Nuk duhet prishur agjerimi duke vepruar keto pune

ilustrim

Transmetohet nga Ebu Hurejre se Profeti Muhammed a.s. ka thene:

Kush nuk e braktis genjeshtren dhe te vepruarit me te, ta dije se Allahu nuk ka nevoje qe ai te lere ngrenien dhe pirjen.” (Buhari)

Transmetohet nga Ebu Hurejra se Profeti Muhammed a.s. ka thene:
“Sa e sa agjerues ka qe nga agjerimi i tyre nuk perfitojne asgje vec urise. Sa e sa njerez ka qe falin namaz naten por nga namazi i tyre nuk perfitojne asgje vec pagjumesise.” (Ibn Maxhe)

Ne nje hadith tjeter Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Agjerimi eshte mburoje. Agjeruesi te mos sillet keq, te mos flas keq. Nese dikush niset te bej fjale (ose te ofendoj) ti thote dy here: Jam agjerueshem. Betohem ne Allahun i cili ka ne dore shpirtin tim, aroma e gojes se agjeruesit eshte me e kendshme te Allahu xh.sh. se aroma e miskut. Allahu xh.sh. thote: Ai robi im agjerues, e braktis per Mua ngrenien, pirjen dhe mardheniet intime (nga agimi deri ne aksham). Agjerimi eshte i Imi, prandaj vetem Une jap shperblim per te. Nje veper e mire shperblehete me dhjetefishin e saj (ne ramazan).” (Buhari, Sawm)