Rendesia e muajit Shaban

Bota islame pervec kater muajve te shenjte : Dhul KideDhul HixheMuharrem dhe Rexhep ka te shenuar ne kalendarin islam dhe muaj te tjere sic eshte muaji Shaban. Te gjithe muajit kan rendesin e tyre por muaji Rexhep dhe Shaban marrin vlera pasi ato jane pra mbretit te muajve, muajit Ramazan me qellim qe mysliman te jene te pergatitur nga ana shpirterore per pritjen e muajit te bekuar te Ramazanit.
Transmetohet nga Ebu Bekri se profeti Muhammed a.s. ka thene:
Viti ka dymbedhjete muaj, nder to kater jane te shenjte. Tre jane njeri pas tjetrit pra Dhul Kide, Dhul Hixhe dhe Muharrem.” (Buhari) ( Mutefekun alejhi)

Ne muajt henor ose ne kalendarin islam kemi renditje te muajve: Muharrem, Safar, Rabiul Euvel, Rabiul Ahir, Xhumade el Uhra, Rexheb, Shaban, Ramazan, Sheval, Dhul Kade, Dhul Hixhe.

Ndryshe nga muaji Muharrem apo Rexheb per muajin Shaban nuk kemi qartesin e duhur se eshte apo jo muaji i shenjte. Fakti qe nuk permendet ne hadithe si i tille le te kuptoj qe eshte muaj si muajt e tjere, pavarsisht kesaj ne kalendarin islam ne Shqiperi, dhe gjithe Ballkanin dhe jo vetem muaji Shaban renditet ne muajit e “mire”. Disa nuk pranojne qe muaji Shaban eshte muaj i “Mire” duke e konsideruar ate si muaj normal dhe transmetimet qe pretendojne disa jane te shpikura.
Ndersa disa te tjere thone se edhe muaji Shaban eshte muaji i bekuar, madje per tre muajit Rexheb, Shaban dhe Ramazan i quajne “Shuhuru Thelathe, dmth tre muajt e njohur”
Megjithate sic e permenda edhe me siper tek renditja e muajve , nder muajit eshte edhe muaji Shaban.
Ne lidhje me muajin Shaban kemi hadithin nje trasmetim qe thote se profeti Muhammed a.s. ka bere kete lutje:“Allahu im! Me bej te bekuar muajin Rexheb dhe Shaban dhe me mundeso te arrij muajin Ramazan.”(Ahmedi, I, 259)                                                                       

Ndersa ne nje trasnmetim tjeter kemi: 
“Muaji Rexhep eshte muaj i madh. Te mirat ne kete muaj Allahu xh.sh i shumfishon.”(Taberani)

Transmetohet nga Enesi r.a. se kan pyetur Profetin Muhammed a.s.: “O i Derguari i Allahut! Pas agjerimit te muajit Ramazan, cili agjerim eshte me i dobishem? Muhammedi a.s. ka thene: “Eshte agjerimi ne muajin Shaban.” (Tirmidhi Zekat, 28) “
Ndersa ne nje trasmetim na tregon se Aishe r.a. ka thene: “Nuk e kam shikuar te derguarin e Allahut xh.sh, te mbaj me shume agjerim se sa gjate muajit Shaban.” (Muslim, Sijam 175)
Megjithate ne lidhje me agjerimin ne muajin Shaban apo Rexhep, disa dijetaret kan thene qe eshte agjerim sic behet ne cdo muaj duke perjashtuar muajin Ramazan dhe disa raste te tjera.
Pergatiti
Gezim KOPANI
Pjese nga hytbja e mbajtur ne xhamin e Pukes
Date; 17.06.2011