Ne kalendarin islam nata e dyte e mir shenohet me emrin Isra por krahas ketij emri permendet dhe emri Miraxh. Me fjalen Miraxh kuptojme; ngjitje lart. Behet fjale per nje gjitje krejtesisht te vecante te cilen e ralizon vetem Allahun xh.sh . Me fjalen Isra kuptojme udhetimin qe beri naten Profeti Muhammed a.s. prej Qabes ne xhamin el Aksa, nga ketu drejt qiellit dhe per te vazhduar rrugen deri tek Sidretul Munteha etj.Udhetimin Profeti Muhammed a.s. e beri me melekun Xhebreail te hypur mbi burak.
Allahu xh.sh e permend keshtu naten e Israsë:
“Pa te meta eshte Latmadheria e Atij qe robin e Vet e kaloi ne nje pjese te nates prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer ne Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes, Palestin), rrethinen e se ciles Ne e kemi bekuar, (ia beme kete udhetim) per t’ia treguar atij disa nga argumentat Tona. Vertet, Ai eshte degjuesi (i fjaleve te Muhammedit), pamesi ( i puneve te Muhammedit).” ( Isra, 01)
Para se te ndodhte ngjarja e Israsë (Miraxhi) profeti Muhammed a.s. ndodhej ne Qabe te cilit i vjen krye melaku Xhebrail sebashku me dy melek te tjere. Meleket ia mbushen zemren Profetit Muhammed a.s. me besim. Ne keto çaste Xhebraili i tregon Muhammedit a.s. se cfare e kishte udheruar Allahu xh.sh, dhe keshtu Muhammedi a.s. do fillonte udhetimin sebashku me melekun Xhebrail nga Qabja ne xhamin el Aksa,per te vijuar pastaj drejt qiellit deri sa Profeti Muhammed a.s. te arri tek Sidretul Munteha, dhe me pas profeti Muhammed a.s. e ka vazhduar udhetimin i vetem.
Udhetimi i Profetit Muhammed a.s.
Gjate kohes kur profeti a.s ndodhej ne Qabe, i vjen Xhebraili me nje kafshe e quajtur “Burak“. Fjala burak vjen prej fjales berk qe ka kuptimin e vetetimes (i shpejt ne ecje). Tregohet se Buraku eshte nje prej krijesve te xhennetit. Tregohet se buraku ishte shume i bardhe.
Kur Muhammedi a.s zuri te hyp ne Burak ai levizi.
Xhebraili i thote: Cfare te shqeteson?
Per ta qetesuar Burakun Xhebraili thote: Pasha Allahu thote Xhebraili: S’ka krijes me te mir se sa Muhammedi a.s. Pas kesaj Buraku u qetesua dhe fillon udhetimin drejte Xhamise Aksa ne Palestine. Aty prane lidh Burakun (tek dera e xhamise) dhe futet ne xhamin e Aksas ku ndodheshin Pejgamberet e Allahut xh.sh dhe profeti Muhammed a.s. u prin ku fal dy rekate namaz.
Allahu xh.sh thote:
“Dhe ai Xhebraili ishte ne horizontin e larte ( nga lindja). Pastaj uleshu dhe iu afrua (Muhammedit a.s) dhe Xhebraili ishte afer sa dy harqe apo edhe me afer dhe i shpalli robit te Tij ate qe ia shpalli. Zemra nuk e mohoi ate qe shikoi me sy.” (En Nexhm 7-11)
Muhammedi a.s. thote:
“Hyra ne xhamine el Aksa dhe fala dy rekata namaz. Me pas Xhebraili me solli dy gota ku tek njera kishte vere e tek tjetra kishte qumesht. Me tha qe te zgjedh. Une zgjodha qumeshtin. Xhebraili me tha: “Te drejten ke zgjedhur.”
Profeti Muhammed a.s. thote :
“…Me pas u ngritem per ne qiellin e pare. Kur arritem aty nje ze thote: “Kush jeni ju? Xhebraili thote: “Une jam Xhebraili.” -Po ai afer kush eshte? Xhebraili thote: “Eshte Muhammedi a.s.” -Zeri perseri thote: “A eshte i Derguar?” Xhebraili i thote: “Po”. Pas kesaj hapet qielli i pare. Ne qiellin e pare shikova nje njeri te gjate dhe pyeta Xhibrilin se kush eshte? Xhibrili i thote: Ai eshte Ademi a.s. U ngrik Ademi a.s. i cili i uroj mireseardhjen.
Trasnmetohet se Muhammedi a.s. ka thene: “Kur profeti Adem a.s. shikonte ne te djathten buzegjeshte, ndersa kur shikonte ne te majten e tij qante. Pyeta Xhebrailin a.s. per kete sjellje, Xhebraili me tha: Sepse shpirtat qe vdesin dhe jane te mire, shkojne ne te djathten e ti, ndersa shpirtrat e keqi shkojne ne te majten e tij.” (Buhari)
Me pas Profeti Muhammed a.s. vazhdoj rrugen per ne qiellin e dyte. Edhe aty si tek qielli i pare degjoj nje ze i cili ben te njejtat pyetje. Ne u pergjigjem po njesoj. Me pas hapet qielli i dyte. Aty takova Profetin Isa a.s. dhe Jahjan a.s. i cili gjithashtu beri dua per mua. Vazhduam keshtu deri ne qiellin e shtate.(Buhari)
Profeti Muhammed a.s. ne qiellin e trete shikon nje njeri shume te bukur, aq sa zoti i kishte dhene gjysmen e bukuris se kesaj bote. Pyeta Xhebrailin? Xhebraili me tha: Eshte Profeti Jusufi a.s.
Ne qiellin e katert takova Idrizin a.s. (i sinqerti)
Ne qiellin e peste takova Harun a.s. (njeriu qe u fliste njerezve dhe qe ishte i dashur me to.)
Ne qiellin e gjashte takova Musan a.s. (Pejgamberi qe ka ful me Allahun)
Me pas vazhduam rrugen per ne qillin e shtate. Aty shikova nje njeri te madh te mbeshtetur ne Bejtul Mamurin (Ne disa raste kuptohet dhe si shtepia e luleve . Tregohet se Qaben e qiellit Muhammedi a.s. ka falur dy rekate namaz) i cili me ngjasonte. U ngrit dhe me tha: Mire se erdhe o Pejgamberi i madh, Mire se erdhe biri im! (Ibrahimi a.s. ka pas djal Ismailin a.s. prej te cilit vjen edhe familja e profetit Muhammed a.s.) Pyeta Xhirbilin: Kush eshte ky njeri? Ai eshte Ibrahimi a.s. (Buhari dhe Muslimi)
Me pas vazhduam rrugen sebashku me Xhebrailin ku arritem deri tek Sidretul Munteha. Aty shikova nje peme ne te cilen cdo gje mund te imagjinosh. Ne kete çast Xhebraili merr formen e tij origjinale. Muhammedi a.s. ju afrua dhe ne kete rast Xhebraili i thote: O dashuri i Zotit! Nese une hedh qofte edhe nje hap, digjem marr fund. Dhe tani mund te vazhdosh! Muhammedi a.s. i thote: Si te vazhdoj vetem ? Xhebraili a.s. i thote: Keshtu deshiron Allahu xh.sh! (Sipas transmetimeve Profeti Muhammed a.s. e ka shikuar dy here Xhebrailin ne formen e tij origjinale. Hera e pare ka qene tek shpella “Hira” dhe hera e dyte ka qene ne nate e Israsë)
Per kete Allahu xh.sh thote:
“Ate (Xhibrilin) e ka shikuar (Muhammedi a.s) edhe heren tjeter. E ka pa tek Sidretul Munteha. Qe prane saj eshte xhennetul Me’va (kopsht strehimi).” (En Nexhm 13-15)
Keshtu vazhdoj profeti Muhammed a.s. deri ku arriti “afer” Allahut xh,sh. Allahu i thote: A te mjafton qe pas fjales time te jete fjala jote? Muhammedi a.s. u gezua shum kur mesoi se pas emrit te Allahut ne Ezan dhe namaz te permendet emri i Muhammedit a.s. Ketu Allahu i Madheruar e udhero Muhammedin a.s. me 50 kohe namazi.(Buhari, Muslim, Taberani)
Gjate ketij udhetimi Allahu xh.sh i shpalli profetit Muhammed a.s. dy ajetet e fundit te sures El Bekar, u urdherua me namazet dhe ju dha e drejta per ndermjetesim (shefat) diten e Gjykimit.
Cfare duhet bere ne naten e mire Miraxh?
Si ne cdo nate apo dite tjeter edhe ne kete nate myslimanet duhet ti bejne dhiker Allahut xh.sh. Te bejne pune te mira, te shkojne ne xhami, te falin namazin, te falin namaz nafile dhe te lexojne Kur’an.
– Profeti Adem a.s.; Ademi a.s. ka ardhur ne kete bote i vetem. Ka ardhur ne nje kohe ku mbizoteronte thatesira. Kaluan viten ne kete gjendje. Me pas Ademi a.s. i beri dua Allahut te madheruar per uje duke bere duan e madhe qe vazhdon : “Rabbena dhalemne en fusina…” dhe me pas Allahut i Madheruar ia lehtesoi jetesen. (1)
– Per shume vite (rreth 900) Profeti Nuh a.s. ka therritur ne rrugen e Allahut xh.sh.
– Profeti Ibrahim a,s, ka vuajtur aq shume saqe mbreti e hodhi ne zjarr me qellimin qe ta zhduk ate duke i dhene nje denim mirzor, por Allahut i Madheruar e urdheroi zjarrin qe te behet i ftohte per Ibrahimin a.s.
– Profeti Musa a.s. ne kohen e tij ka vuajtur aq shume aqsa vuatja i ka vazhduar qe kur ai ishte foshnje pasi Firaoni urdheroi vrasjen e cdo femije mashkull pasi kishte frike se nje djal do dale dhe do i ze fronin.
– Profeti Ejub a,s, vuajti me plaget e medha e te shumta ne trupin e tij saqe e lan si te harruar por Allahu xh.sh e sheroi dhe i dha shendet dhe pamje aq aq bukur saqe nuk e njohen.
– Profeti Jakub a.s.me humbjen e djalit vuajti aq shume saqe duke qare per te u qorrua por Allahu xh.sh. ia ruajti djali si dhe ia ktheu shikimin.
– Profeti Zekerija a.,s. i cili u fut ne peme per tu fshehur ushtareve jobesimtare e zune tek pema… etj
Allahu xh.sh. keto dhe shume Pejgamber te tjere i takoj me Profetin Muhammed a.s. per ta forcuar dhe per ti treguar gjerat te cilat askush nuk i ka shikuar.
Pas shume takimesh, vendesh Profeti Muhammed a.s. udhetoj drejte Sidretul Muntehasë. Kjo eshte nje peme shum e madhe dhe shume e bukur.
Me pas profeti Muhammed a.s. ka vazhduar deri aty ku nuk ka shkuar asnje krijes tjeter. Ketu eshte takuar me Allahun xh.sh (e kan pyetur ; Si e ke shikuar Allahun xh.sh? Muhamedi a.s. ka thene: kam shikuar drite) Ne kete kohe Profeti Muhammed a.s. u obligua me 50 kohe namazi.
Po ashtu ne naten e Isras Allahu xh.sh i shpalli Profetit Muhammed 12 pika
1. Mos i shoqero Allahut shok
2. Te silleni mire ndaj prinderve.
3. Jepu te drejten qe u takon te afermeve, verferve dhe udhetareve.
4. Mos shperderoni, Mos jeni koprac dhe as dore leshuar.
5. Mos vrisni femijet per shkak te frikes se varferise.
6. Mos ju afroni imoralitetit.
7. Mos vrisni njeri me pa te drejte.
8. Mos abuzoni me pasurin e jetimit.
9. Mbajeni premtimet.
10. Jini te drejte kur te peshoni.
11. Mos ec ne ate per te cilen nuk ke dije dhe mos genje.
12. Largoju mendjemadhesise.
(El Isra 22 e ne vijim)
Kur Profeti Muhammed a.s. u kthye ne toke, dhe i tregoj njerezve se cfare kishte ndodhur dhe kur u tregoj mbi xhamin el Aksa, u kuptua se kjo eshte nje mrekulli qe mund ti ndodh vec se nje Pejgamberi, dhe keshtu filluan shume njerez qe te besojne profetin Muhammed a.s. si te derguarin e Zotit duke pranuar keshtu fene islame.
Gezim Kopani
1.Percjellet hadithi i cili tregon se Muhammedi a.s. gjate udhetimin ne naten e Isras shikon ne qiell nje person ulur. Ne anen e djathte te tije kishte disa shqiponja edhe ne anen e majte po ashtu disa shqiponja. Ky person kur shikonte ne anen e djathte buzeqeshte, ndersa kur shikonte ne anen e majte qante. Duke u kthyer nga une me pershendeti duke me thene: Mire se erdhe o Pejgamberi i drejte, mire se erdhe o djale i drejte. Une e pyeta Xhebrailin se kush eshte ky ? Xhebraili me tha: Ky eshte Ademi a.s. , shqiponjat qe jane ne te djahte dhe te ne majten e tij jane shpirtrat e djemve te tije. Ne te djthte jane ne xhennet, ndersa ate ne te majte jane ne xhehenem. per kete shkak kur shikon anen e djathte buzeqesh, e kur shikon anen e majte qane. (Muslimi, iman)