Momente te kalimit ne islam te popullsise shqiptare ne shekullin XV-XVII

Berat 1830

Nga Ferit Duka

Kontatet e pare te shqiptareve me Islamin dhe gjurme te islamizmit te tyre deshmohen relativisht heret. Ne shekujt e mesjetes paraosmane tokat shqiptare, per hir te pozites se tyre gjeografike, jane frekuentuar dendur prej misionareve te botes islame arabo-turke, qofte per qellime tregtare, qofte per qellime fetare apo ushtarake. Megjithate, nen driten e te dhenave historike, behet i padyshimte fakti se islamizimi i popullsise shqiptare si proces i teresishem filloi dhe u zhvillua gjate periudhes se sundimit osman.
Fillimi i rimekembjes ekonomike dhe shoqerore te qyteteve shqiptare ne shek, XV dhe ne fillim te shek. XVI perkon me kohen edhe me fillimet e procesit te kalimit ne islam te popullsise shqiptare qytetare. (1)
Islamizimi i popullsise se qyteteve shqiptare u realizua permes dy rrugeve; e para, nepermjet islamizimit te vete popullise qytetare; e dyta , permes ardhjes ne qytet te elementeve te islamizuar nga rrethina fshatare. Nevojat qe kishte sunduesi osman per furnizimin e ushtrise me produkte zejtare te gjithfarellojshme, benin te domosdoshme zgjerimin permasave te prodhimit zejtar, rrjedhimisht, edhe perfshirjen ne mekanizmin e ketij prodhimi te nje numri gjithnje e me te madhe  elemetesh zejtare. Per elementet ardhes nga rrethina fshatare islamizimi i tyre donte te thoshte lehtesim i hyrjes ne qytet, pas se ciles ata fitonin statusin e “qytetarit” (sheherliut), status qe i vendoste ne nje gjendje relativisht me te favortshme sesa ajo e meparshme. (2)
Vershimi i zanatçinjve fshatare neper qytete u be keshtu nje nga rruget frytdhenese te islamizimit te ketyre te fundit. Shembullin me te qarte te nje dukurie te tille e gjejme ne qytet e Beratit dhe te Elbasanit. Ne qytetin e Beratit ne vitin 1583 jane regjistruar 185 zejtare te islamizuar, te ardhur nga fshatrat: FratarTozharGjeqarDobronik, Gjerbës, etj. Ne te njejtin vit ne qytetin e Elbasanit jane regjistruar 39 zejtare te tille. Fakti qe nje pjese e zejtareve te ardhur (haymanegan) ne qytetin e Beratit, mbanin si mbiemer (Abdullah) (rob i Zotit), tregon se kjo kategori ishte islamizuar rishtaz. Kishte edhe tregtare me emra te krishtere. (3)
Sidoqaofte, edhe pse vershimi i mjaft elementeve nga rrethina fshatare per ne qytet luajti nje rol jo te pakte ne formimin e popullsise muslimane te qyeteve (per disa qytete siç ishte Shkodra, roli i ketij faktori ishte vendimtar), meria kryesore ne kete drejtim i perket islamizimit gradual te vete popullsise se krishtere te qyteteve. (4) Kjo vertetohet kur shohim se nga fillimi i shek. XIV deri ne fund te ketij shekulli shtimi natyror i popullsise se krishtere te qyteteve pakesohet se tepermi, per arsye se nje pjese e kesaj popullsie rezulton te jete kthyer ne fene islame. E rendesishme eshte qe te vihet ne dukje edhe fakti qe kontigjentin kryesore te bashkesive muslimane qe shenohen ne defteret osmane te regjistrimit neper qytete te ndryshme e formojne elementet zejtare. (5) Kjo do te thote se procesi i islamizimit ne qytete u percaktua jo vetem nga realiteti i ri superstrukturor, por edhe nga menyre e re e organizmit te veprimtarise prodhuese prej pushtetit osman. Modelet islamo-orientale, qe sherbyen si baze per organizimin e prodhimit material, shkaktuan doemos ndryshime ne strukturen konfesionale te popullsise. (6)
Perhapja e fese islame ne radhet e popullsise qytetare u zhvillua shkalle-shkalle, ku mund te dallohen disa momente qe karakterozonje evolucionin e ketij fenomeni. Te dhenat dokumentare japin mundesin qe ky proces te veshtrohet me kthjelltas ne qytetin e Beratit. Sikurse u theksua me pare, deftari i permbledhur i regjistrimit te Sanxhakut te Vlores (1506), kryeqender e te cilit ishte Berati, ende nuk shenon asnje shtepi te islamizuar per kete qytet. Ndryshe paraqitet çeshtja ne vitet 1519-1520, kur sipas defterit te hollesishem te regjistrimit te sanxhakut te siperpermendur, ne disa prej mehallave te Beratit duken banoret e pare te islamizuar, nje syresh me emrin Skender e gjejme ne mahallen Petko Mirko, nje tjeter me emrin Muhamed ne mahallen Jani (?) Han dhe dy te tjere me emrin Oruç, ne mahallen Miho Ivan (7)
Me vone. ne vitin 1583 vihet re nje perparim i ndjeshem i procesit te islamizimit te popullsise qyteter te Beratit. Tashme, ne vend te 3-4 individeve te islamizuar (vitet 1519-1520), shfaqet e regjistruar ne defterin e hollesisshem te Livase se Vlores nje mase njerezish te islamizuar (650 veta), e shenuar ne defter me emrin “bashkesia e muslimaneve te kalase” (8).
Fakti qe popullsia e islamizuar e qytetit te Beratit ene shenohet ne trajten e bashkesisse (xhemat), e perqendruar ne Kala, tregon per ate qe ndonese provesi i islamizimit ka shenuar nje hap te madh ne krahasim me fillimin e shekullit , ende nuk ka arritur fazen e vete te fundit, ku popullsia qytetare muslimane te formojne lagjet e veta te veçanta. Per disa qytete, siç ishin BeratiGjirokastra, vendosja e popullsise se islamizuar ne mehallat e veta te veçanta, eshte dukuri e shekullit XVII. (9)
Qytetet e tjera si; Shkodra Peja Prizreni Prishtina , Vushtria u futen ne rrugen e islamizimit te popullsise me heret. Ne Shkoder dhe ne Pejë popullisa e islamizuar shenohet si bashkesia e muslimaneve qe ne vitin 1485 (10), ndersa ne qytetet Prishtine dhe Vushtri qe ne vitin 1487 (11). Ne dekatat e para te shekullit XVI (1525) popullsia e islamizuar e qyteteve NovoberdeTrepçë (e Poshtme dhe e Siperme), Prishtine dhe Vushtri ishte e vendosur ne lagjet e veta muslimane. (12).
Dallimet sa u perket fillimeve te procesit te islamizimit dhe ritmeve te zhvillimit te tij, qe konstatohen midis qyteteve te treves se Kosoves dhe qyteteve te trevave te tjera shqiptare, lidhen kryesith me sistuaten specivike te treves se larpermendur ne prag te pushtimit osmane….
Pavaresisht nga intensiteti i ndryshem ne kohe e ne hapsire, diagrami i islamizimit te popullise qytetare ne trevat shqiptare gjate shekullit XVI ishte ne ngjitje te panderprere dhe nga fundi i ketij shekulli nje perqindje e madhe e saj kishte kaluar ne fene islame. Nga te dhant dokumentare osmane te sopermendura, rezulton se qytet shqiptare ne fund te shek. XVI per nga perqindja e popullsise se islamizuar mund te renditet ne kete menyre:

Shkodër :        100%
Pejë :               90%
Vushtri :          80%
Elbasan :         79%
Tetove :           71%
Kërçovë :         65.5%
Krujë:              63%
Berat:              60%
Prishtine:         60%
Prizren :           55.9 %
Dibra :             52 %
Tepelen :          50%
Permet :           41 %
Novobërda :     37 %
Struga :            24 %
Vlora :              23%
Korça :             21 %
Trepça :            21 %
Bellasica :        16.1 %
Janjeva :           14 %
Delvina             4 %

Ecuria e proçesit te islamizimit te disa qyteteve shqiptare nga shek. XV ne fund te shekullit XVI paraqitet e tille: Shkoder : 32 % Pejë : 32% e 18% qe e kishin shkallen e islamizimit ne vitin 1485, ne vitet 1529-1536 arrijne perkatesisht ne 41% e 39 %, ndersa ne fund te shekullit XVI (viti 1582) shkalla e islamizimit te ketyre dy qyteteve kap shifren perkatese 100% dhe 90% (ne krahasim me vitet 1529-1536 shkalla e islamizimit perkatesisht 27% dhe 33%). Shkupi ne kete kohe ishte kryesisht qytet musliman – shqiptar. Po keshtu edhe Ulqini.
Qyteti i Beratit, nga 0.9% qe e kishte shkallen e islamizimit ne vitin 1519, ne fund te shk. XVI arrin ne 60%. Ndersa ne 1487 popullsia qyetatare e Prishtines dhe e Vushtrise ishte islamizuar perkatesisht 13% 26%, ne vitin 1525 shkalla e islamizimit te ketyre dy qyteteve u ngrit perkatesisht 33% e 54 %, kurse ne vitet 1566-1574 popullsia muslimane zinte perkatesisht 60% dhe 80% te numrit te pergjithshem te shtepive te qytetit ne fjale.
Me ritme te shpejta procesi i islamizimit ishte zhvilluar edhe ne qytetin e Prizrenit. Nga 273 shtepi muslimane ne vitet 1529-1536 qe perbenin 32% te numerit te pergjithshem te shtepive te ketij qyeteti, ne vitin 1591 ketu numerohen 320 shtepi muslimane nga 572 shtepi qe kishte ne kete kohe qyteti.
….Sikurse u tregua me siper, perhapja e fese islame ne radhet e popullsise se qyteteve shqiptare deri ne dhjetevjecarin e fudnit te shekullit XVI kishte shkuar mjaft perpara. E njejta gje nuk mund te thuhet kur eshte fjala per popullsin fshatare. Ritmet e procesit te islamizimit ne kete pjese te popullsise deri ne kete cak kohor ishin teper te uleta. (13)
ne pjesen e pare te shek. XVII ne strukturen konfesionale te popullsise shqiptare u vertetuan ndryshime edhe me te medha ne dobi te fese islame. Edhe pse eshte e veshtire qe procesi i islamizimit te popullise ne kete shekull te percillet me detaje permes te dhenash statistikore (mjresiht per kete periudhe mungonje defteret e regjistrimit te pronave dhe te popullsise), burime te ndryshme te kesaj kohe bejne te ditur per kalime masive ne fene islame. Sikurse njoftojne arqipeshkvi i Tivarit Marin Bici ne relacionin e vet me 1610, fshatra te tera te Shqiperise Veriore kishin mohuar besimin e krishtere dhe kishin kaluar ne fene islame (14) Nga i njejti burim mesohet gjithashtu se nga 80 kisha ortodokse qe kishte qyteti i Prizrenit, tashme kishte mbetur dy (15)  Qe nga viti 1593, sipas nje defteri te xhizjes se Vilajetit te Prizrenit , 9 fshatra te ketij vilajeti regjistrohen ne defterin e larpermendur si te islamizuar. (16) Sipas te njejtit defter, nga 178 fshatra qe kishte ky vilajet rreth 110 syresh figurojne te regjistruara me jo me shume se 10 shtepi (17), gje qe flet per nje pakesim te numrit te shtepive te krishtera ne keto fshatra.
Tregues mjaf domethenes i hopit sasior qe viher re ne perhapjen e islamit ne shek. XVII duhet konsideruar renia dratike e numrit te shtepive te krishtera, qe vihen re ne defteret e xhizjes te ketij shekulli per territorin e Kosoves. Per kete mund ti drejtohemi analizes krahasuese te te dhenave te ketyre deftereve per vilajetet e Prishtinese dhe te Novoberdes me te dhenat qe ofrojne per te njejtat vilajete defteri i xhizjes te viteve 1551-1555 nepermjet tabeles se poshteshenuar:

Vilajetet Shtepi te krishtera ne

vitet  1551-1555

Shtepi te krishtera ne vitet 1688 Pakesimi ne %
Prishtina 4955 3277 34
Novobërda (18) 5110 1360 73

Me tej, ne gjysmen e pare te shek. XVII, popullsia muslimane mbizoteronte jo vetem ne qytetin e Prizrenit, por edhe ne fshatrat e rrethit te tij. (19)
Per ritme te shpejta te islamizimit te popullsia shqiptare ne shek. XVII flet edhe e dhena, siaps se ciles vetem brenda kater vjeteve (1620-1624) ne 200 fshatra te rrethit te Prizrenit ishin islamizuar 3000 banore. (20)
Relacioni katolik, Pjeter Mazreku , duke folur per krahinen e Hasit ne vitin 1633, vinte ne dukje se krahina ne fjale banohej nga nje numer i pakufi shqiptaresh, te cilet tashme ishin bere turq (muslimane – F.D) dhe se ne mes tyre kishin filluar te viinin hoxhallaret.(21) Nje tjeter relator katolik, Fra Kerubini, duke folur per gjendjen e krishterimti katolik ne krahinen e Ipeshkvise se Shkodres ne vitin 1638, konstatonte se ne rrethet e Shekodres nuk kalonte viti pa u ba 40 e me shume turq (musliman F.D) nga te krishteret e ketyre aneve.(22) Nga burimet e kesaj kohe merret vesht gjithashtu se pjesa me e amdhe e popullsise se krahinave te Shqiperise se Mesme kishte kaluar ne fene islame.(23) Qytetet ; UlqinTivar, dhe Suharekë, ne vitet 40 te shek.XVII rezultojne te islamizuar teresisht.(24)
Shkalla e islamizimit te shqiptareve gjate shek. XVIII vertetohet me te dhenat qe sjell relazioni i hollesishem i Vinçenc Zmajeviçit me 1703 per dioqezat katolike te trevave shqiptare.(25) Sipasketij burimi, popullsia ne viset shqiptare etnike dhe historike jasht Shqiperise Londineze te vitit 1913 mbi 90% eshte e islamizuar. Nderkaq te dhenat e perfituara nga ky dokument per disa vise te Shqiperise Londineze te 1913-tes po i paraqesim ne tablen si me poshte vijon:

Nr Diqezat Fshatra Shtepi
Katolike
Fryme Shtepi

Ortodokse

Fryme Shtepi

Muslimane

Fryme Islamizimi
%
1 Shkoder 109 1537 12700 37 330 1820 13773 49
2 Pult 27 563 4546 49 642 12
3 Sapë 52 1134 7971 268 2020 20
4 Lezhë 69 1075 7645 170 958 12.5
5 Durrës 114 1044 8268 1198 8140 49

Duke perfunduar, nuk eshte teper te sillen edhe pak te dhena qe flasim per strukturen fetare te shqiptareve ne arealin shqiptar te sferes se ndikimit te kishes sllave te Ohrit, Fjala eshte per shenimet qe kemi per disa krahina te Shqiperise Lindore dhe te Mesme per vitet 20 te shek.XVIII permes nje defteri te hollesishem te shtepive te avarizit ne sanxhaket e Ohrit dhe te Elbasanit (perpiluar ne vitin 1724) (26) Sipas te dhenave te defterit te mesiperm, struktura konfesionale e ketyre krahinave paraitet ne kete menyre:

Nr Nahije, Kazatë,

Qytetet

Shtepi te

Krishtera

Shtepi

Muslimane

Islamizimi
ne %
1 Dibra e Siperme (Nahije) 748 541 42
2 Dibra e Poshtme 138 358 27
3 Reka 115 60 34.2
4 Starova (Kaza)
5 Kruja (qytet) 309 100
6 Kurbini (Nahije) 220 523 70
7 Ishmi (Kaza) 22 960 95
8 Karlili (Kaza) 137 100
9 Benda (Nahije)   144 100
10 Tirana (qytet)   147 100
11 Rendesja (Nahije)   134 100
12 Durresi (Kaza) 18 554 97
13 Peqini (qytet) 152 100
14 Peqini (Kaza)   407 100
15 Elbasani (Kaza) 31 784 96
16 Elbasani (qytet) 25 655 96
17 Shpati (Kaza) 151 618 80
18 Suluva (Kaza)   137 100
19 Kërraba (Kaza)   322 100

Gjate shek. XVII edhe krahinat e Shqiperise jugore u futen ne rrugen e islamizimit masiv te popullsise. Ne vitet 1735-1740 pjesa dermuese e baoreve te VloresBeratit dhe krahinave perrreth braktisen fene ortodokse dhe kaluan ne fene islame.(27)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Burimi: https://gezim-kopani.blogspot.com/

Shenim: Nga libri “Rreth perhapjes se Islamit nder shqiptaret“, Permbledhje studimesh. fq.99-108

____________
1. Sipas regjistrimit te Sanxhakut te Vlores me 1506, qytetet; VloreGjirokaster , Kanine dhe Berat ne kete kohe nuk kishin asnje shtepi muslimane (shih; Istanbul Basbakanlik Osmanli Arsivi, me tej; BOA), Taputahrir defterleri, Defteri mucemliya-i Avlonya , Nr.34). Perkunder ketij fakti, qyteti i Shkodres i vitit 1485 numeronte 26 shtepi muslimane, Peja 33 (S.Pulaha, 211, 316). Ne qyetin e Vushtrise me 1487-8 permendet bashkesia muslimaneve prej 33 shtepishe (hane) nga 107 shtepi qe kishte gjithsesj (shih; Def. Mucm. Liva-i Vulçitrin), BOA Tapu tahrirdeft. Nr. 22, v.892/1487/8.2). Ne qytetin e Prishtines numeroheshin 51 shtepi te bashkesise muslimane (xhemaati musliman) nga 299 shtepi qe kishte gjithsesjt qyteti. (Po aty, 11) Tetova me 1468 kishte 41 shtepi muslimane nga 264 shtepi gjithsej, kurse Perlepi 21 shtepi muslimane nga 349 shtepi qe kishte gjishsejt, (M. SokoloskiAperçu su l’evolution de certaine vlles plus importantes de la partie meridionale des Balcans au XV e au XVIE slecles, Association international d’Etudes du SudEst Europieen, Bulletin XII, I, Bucarst 1974, 85).
2. Tapu ve Kadastro Genel Mudurlugu Arsivi Deft. Mufassali liva Avlonya Nr.62, II 251 -52 Deft. Mufassali liva-i Elbasan, Nr. 66, 11, 12, ; S.Pulaha, Qytetet shqiptare nen regjimin feudal-ushtarak osman gjate shekujve XV-XVI, “Monumentet” 1984, Nr.1, fq.23.
3. Po aty.
4. Studuesi A.Hanxhiç mendon se ne rastin e Bosnjes popullsia muslimane e qyteteve u formua kryesisht permjet levizjes mekanike te popullsise, domethene, nepermjet elementit te ardhur nga rrethinat fshatare (A. HandiçO gradskom stanovnistu u Bosnji, Prilozi za Orientalni Fililogoju, 28-29, 1978, Sarajevo, 1980, 248.)
5. Kjo behet e qarte kur shohim se pas emrave te banoreve musliman te qyteteve ne rolin e mbiemrit vendoset emri i zejes qe ata ushtrojne. Po permendim me kete rast disa shembuj nga Defteri i regjistrimit te livase se Shkodres (1885). Ne bashkesine muslimane te qytetit te Shkodres jane regjistruar Mehmet QatipiAhmet BozaxchiuSulejman KasapiKajim Hamami (termi “Kajim” ka kuptimin e punonjesit kujdestar te nje xhamie- F.D.), Sherkurd ArtabaxhiuMahmud Kasapi, Jusuf Kasapi, etj. (S.Pulaha, Defteri i regjistrimit te livase se Shkodres, fq.135). Ne bashkesine muslimane te Pejes permenden edhe Dogan KasapiKaragjoz Doganxhi (gjuatar i shpendeve te egra – F.D), Shirmand NallbaniJusuf QatipiHoxha DoganiHysen SabuniSkender NallbaniDogan DellaliIsmail Kasapi, Ismail Delaku, etj. (Po aty, 50). Ne rastet e qyteteve te tjera, si ne Elbasan dhe Berat, emrat e zejeve jane vendosur edhe perpara edhe pas emrave te banoreve. Keshtu per shembull, ne Elbasan ne radhet e banoreve muslimane permenden edhe Debbeg (lekuretar) AliuBashmakçi (opingar) Piri, Terzi MumtazDebbag HasaniEkmekçi (buketar) Meço, si dhe Mustafa SaraçMemhet Debbag etj. (shih; Defteri mufassali livai Elbasan, 11-12). Per Beratin, shih; Defter-i mufassal-i liva-i Avlonya, 249-251).
6. Gjeresit, po aty.
7. Defter-i mufassal-i liva-i Avlonya, Nr. 62, fq.250.
8. Po aty.
9. Gjersisht, Evlija ÇelebiShqiperia para dy shekujsh, Tirane, 1930.
10. S. PulahaDefteri i regjistrimti te Sanxhakut te Shkodres, 50 , 135
11. BOA Taput Tahrir Defterleri, Nr. 62, 250
12. Po aty, Nr. 133, 12, 125, 161, 210
13. Deri ne shekullin XVI popullsia fshatare e trevave shqiptare te Shqiperise Veriore ishte islamizuar vetem ne masen 2.4%, llogaritur sipas te dhenave te nxjerra nga historiani S.Pulaha, Popullsia shqiptare e Kosoves, Tirane 1984, 619-3 , 1. 
14. ZamputiRelacione mbi gjuhen e Shqiperise Veriore dhe te Mesme te shekXVII, vell. ! (1610-1634), Tirane 1963, 145.
15.Po aty
16. BOA , Maliveden Mudevver, Devteri cizye-i gebran-i Vilajeti Prizren, nr. 14930, v.1001/1593.
17. Po aty
18. Te dhan per Novobërden i perkasin vitit 1650.
19. S.RizajKosova gjate shekujve XV, XVI dhe XVII, Prishtine 1982.
20. I.Zamputi, Relacione…., vell. I, 337
21. Gjeresisht , I. ZamputiRelacione…. vell. 1, 429-457.
22. I.Zamputi, Relacione, vell, II, 107.
23. Relacione II
24. Relacione II
25. P. BartlQuellen und Materialen zur albanischen Geschichte im 17 und 18 Jahrhundert IIMunchen 1979 (Releacion i Kryepeshkopit te Tivarit, V.Zmajeviç per gjendjen e Shqiperise dhe te Serbise, v.1702-1703, 257.
26. BOAKamil Kapeci tasnifi, Defteri Nr.2876.
27. A. AlexoudisS’ntOMOS istoriqi perigrafi tis jeras Mitropoleos Velegradon, Korfuq, 1868.