Fshati Meçe , Pukë

Fshati Meç, Puke , viti 1967 *(1)

Fshati Meçe , Pukë

Te moshuarit e fshatit Meçe kan pas thene se; “Fshati Meçe eshte i hershem shume dhe kan dal prej fshatit Kabash i Pukes.” I pari qe u vendos ne fshatin Meçe prej Kopajve eshte Musë Kopani. (2) Ne fakt nese do shikojme pemen gjeneologjike te Musë Kopanit mund te themi vertet fshati Meçe ka filluar te banohet rreth 300 vjet me pare. Nderkohe si fshat me vete eshte krijuar rreth vitit 1964.
Fshati Meçe perbehet nga lagjet: Meçe, Ngarrel, Klos, Cinë, Krovë dhe Vameç. Fshati ka nje lartesi mbi nivelin e detit duke filluar me 300 m dhe shkon deri ne 800 m lartesi mbi nivelin e detit. Fshati ka pas 25 shtepi. (2) Sipas studimit te bere nga Prof. Xhemal Meçi fjala Meçe do te thote Buzë Ujë.(3)
Fshati Meçe ka shume pak siperfaqe toke per mbjelle , ne keto kushte banoret e ketij fshati jane marre me blektori. Sipas te dhenava familjet e fshatit Meçe kan pas nga 300 deri ne 600 krerë dhi. Ata pak toke buke jane ujit nga Vija e Kopajve e cila e ka jazin tek Mulliri i Madh dhe me pas vija vazhdon ne drejtom te Koder Krysë, per te vijuar deri tek shtepia e Jemin Ramadan Kopanit.
Vijë tjeter eshte ajo e Krove te cilen se pari e ka nxjerr vetem Deli Krova (thuhet se ka lindur ne vitin 1770-1845). Kjo vije kalonte ne terren teper te veshtir, dhe per kete duhesh ndertu lug/lugje per kalinin e ujit. Per kete vijne duheshin rreth 40 te tille. Lugun e kan pas kalu nga arat e Adem Haxhise (Kopani) dhe Ahmet Hysen Kopanit. (4) Per terheqjen e lugjeve kan dihmuar jo me pak se 11 burra. Ne vitin 1970 kjo vij u hap nga koprativa buqesore me dinamit duke heq pjese e veshtire te lugjeve.
Mund te themi se; Nder vite fshati Meçe ka pasur keto institucione; Shkolle, Furre buke, DyqanMinire, Poste (ne Ngarrel), dhe Karakoll (burg). Kerkimet e para per pasurit nentokesore ne fshatin Meçe u bene ne vitin 1917 nga gjeolog Austro-Hungarez. Sipasoj e luftes kerkimet u nderpren per te rifilluar ne vitin 1923. Germimet per pasurit nentokesore u ben ne Ngarrel, tek Hurdha e Zeze etj.

Banoret e fshatit Meçe,Pukë. Fotografia eshte bere ne vitin 1969 * (5)

Nga fundi i vitit 1925 filloj prodhimi nga Miniera e Meçes ne Ngarrel.Per nxjerrjes e minerealeve kishin ardh inxhiner nga Italia, per te cilet u ndertua nja godine tre kateshe. Ne vitin 1930 punetoret zhvilluan nje greve per shkak te pageses se vogel duke pasur parasysh veshtirsin e punes dhe kushtet e veshtira. Ne kete minire thuhet se kan punuar 300 deri ne 350 persona. Si pasoj e hapjes se Minieres se Ngarrelit , u rrit mireqenje e banoreve te fshatit Meçe.

Fotografi e bere me rastin e nje dasme ne shtepin e Jemin R. Kopanit. Viti 1988 * (6)

Puna vijon per rreth 14 vite. Krahas nderteses qe u ndertua per administraten e Minieres se Ngarrelit u ndertua dhe Karakolli (burg). Karakolli u ndertua tek Boka e Ngarrelit. Karakolli u ndertua me qellim sigurimin e Minieres se Ngarrelit. Po ashtu u ndertua posta dhe xhandarmeria.  Per rreth ketyre nderstesave; pra kodina 3 kateshe e administrates, Karakolli etj,  u ndertuan 3 dyqane te vegjel me ushqime, kafe etj.(7)

Fotografi e bere me rastin e nje dasme ne shtepin e Jemin R. Kopanit. Viti 1988 * (6)
Miniera e Ngarrelit mbyllet ne vitin 1943 per tu rihapur ne vitin 1970. Kjo minier kishte sasi te konsiderueshme bakri (madje thuhet dhe ari) gje e cila beri te hapen deri ne 5 galeri. Gjate kesaj kohe u hap mensa dhe u ndertua nje fjetore per tekniket.

 

Informacion i pergjithshem per disa vende ne fshatin Meçe

Shkalla e Meçes (Masiv shkembor)

Siç e permenda me siper fshati Meçe ka terret shume te veshtir dhe te thyer. Nder te tjera ne fshat bie ne sy ajo qe quhet; “Shkalla e Meçes“.  Ajo ndodhet ne anen lindore te fshatit. Ne ana jug perendimore nga Beltus mbi Zalle deri ne vijë te Krovës. Nga ana tjerter eshte Guri i gjate, ku kalon Rruga e Shkalles e cila vjen duke u ngushtura ne drejtim te Kunores se Shkolles, ketu ajo formoin nje lak i cili quhet Laku i Kunores. Ketu ka qene buni i Ksolles se Lakut.

Shkalla e fshatit Meçe,Puke. Fotografi e vitit 2021

Ne anen tjeter te berrakes eshte nje rrase guri me e errte, e cika permbi ka nje burim, ku ne brendesi te ciles thuhej se eshte Mulliri i Zanave. Perballe Koder Meçes ne dalje te shkamit i cili zgjatet drejt Kunores ku formon nje lak te gjate. Ky shkam zbret thik nga ana jug lindore ku ka disa shpella te vogal te cilat jane te paarritshme. Njera nga keto quhet “Shpella e Korbave“. Poshte kesaj shpelle ndodhet nje rruge e cila te dergon tek nje rrafsh i cili quhet Podi i Hurdhes se Zeze. Thuhet se ky pod eshte vendbanim i hershem (5) madje Bafti Murati e Murat Dema kan gjet pare (monedha) sermi dhe monedha argjendi. Sipas legjendes besonin se keto i nxjirrte “Ora e tokes” e cila thuhet se shafqej ne formen e nje gjarperi (kjo sic duket rrezet e diellit pasqyronin ne ujin e ujvares se Hurdhes se Zeze pamje qe krijonte pershtypjen e nje krijese). Ora e tokes shfaqej gjate Diteve te Veres me qellim dhenien bereqet fshatit.
Rreth vitit 1930 ngjit me Hurdhen e Zeze jane bere germim per minier bakri. Thuhet se ajo ka pasuri te madhe madje ajo ka nje damar qe shkon pas malit. Me ne vri lindje afer rrases se gurit gjendet shpalla e quajtur “Shpella e Rrases” ne te cilen jane gjetur hekura ne forme prashajke e cila perdoret per prashitje. Te tilla jane gjetur dhe ne Fushe Kori ne anen veri lindore te saj. Sipas Kopajve te Meçes , Shkalla e Meçes ka qene e gjitha pylle lisi. Afer Kunores ishte ahisht, prandaj ka mbet toponimi Shkita e Ahave.

Zogu i Shkalles se Meçes – Lorza

Sipas banoreve ne Shkallen e Meçes eshte shikuar nje zog i rralle i quajtur Lorza. Lorza eshte zog legjendar. Eshte nje lloj shqipeje qe jeton ne Shkollen e Meçes dhe thuhet se ai zbriste deri tek Podi i Hurdhes se Zeze. Disa thone se hurdha ishte vendi i ketij zogu. Teritori i Lorzës shkonte deri ne Imë (vend me siper Shkalles se Meçes). Ate qe e ben interesant si zog eshte se; Thuhet se Lorza kishte aftesi te imitonje zera njerezish , dhishë etj. Duke fluturuar lisave leshon here here zerin e nje dhie. Bariu behej marak se eshte larguar ndonje dhe i vihej pas zerit. Vazhdon keshtu derisa sa e kuptonte se eshte Lorza.

Hurdha e Zeze , Meçe, Pukë. (Fotografi e vitit 2021)

Hurdhat e fshatit Meçe

Ne anen lindore te fshatit Meçe, pra nga Shkalla e Meçes gjendet disa hurdha te cilat kane pamje te mrekullueshme. Hurdhat me te njohura jane: Hurdha e Zeze e cila ka nje ujevare rreth 12 m e larte, per shkak te ujit qe hidhet eshte krijuar nje guve e thelle. Per shkak te thellesise i jep pamjen e erret prej nga ka marr emrin dhe hurdha. Kjo hurdhe ka nje thellesi prej 10 m. Hurdha e Caks eshte e thelle deri ne 5 m. Hurdha e Frashnit e cila ndodhet posht Koder Kryse,  Hurdha e Gureve e cila eshte thell dhe e rrethuar totalisht nga shkembijne te medhenje dhe te lemuar. etj. Te gjitha hurdhat e fshatit Meçe jane te panjohur jo vetem per pukjanet por edhe per banoret e fshatrave kufitar me fshatin Meçe. Sa i takon turizmi ne rrethin e Pukes , hurdhat e fshatit Meçe mund te behen nje nder destinacionet turistike jo vetem ne rrethin e Pukes por dhe me gjere.

Përroji i fshatit Meçe,Puke (Fotografi e vitit 2021)

Perroni i Meçes

Thuhet se ne Pronin e Meçes eshte shikuar nje krijes e quajtur Gzheta (Shota). Gzheta haset ne mitologji. Gzheta eshte nje femer e bukur shume, me floke te zeza e te gjate te leshuara. Kjo krijese metafizike eshte shikuar disa here tek Hurdha e Zeze (6) Ndersa sipas prof. Xhemal Meçit thuhet se:  Sadik I.. Kopani dhe Rruste I.Meçi rreth vitit 1930 e ka pa Gzheten tek hurdha e Cakës.  Ata kan treguar se: Ajo ishte mbi nje gur dhe po krihte floket e gjata e te zeza. Sapo e shikova eshte hedh ne hurdhe.(6)

Mulliret e fshatit 

Fshati Meçe eshte nje nder fshatrat qe ka shume mulli. Pa veshtirisi permendi: Mulliri i Madh. Ky mulli ka qene siper vendit i quajtur “Laku i Mullirit” Mulliri i Ahmetit (Ahmet Kopani), Mulliri i Jeminit (Jemin Kopani), Milluri i Bokes, Mulliri i Ngarrelit, Mulliri i Metit, Mulliri i Cinës, Mulliri i Niman Avdise, Mulliri i Gjureve.

Stanet

Fshati Meçe po ashtu ka disa stane (buna) si; Çershija e Stanit, Stani i Kopajve, Stani i Nimanit etj.

Arsimi ne fshatin Meçe

Ne krahasim me numrin e popullsise fshati Meçe renditet te fshatrat me te arsimuar ne rrethin e Pukes. Qe here ne te gjitha shtepit e fshatit Meçe gjen lehtesisht te arsimuar duke filluar nga shkolla e meseme deri me fakultet. Pothuajse te gjithe te paret e fshatit Meçe kan marr mesime ne Mejtepin e fshatit Kabash, per te ardhur ne kohen e fillimit te arsimit zyrtarisht nga Shteti Shqiptare. Shkurtimisht permend te arsimuarit ne Mejtepin e Kabashit: Nezier Imer Muse Kopani, Islam Nezir Kopani, Mustaf Nezier Kopani, Man Islam Kopani, Hysen Islam Kopani, Ramadan Man Kopani, Jemin Ramadan Kopani, Bajram Isuf Llukaj, Bajram Istraf Arifaj, Rexhep Cina, Hasan Furriku, Ali Hasan Furriku, Sadik Adem Gjura, Brahim Tahir Lluka.

Nxenesit e fshatit Meçe Puke ne Mejtepin e fshatit Kabash-Puke. Fotografi e vitit 1935 * (

Per te vazhduar me brezin e me vonshem ku pothuajse te gjithe kane ndjekur arsimin e mesem, dhe çdo shpi ka te arsimuar me fakultet. Fshati Meçe nga te arsimuarit ka nxjer figura si: Mjek, Inxhinier, Ekonomist, Historian, Mesues, Teolog etj. Nga te arsimuarit spikatin; Rrust Nimani, Halil Kopani, Xhemal Meçi, Halit Furriku, Xhevdet Kopani, Mustaf Kopani, Islam Guri, Hydajet Kopani, Qamil Furriku, Artur Kopani, Halil Baci, Gezim Kopani, Skender A. Kopani, Valbona R. Kopani, Artur Sh. Kopani, Asim A.Kopani, Astrit Xh. Meçi, Hasan A. Furriku,  Fatos Furriku, Erand Baci, Ermal Baci, Agim R. Kopani, Armand H. Furriku, Behije Riza Kopani, Besnik Bajram Kopani, Demir Furriku, Fatmir A. Kopani, Mimoza B. Kopani, Riza M. Kopani, Sherif R. Kopani,  Halil Furriku, Hamit Laci, Haxhi Llukaj, Ilir Cina, Muharrem Furriku, Rifat A. Kopani, Sherif B. Fusha, Xhevahire S. Kopani, Zenel Llukaj etj.

Varrezat e fshatit

Fshati Meçe ka tre vend varrezash te cilat jane: Varrezat e vjetra qe ndodhet poshte shtepise Jemin Kopanit (Flluzat), Varrezat e Lam Demës, dhe Suk Cinë.  Me date 01 shtator 2021 ishta tek varrezat e Suk Cinë ne Meçe. Aty arrita te numeroj mbi 40 varreza prej te cileve dukshem dhe qe u lexohen emrat jane: Ahmet Hysen Kopani L.1890-V.1969, Niman Avdia L.1873-V.1974, Zoje Cina L.1896-V.1986,  Kurt Cina L.1905-V.1993, Jemin Kopani L.1921-V.1982,  Zamir Kopani L.1985-V.1985, Aleme Adem Baci L.1908-V.1986, Musa Zenel Baci L.1927-V.1977, Bute Lluka L.1930-V.1995, Rushe Mehmet Furriku L.1923-V.2003, Hasan Furriku L.1917-V.2000, Shkurte Haxhi Furriku L.1959-V.1992, Ram Nimani L.1926-V.1990, Perparim Furriku L.1967-V.1997, Sheqer Musa L.1905-V.1970, Avdi Musa (nuk ka date), Ali Dan Cina L.1922-V.1993, Fatime Furriku L.1937-V.2000.

b