Rendesia e muajit Rexhep

Fjala Rexhep ka kuptimin e paqes, pasi ne kete muaj nuk behet lufte, ose kuptohet edhe muaj ne te cilin hiqen majat e shigjetave te luftes Rexhep ka edhe kuptimin e dickaje madheshtore.
Nuk ka asnje dyshim se berja e ibadetit ne muajin Rexhep ka sevape dhe miresi te larte.
Te Allahut xh.sh. jane 12 muajit e nder keto 4 jane te bekuar. Kater muajit jane: Dhul KideDhul HixheMuharrem dhe muaji Rexhep.
Muaji Muharrem eshte muaji i pare ne kalendarin henor, kuptimi i fjales Muharrem do te thote i ndaluar. Arsyeja e ketij emri eshte nga rregullat islame qe ndalojne kryerjen e disa puneve negative, apo te keqija ne kete muaj.Per kete Allahu xh.sh. thote: “Mos i beni dem vetes, duke i shkelur (me gjynahe) keto muaj.” (Et Tevbe; 36)

Allahu xh.sh thote:
“Te Allahu numri i muajve eshte dymbedhjete (sipas henes), ashtu si eshte ne librin e Allahut prej dites kur krijoi qiejt dhe token. Prej tyre kater jane te shenjte sipas besimit te drejte” (Et Tevbe 36)

Duhet te kemi parasysh se te gjithe muajt, netet apo ditet jane te bekuar por disa kan vecori per shkak te ndodhive, si psh; e xhumaja, nata e kadrit, muaji Ramazan, Rexhep etj.

Kemi nje transmetim ku profeti Muhammed a.s. ka thene: “Muaji Rexhep eshte muaji i Allahut, muaji shaban eshte muaji im, ndersa muaji Ramazan eshte muaji i popullit mysliman.” (Muslimi, Taberani)

Pse jane renditur kater muaj , si muaj te shenjte?

Sipas shumices se mendimeve, kemi se ne keto kater muaj te shenjte ndalohet lufta. Kete e kuptojme nga emertimi qe kan marr keto muaj:

Dhul Kide do te thote: ndalim te luftes, apo pushim
Dhul Hixhe do te thote; muaji i kryerjes se haxhit
Muharrem, do te thote: i ndaluar
Rexhep, do te thote: heqja e majave te shigjetave te luftes.

Profeti Muhammed a.s. ka thene:
Viti ka dymbedhjete muaj, kater prej tyre jane te shenjte. Tre muaj jane njeri pas tjetrit ; Dhul Kide, Dhul Hixhe, dhe Muharrem. Po ashtu muaji Rexhep eshte muaji qe ndodhet mes muajit.” (Buhari)

Pervec ketyre eshte edhe muaji Shaban dhe mbreti i muajve muaji Ramazan.

Muaji Rexhep eshte muaji i Meshires se Allahut te Madheruar, eshte muaji i paqes. Eshte muaji ne te cilin myslimanet duhet te fillojne te jene te kujdesshem, te bejne pune te mira dhe te fillojne pergatitjet e tyre per pritjen e nates Isra, etj me qellim qe shpirti te jete i pergatitur per muajin e bekuar te Ramazanit.

Muhammedi a.s. thote: “Muaji rexhep eshte muaji i Allahut xh.xh. Muaji shaban eshte muaji im. Ndersa muaji Ramazan eshte muaji i ummetit Mysliman.” (Muslimi)

Po ashtu kemi transmetimin qe profeti Muhammed a.s. bente kete lutje: “Allahumme berik lena fi rexheb ve shaban ve beligna ramadan dmth Zoti ImNa begato muajin Rexhep dhe Shaban dhe na mundeso te arrim muajin Ramazan!

Cfare bente Muhammed a.s. ne muaj Rexhep?
Transmetohet nga Iben Abbasi r.a. i cili tregon: “Aq shume agjeronte Profeti Muhammed a.s. ne muajin Rexhep saqe mendonim se ai nuk ben fare iftare.” (1)

Imam Gazali thote:

Beni shume istigfare dhe dua ne muajin Rexhep.”

Pergatiti
Gezim KOPANI

Hytbja e xhumase, dt; 10.06.2011

Per te mesuar me shume rreth muajve dhe neteve te bekuar kliko ketu: https://gezim-kopani.blogspot.com/p/netet-e-mira.html

___________
1.Sipas nje hadithi kemi se “Kushdo qe ne naten e njezet e shtate ben pune te mira , ato do ti shkrihet sikur ajo pune eshte bere per 100 vite.” Pavarsisht se kyhadith eshte konsideruar si hadithe me transmetim shume te dobet.