Rreth Meje

                           Gëzim Kopani

Myftiu i rrethit Pukë që nga viti 2005 është Imam Gëzim Kopani. Gezim Kopani ka lindur në fshatin Meçe-Pukë më datë 01.09.1983. Ai ka mbaruar Medresen e Tiranës. Për tre vjet ka vazhduar studimet ne Stanboll, më pas në Shqipëri ka ndjekur disa trajnime për mësuesi në fushen e informatikës. Është njohës i gjuhës Turke. Në vitin 2004 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e emëron Gezim Kopanin imam në Xhaminë e qytetit të Pukës. Ndërsa në vitin 2005 Gëzim Kopani emërohet Myftiu i rrethit Pukë detyrë të cilen vazhdon ta ushtroj edhe sot. Nga viti 2008 – 2013 ka dhënë mësim në lënden e informatikës në shkollat: shkolla 9-vjeçare “Migjeni” Pukë, shkolla e mesme e bashkur Ndue Pjetri Luf, shkolla 9-vjeçare Shtjefen Gjeçovi Gomsiqe, shkolla 9-vjeçare Rrape , shkollen 9-vjeçare Ali Bytyçi Qerret dhe në shkollen e mesme Sabah Sinani Pukë. Gjithashtu Gëzim Kopani ka dhënë mësime në lëndet: Kur’an, dhe Histori Islame, pranë qendrës BKI Pukë. Gëzim Kopani është i martuar dhe ka tre fëmije; një djalë dy vajza.