Agjerimi i muajit Ramazan eshte obligim per cdo mysliman. Agjerimi i Ramazanit eshte ibadet i cili behet vetem per hire te Allahut xh.sh., dhe se per te Allahu xh.sh. shperblen. Per shkakt te madheshtis se ramazanit, ka nga ata qe vazhdimisht bejne pyetje se kur eshte e lejuar nderprerja e agjerimit?
Personat qe plotesojne keto kushte nderpresin agjerimin e Ramazanit;
1.Udhetari qe ka bere mbi 90 km rruge.
2.Ai qe eshte i semure dhe qe ka frike se agjerimi perkeqson semundjen.
3.Ai qe eshte ne moshe te thyer nuk agjerojne por japin fidjen.
4.Grate shtatzene .
5.Grat qe kane femije per gjiri.
6.Nuk agjerojne grate qe jane me ciklin mestrual ose pas lindjes.
7.Ushtari qe eshte ne lufte.
8.Kur ndonje ka uri dhe etje te paimagjinueshme apo te paperballueshme.
9.Prishja e agjerimit per shkak te dhunes fizike
10.Per shkak te puneve te renda si psh, miniera, por keto dite ai i zevendeson
Vemendje! Te semuret me semundje te pasherueshme dhe te moshuarit ne moshe te thyer nuk agjerojne, por japin ushqim per te vaferit, dhe kjo per cdo dite , aq dite sa ka muaji ramazan. Kjo quhet fidje.
Allahut xh.sh. thote: “Jeni te obliguar per agjerim, dite te caktuara, kush eshte i semure prej ose eshte ne udhetim (e nuk agjeroi), ateere ai (le te agjeroj) me vone aq dite. Ata qe i rendon agjerimi (nuk mund te agjerojne), jane te obliguar per kompenzim, ushqim ditor i nje te varferi, nje i till qe ka vullneti i tij jep me teper (se sa ushqimi ditor i nje te varferi) ajo eshte edhe me mire perte. Mirepo , nese deshironi ta dini, agjerimi eshte me i mire per ju.”( El Bekare;184)
Gjithashtu Allahu xh.sh. thote: “…Kush prej jush e perjeton muajin ramazan, le te agjeroj, ndersa kush eshte i semure, ose ne udhetim le te agjeroj aq dite nga ditet e mevoneshme. Allahu me kete deshiron lehtesim per ju, e nuk deshiron veshtirsim per ju (te agjeroni ditet e lena me vone) qe te plotesoni numrin, te madheroni Allahun per ate se u udhezoi dhe qe ta falenderoni.” (El Bekare; 185)
Pyetjes se femijet a agjerojne, kemi fjalen e Profetit Muhammed a.s. qe thote: “Nuk shkruhen punet per keto kategori; ai qe fle derisa te zgjohet, personi me te meta mendore, per femijet derisa te arrijne moshen e pjekurise.” (Ebu Daudi, Tirmidhi)
Mirepo mire eshte qe gradualisht edhe femijeve te vegjel sipas moshes ti mesojme te agjerojne psh; 1 ore, duke u ritur pak me shume e keshtu derisa te arrijne moshen e pjekurise.
Pergatiti
Gezim Kopani