga 309 familje, 22 ishin bere mysliman.
Ne Kabash e Rrape me 1571 nuk shenohet asnje familje myslimane. Vetem pas 20 vitesh, me 1591, del ne Shinpal (Kabash) familje myslimane dhe dy te tilla ne Rrape.
Me i sakte paraqitet Teodor Ippen, i cili shprehet: “Fisi Kbashi ka rreth 2000 pjestare prej te cileve me shume se gjysma jane katolik.”
Persa i takon numerit te banoreve te fisit te Kabashit mendimi i disa studiuesve te huaj eshte i pergjithshem dhe shpesh me diferenca te pashpjegueshme mes tyre.
Ja, si na i paraqet Nopça: “Coroneli shenon 230 shtepiHani 356 shtepi me 2600 banorePisko300 shtepi me 2750 banoreBaldaçi-240 shtepi me 1880 banoreIppen – 2000 banoreNopça vet –1300 banore, kurse Sciner223 shtepi me 1494 banore.”
Shkolla e Kabashit
Ne periudhen para sundimit Osman familjet fisnike te Kabashit i dergonin djem e tyre per studime te larta teologjike ne Rome, Vatikan sic jane rastet e abateve Prend Ziu (Zeza) e Nikolle Leka (Stanisha). Me vone me ardhjen e Perandorise Osmane u hapen nje varg mejtepesh (shkolla fillore te besimit musliman) si psh: KabashPuke, Qerret, Micoj, Kryezi, Iballe, Malzi (Dukagjin).
Nxenesit e fshatit Meçe Puke ne Mejtepin e fshatit Kabash-Puke. Fotografi e vitit 1935
Mejtepi i Kabashit
Se kur mund te jete hapur mejtepi per here te pare ne Kabash si edhe ne Puke , Iballe e Kryezi nuk dipet sotpersot. Keto mejtepe jane hapur mbas ndertimit te xhamive. Te vertetur jane prej deshmive te ish-nxenesve te ketyre mejtepeve dhe te ndonje dokumenti te vone. Ne Kabash mejtepi u hap (rihap) nga imami Sadik Hoxhe i Iballes, Pas tij ka rifilluar te funksjonje me ardhjen e imam Sadik Prishtina (Luma) , i cili erdh si emigrant politk me 1912, ne perpjekje per ti shpetuar persokutimit serb. Krahas ushtrimit te sherbimit fetare, imam i xhamise, rihapi dhe mejtepin me 1914, qe duhet te merret si fillesa e arsimit ne Kabash. Burimet arkivore te kohes pasqyrojne kete fakte, ku mejtepi del ka vazhduart edhe gjate pushtimit Austro Hungarez (1915-1918). Autoritet vendore njoftonin aso kohe: “Komanda (ushtarake) veren se nuk eshte mendimi per nje shkoll popullore, por per nje shkolle besimi muhammedan, ne te cilen mesohet edhe turqisht.” (Sabas Sinani, 60-vjet shkolle shqipe ne Kabash.” “Puka dhe shkolla, V, 1978, fq.92). Ish-nxenesit e atij mejtepi, tregomin se krahas turqishtesh mesonin shkrim , kendim shqip bashk me njohurit fillestare histori, gjeografi etj.

Krahas mejtepi, gjateve viteve 1916-1917 shites ambulant prej Shkodre, qe shisnin rroba neper fshat e lagjet e Kabashi, me kerkesat e banoreve hapen kurse per musliman e te krishtere per mesimin e shqipes simbas alfabetit te Manastirit, si dhe shtimin e njohurive aritmetike.
Me 1917 imam Sadik Prishtina kreu nje kurs pedagogjie ne Normalen e Elbasanit. Mbas ketij kursi, u emeruar zyrtarisht mesues ne shkollen fillore te Kabashit. Per vend shkolle u perdor godina e mejtepit, te ciles ne vazhdim iu vu dhe nje kat mur, veshur me derrase nga jasht simbas modelit “shpi me çardak.” Sado qe situata politike e viteve 1919-1921 ishte e trazuar e me pasiguri, imami Sadik Prishtina i perkrahur dhe prej fshatit, e mbajti shkollen hapur, duke shtuar dhe numerin e nxenesve musliman por dhe te krishter. Te krishter fillimish u afruan me medyshje nga qe mesuesi ishte edhe imam. Me kalimin e kohes numri i tyre erdhi duke u rritur deri ne 40. Me taktin dhe interesimin e mesues Sadik Prishtines ne Kabash filluan te vinin nxenes prej QelzeMeçeBlinishtiBicaj (te krishter), RrapeLajthiza e Puke sa numri i nxenesve arriti ne 50. Me 1924 Sadik Prishtina kerkoj prej N/Prefektures se Pukes qe shkolla e Kabasbit te behej me 4 rende. Me ndihmen e fshatit godina e mejtepit u mermetua dhe u zgjerua aq sa u cilesua prej inspektorise arsimore te Shkodres: “Nje prej shkollave me te mira (ku) ndiqet edhe prej atyre qe jane dy ore larg. Gjetem elemente prej dy besimeve, femije gjithesej 54.” (Arkivi i Muzeut Historik te Shkodres, Fondi, N/Prefektura e Pukes. Dosja per arsimin e vitit 1925, dokum, dt.01.06.1925)(9)
Shenim: Materiali eshte ne punim…
_______
1. Fis, dmth nje bashkesi indivitesh qe kan prejadhrje sipas deges mashkulore nga nje shtergjysh i perbashket.
2. Bajrak, Eshte term osman qe dmth thene; “flamur” me te cilin kuptohet: “Pris i fisit ” si dhe drejtues i ushtris etj.
3. Monumet kulture.
4. Shiko; Gezim Kopani (Myfti) “Perhapja e besimit mysliman ne rrethin e Pukes nder vite (1523-1990) tek revista shkencore islame “Zani i Nalt” fq.100-102.
5. Robert Elsie “Fiset Shqiptare” (The Tribes of Albania), fq. 271
6. Autor; Prof. Xhemal Meçi “KABASHI Puka qe ne lashtesi 2” Tirane, v.2008, fq. 179-182
7. Pasyruar nga Prof. Xhemal Meçi ne librin “Puka qe ne lashtesi” Tirane, 2003, fq.146
8. Prof. Xhemal Meçi “Kenge e vjerrsha” Puke, 1982, fq.38, Doreshkrim.
9. Prof. Xhemal Meçi , “KABASHI Puka qe ne lashtesi 2” fq. 134-135