Rendesia e nates se mire Berat

Nata e bekuar e Berat eshte lajmetare e afrimit te muajit te bekuar Ramazan. Kjo nate bie ne muajin Shaban  , diten e 14 qe lidh diten e 15-te. Kjo nata quhet edhe si nata “Sak” qe do te thote nate e shpetimit per ato qe jane ne ibadete drejtuar Allahut xh.sh.

Transmetohet nga Muad bin Xhebel se Profeti Muhammed a.s. ka thene:Allahu i madheruar u shfaqet krijesave te tij naten e gjysmes se muajit Shaban, dhe i fale ata perveç mushrikut (Mushrik eshte personi qe i ben shok Allahut) dhe ai qe i mban inat (meri) tjeterit (vellaut etj).”

Ne nje trasmetim tjeter kemi se: “Nata e Miresise dhe Shpetimit dhe begatis eshte nata e 15-te e muajit Shaban. Ne kete nate Allahu xh.sh, i shpeton njerezit (qe i bejne ibadet Allahut) nga xhehenemi sa numri i qimeve te deleve te fisit Beni Kelb, por nuk i fal (nuk i shikon fytyrat) e atyre te cilet bejne shirk (ortak) Allahut xh.sh., dhe te atyre qe urrejne dhe benje armiqesi nda myslimaneve, e as te atyre qe shkepusin mardheniet me te afermit, dhe aq atyre qe mburen dhe jane mendjemedhenj, dhe as atyer qe nuk u bindet prinderve, dhe as atyre konsumojne haramin.”
(Buhari, et-Tergib vet Terhib, II, 118)

Disa e konsiderojne bidat shpikje naten e mire Berat ndersa disa te tjere thone se Allahu i xh.sh. ne fillimet e sures Ed Duhan flet per naten Berat. 
Allahu xh.sh. thote:
Ha.Mim. Pasha librin sqarues (te drejtes nga e kota). Ne e zbritem ate ne nje nate te bekuar, ne naten e Kadrit. Ne deshiruam t’u terheqi verejtjen, e njerezit te jene te gatshem. Ne ate nate zgjidhet cdo cesthje ne menyre te prere. ( Ed-Duhan 1-4)

Nata e mire e Beraetit bie ne 15 dite te muajit Shaban. Ne ajetin Kur’anor Allah xh.sh. e permend kete nate si nate Mubarek, e bekuar. Kjo nate eshte nate e pastrimit dhe i faljes. Sipas disa mendimeve kemi se;
“Para zbritjes se Kur’anit te madheruar ne toke, ka filluar te zbres deri ne qiellin e dynjas pikerisht ne naten e Berati, per te vazhduar me pas zbritjen ne token gjate muajit Ramazan pikerisht ne naten e Kadrit.”

Profeti Muhammed a.s. thote;

S’ka dyshim se ne naten e Beratit Allahu xh.sh. zbret ne qiellin me te afer me token dhe fal gjynahet (dmth i fal gjynahet personit qe i eshte drejtuar Allahut me ibadete)
(Tirmidhi)
Ndersa ne nje trasmetim tjeter kemi se Muhammedi a.s. ka thene:

Kalojeni naten e gjysmes se muajit Shaban me namaze (ibadete) ndersa diten me agjerim! Ate nate, pas perendimit te diellit, Allahu xh.sh. zbret ne qiellin e dynjas (tokes) dhe thote: “A ka ndonje qe kerkon falje, qe ta fal? A ka ndonje qe kerkon nga une dicka, dhe Une tia jap?! A ka ndonje qe kerkon sherim, dhe Une ta sheroj? dhe vazhdon keshtu deri ne mengjes.”
(Ibn Maxhe, Ikame fis-salat,191)

Kur e kan pyetur mbi arsyen e shtimit te adhurimit  gjate muajit Shaban Profeti Muhammed a.s. ka thene:

Ne naten e Beratit te gjitha veprat paraqiten para Zotit. Per kete arsye deshiroj qe veprat e mia te paraqiten tek Allahu teksa une jam agjerueshem.
(Nesaiu, Ebu Davudi)

Gjithashtu profeti Muhammed a.s. ka thene:

Ne naten e Beratit paraqiten para Allahut punet (krijesat) dhe i fal ato me perjashtim dy grupe njerezish;
a). Hipokritin
b). Ai qe vret dike me pa te drejte.”
(Ahmedi)

Cfare bente Profetit Muhammed a.s. naten e Beratit?

Aishja r.a. transmeton se ne naten e Beratit vjen Profeti a.s. ne shtepi.Qendron pak dhe pasi heq rrobat i vesh perseri dhe del. Une u merakosa dhe vendosa ta ndiqja nga pas.Ai shkoj afer varrezave dhe bente dua duke thene:
O Zoti im! Me ruaj nga denimi Yt.Me ruaj nga zemerimi yt. Dua brotjen tende. Ti je i Lavdishmi.…” E kur e pash kete u ktheva disi me nxitim ne shtepi. Me pas vjen Profeti Muhammed a.s. dhe me pyet; O Aishe! Pse po merr fryme keshtu? Ajo i tregon se cfare kishte bere. Me pas u ngritem me Muhammedin a.s. dhe filluam duke fal namaz deri ne mengjes.

Po ashtu profetit Muhammed a.s. ka thene:

Kur fillon nata e Beratit ne muajin shaban qendroni me ibadet, ndersa diten e asaj nate kaloni me agjerim.”
(Iben Maxhe)

Aishja  r.a. tregon se: 

Muhammedin a.s. nuk e kam shikuar te agjeroje muaj te plote pos muajin Ramazan, por s’kam pa qe te agjeroj me shume se ne muajin shaban.”
(Buhari)

Muhammedi a.s. thote: 

Agjerimi me i vlefshem pas muajit Ramazan eshte ai ne muajin shaban.”
(Tirmidhi)

Cila eshte duaja qe bente Profeti Muhammed a.s. ?

Transmetohet nga Aishja se kur filluam me Profetin Muhammed te falin namaz ai filloj te thote kete dua:

Lekad xhe-ekum Resulun min en fusikum Azizun Alejhima anit-tum Harisun Alejkum bil mu’minine Raufun Rrahim. Fi-in  tevelev fekul hasbijallahu la ilahe il-lahu alejhi tevekeltu ve huve Rabbul Arshil Adhim.

Muhammedi a.s. tha: Oj Aishe! A e mesove? 
Ju pergjigja: Po o Resullallah! 
Pastaj Profeti Muhammed tha; Atehere mesoju edhe tjereve.

Me pas Profeti Muhammed a.s. shtoj; “Kete lutje (dua) ma ka mesuar Xhebraili, madje me ka then  se duhet thene ne sexhde.

Per ta mbyllur po permend hadithin e Enes bin Malukut qe ka thene se Profeti Muhammed a.s. ka thene:

Secili besimtar ne qiell ka nga 2 dyer, prej njeres zbret furnizimi ndersa nga tjetra ngriten veprat e qe personi kryen.

Pergatiti:
Gezim Kopani
Hytbja: E xhumase ne Xhamine e Pukes.
Date: 01.07.2011