Nata e Kadrit eshte nata me e rendesishme e fese islame kjo per faktin se ne naten e Kadrit ka filluar zbritja e Kur’anit. Ne kete nate zbresin meleket e Allahut xh.sh dhe Meleku Xhebrail. Aq e rendesishme eshte nata e Kadrit saqe Allahu xh.sh. ka zbritur nje sure me emrin El Kader. Kader ka kuptimin e dickaje te rendesishme, dickaje me vlere te madhe po ashtu kuptohet edhe kohe ne te cilen percaktohen gjerat.
Allahu xh.sh. thote: “Ne e zbritem ate Kur’anin ne naten e Kadrit. E c’te beri ty te dijsh se c’eshte nata e Kadrit? Nata e Kadrit eshte me e rendesishme se nje mije muaj! Me lejen e Zotit te tyre ne naten e Kadrit zbresin meleket dhe shpirti (meleku) Xhebrail per secilen ceshtje. Ajo qe percakton Zoti eshte paqe deri ne agim te mengjesit.” (El Kader) (1)
Kur bie nata e Kadrit?
Nata e kadrit bie vetem ne muajin e Ramazanit. Profeti Muhammed a.s. ka treguar se ajo bie ne dhjete ditet e fundit te Ramazanit. Po ashtu edhe dijetaret islam thone: “Nata e Kadrit bie ne dhjete ditet e fundit te ramazanit.”
Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Kerkojeni naten e Kadrit ne dhjetediteshin e fundit te muajit Ramazan.” (Buhari)
Gjate udhetimit qe beri Profeti Muhammed a.s. ne naten e Israse dhe Miraxhit mesoi se Allahu i ka dhuruar besimtareve mysliman nje nate te begate. Pikerisht naten e Kadrit. Kur Muhammedi a.s. u kthye ne toke , ne muajin e Ramazanit filloj ta kerkoj naten e Kadrit duke filluar keshtu qe ne ditet e para, po ashtu edhe ne mesin e Ramazanit dhe teksa Profeti Muhammed a.s. e bete kete i vjen meleku Xhebrail dhe i thote: “O i Derguari i Allahut ate qe po kerkon ndodhet ne dhjete ditet e fundit te muajit Ramazan!” Pas kesaj Profeti Muhammed a.s. u tha shokeve: “Kerkojeni naten e Kadrit ne netet te ne dhjete ditet e fundit te muajit Ramazan.” (Buhari)
Pergatiti
Gezim KOPANI
_______
- Zbritja e Kur’anit te bekuar ka filluar na Levhi Mahfudhi ne qiellin e kesaj bote deri tek profetit Muhammed a.s. Zbritja e Kur’anit ka zgjatur rreth 23 vite.