Sulejmani a.s. dhe milingona qe lutej per shi

Tregohet se ne kohen e Profetit Sulejman a.s. nje thatesire e madhe kishte lodhur njerezit. Rrezikohej jeta. Parija e popullit kerkuan nje takim me Sulejmanin a.s. me qellim gjetjen e nje zgjidhje.
Gjate takimit ata i kerkuan Profetit Sulajeman a.s. qe ai sebashku me ta ti bejne dua (lutje) Allahut per te leshuar shi. Profeti Sulejman pranoj dhe vendosen qe duan ta bejn ne nje koder.
Rruges per tek kodra Sulejmani a.s. degjon nje milingon qe thoshte: “O Allah! Mua as qe me shkon ne mend te bej gjynahe, por a per shkak te gjynaheve te njerezve po na denon dhe neve?”
Kur profeti Sulajeman a.s. e degjon kete i kerkon popullit qe te kthehen dhe te shkojne neper shtepit e tyre. Te habitur, njerezit i kerkojn profetit Sulejman a.s. arsyen e kthimit?
Profeti Sulejman a.s. u tha: “Degjova nje lutje nga nje milingon e cila iu drejtua Allahut xh.sh. prandaj kam turp qe ti drejtohem Allahut xh.sh, me lutje duke pas parasysh mangesit tona apo gjynahet tona.”
Nuk kalon shume kohe dhe fillon te bie shi.
Populli u gezua, por profeti Sulejman a.s. duke e ditur ate cfare kishte thene milingona u thote njerezve: “Mos mendoni se ky shi erdh per merit tuaj. Ky shi erdh per shkak te lutjes qe milingona i beri Allahut xh.sh.!”

Pergatiti
Gezim KOPANI 

Per te mesuar me shume ne lidhje me lutjen e shiut kliko ketu: http://gezimkopani.com/2021/08/05/lutja-per-shi/