Shpjegimi i disa termave islame

Me poshte ju paraqes disa terma (fjale) apo fjalorth qe kan te bejne me fene islame dhe domethenia e tyre.

Islam; Fe qiellore e ardhur nga Allahu xh.sh. Nder kuptimet e tjera me islam kuptohet paqe dhe respekt.

Shehadet: Deshmi. Ne aspektin islam, me shehadet kuptohet personi i cili ka besuar Allahut xh.sh. duke e deshmuar dhe thene: “Deshmoj se nuk ka Zot tjeter pervec Allahut , Nje te vetem e te pa shoq dhe se Muhammedi eshte rob dhe i derguari i tij.”

Iman; “Besim ne Krijuesin e Gjithesises, qe eshte Allahu xh.sh.”

Imam: Pris qe drejton lutjen (namaz) qe ne shqiperi populli i thote Hoxhe.

Mysliman ose Musliman: Quhet ai person qe ka deshmuar Shehadetin pra ai qe beson dhe adhuron Allahun xh.sh.

Hoxhë: Do te thote Mesues por ne shqiperi populli hoxhe i thone personit qe drejton ritet fetare islame.

Din: “Besim”. Ne perkthim te drejperdrejte nga arabishtja ne gjuhen shqipe perkthehet fe, por ne rastin e terminilogjis islame ka kuptimin e besimit ne Allahun xh.sh.

Kur’an: Liber Hynor i zbritur nga Allahu xh.sh. Myslimanet e kan obligim te besojne Kur’anin.

Hafiz: Eshte personi qe di te gjithe Kur’anin permendesh.

Xhami: Vend ku myslimanet falen pra vendi ku myslimanet i drejtohen Allahut xh.sh.

Mesxhid: Vend ku myslimanet kryejne falje por ndryshe nga xhamia mesxhidi nuk ka minare. Po ashtu me fjalen Mesxhid kuptohet sall falje e cila nuk eshte dhe aq masive per publikun psh; mund te behet mesxhid nje dhome tek nje kamp punetoresh, apo ne konvikt, araport etj.

Ezan: Eshte thirrja qe tregon hyrjen e kohes per lutje. Ndryshe quhet thirrja qe u drejtohet njerezve per te lutur Allahun xh.sh. Kjo thirrje behet 5 here ne dite ne xhami.

Muezin: Eshte personi i cili ne xhami therret ezanin 5 here ne dite.

Minare: Eshte ndertese e rrebullaket e cila ndodhet bashke me objetin (vendin ku falen muslimanet). Minarja eshte e gjate dhe sipas rastit ka 1 , 2 apo 3 sheref (vend ku qendron muezini per te thirr ezanin) Minarja eshte e gjate me gjellim qe zeri i Muezinit te ndigjohet sa me shum dhe large nga besimtaret.

Mihrab: Vendi ku drejton namazet (lutjet) imami.

Mimber: Vendi i ngritur qe ne kohet tona kuptohet vendi ku ndodhen disa shkall te ndertuara brenda faltores (xhamis). Ne kete vend imami mban ligjeratat e dites se Xhuma dhe Bajramet. Kjo ligjerat gjuhet hutbe.

Namaz: Lutjet qe myslimanet i bejne Allahut xh.sh. 5 here ne dite.

Vaiz: Quhet imami qe mban predikim para se te hyje koha e faljes se namazit te xhumase.

Kiraet: Leximi apo kendimi i drejte i rreshtave te Kur’anit.

Ajet; Rreshta apo versetet e Kur’anit

Ihsan: Te adhurosh Allahun xh.sh dmth te adhurosh Allahun sikur e shikon Ate edhe pse ti nuk e shikon, Ai te shikon ty.

Ihlas: Sinqeritet

Hak: E vertet. Po ashtu Hak apo Hakkun eshte nje nder emrat e Allahut xh.sh.

Shirk: Vjen nga fjala Eshrak qe do te thote ti vendosesh dikujt ortak.Eshte ai qe beson ne bestytni. Ne kuptimin islam me shirk kuptohet personi i cili ne vend qe ti lutet e te besoj vetem Allahun xh.sh. , shkon dhe ndjek besimet sic eshte ai pagan apo bestytni etj. Personi qe ben shirk quhet mushrik qe do te thote ti besh Allahu nje ortak.

Kafir: Mohus i Allahut

Kufer: Personi qe ben dicka dhe e mbulon por ne aspektin islam do te thote mosbesim pra ai qe nuk pranon ato qe Allahu xh.sh. ka thene.

Farz; quhen detyrimet (obligime) fetare ndaj Allahut xh.sh. i cili ia ka urdheruar njeriut. Keto urdhera jane te pasqyruara ne librin e bekuar te Kur’anit.

Sunnet; Quhen keshillat apo veprat qe ka bere i derguari i Allahut profeti Muhammed a.s. Termi sunet perdoret edhe per lutje e cila quhet “namazi sunnet” i cili falet pas farzit.

Resul; I derguar i Allahut (Pejgamber)

Nebij: I derguari i Allahut (Pejgamber)

Hadith: Fjalet qe ka thene profeti Muhammed a.s.

Mevlud: Ditelindje

Mumin: Besimitari i cili zbaton ato qe Allahu ka thene.

Selef: Pasardhesit e profetit Muhammet, ndersa nga ana terminologjike nenkuptohet brezi i shokeve te Profetit, duke u pasuar me pas ndjekesit te cilet quhet tabiine, e me pas tabitabinet etj.

Sahab: Bashkekohesit apo shoket e profetit. Ne aspekti fetare islam Sahab quhet te gjitha ta qe e kan shikuar dhe jetuar me profetin Muhammed a.s.

Muhadram: Quhen njerezit te cilet gjate kohes se profetit jane bere musliman.

Amel: Do te thote pune

Dua: Lutje qe behet drejtuar Allahut xh.sh

Teube: Pendim. Ne kete kuptim eshte edhe fjala Inabe.

Istigfar: Ti kerkosh Allahut falje

Sheriat; Ligjet hyjnore.

Vazhdon….

Pergatiti
Gezim KOPANI