Dobija e sadakase

Sadakaja eshte ajo pune te cilen e bejne besimtaret mysliman duke u udhehequr nen shembullin e Profetit Muhammed a.s. Ndryshe nga Zekati , sadakaja eshte veper vullnetare per ate qe ka mundesi, por asnjehere nuk duhet lene pa dhene sadaka qofte edhe nje kokerr hurme.

Personi qe jep sadaka ruan vete, familjen , pasurin e tij etj, po ashtu edhe meleket e Allahut luten per te.

Ne hadithe Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Sadakaja e fshin gjynahun ashtu sikurse ujin qe shuan zjarrin.” (Ahemdi)

Ndersa ne nje hadith tjeter kemi ku Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Nuk ka dite qe ne toke te mos zbresin dy melek. Njeri thote: O Allah! Shtoja bereqetin atij qe jep sadaka per hatrin tend! Ndersa tjeteri thote: O Allah! Ky qe ka mundesi te jap por nuk jep ngase eshte dore shternguar, paksoja atij bereqetin apo pasurin (ose; shkaterroja).” (Buhari)

Ne nje hadithe Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Cdo njeri besimtar qe adhuron Allahun i cili ka dhene sadaka, Diten e Gjykimit do te jete nen hijen e saj teksa te tjeret jane duke dhene llogari.” (Ahmedi)

Nuk eshte e rendesishme sasia e dhenies se sadakas se sa nijeti i dhenies se sadakas. Pra njeriu le te jap sadaka nga ajo qe Allahu xh.sh. ia ka bere risk qofte edhe pak , cdo here duke mos e lene veten keq.

Allahu xh.sh. thote: “Me ate qe te ka dhene Allahu, kerko te fitosh boten tjerter (xhennetin) dhe mos le mangu ate qe te takon nga kjo bote, dhe ben mire ashtu sic te ka bere Allahu ty, e mos ben te keqia ne toke se Allahu nuk i do ata qe bejne keq (crregullime).” (El Kasas 77)

Profeti Muhamed a.s. ka thene: “Diten e Llogaris Allahu xh.sh. do ti flas cdo njeriu pa pasur nevoje e ndonje perkthyesi. Ate dite njeriu do te shikoj ne te djathte dhe do shikoj punet e tij, po ashtu edhe ne te majte. Do shikoje para dhe do shikoj xhehenemin (zjarrin), Prandaj ruajeni veten tuaj qofte edhe me nje gjysme hurme.” (Buhari)

Pergatiti

Gezim KOPANI 

 

Ne perpunim…