Para 1000 vitesh bota islame liçensonte Mjeket dhe ilaçet qe perdoreshin

Ne vitin 931 , halifi musliman El Muktedir mesoj se nje i semur vdiq per shkak te gabimit te mjekut. Halifi udheroj keshilltarin e tij i cili njeheresh ishte dhe mjeku personal qe te hetoj ngjarjen si dhe te regjistroj te gjith mjeket qe praktikonin profesionin e tyre. Gjate vitit te pare ne Bagdad u evidentuan 860 mjek. Per shkak te vdekjes por dhe per qellim kotrollimin dhe liçnsimin e mjekeve Halifi vendosi qe mjeket te liçensohen pasi te kene kaluar nje provim. Po ashtu u vendos qe te kontrollohen ilaçet qe ato perdornin per sherimin e njerezve. Ne kete kohe Halifi El Muktedir ngriti institucionet e liçensimit te ilaçeve i cili quhej El Muhtesib dmth. Inspektor i pergjithshem. Kjo tregon se para 1000 vitesh bota islame i ka kushtuar vemendje te veçante shendetit te njeriut duke kontrolluar jo vetem mjeket por dhe llojin dhe cilesin e ilaçeve.

Pergatiti
Gezim KOPANI