Ne naten e Kadrit Muhammedi a.s. takohet me melekun Xhebrail

Nata e Kadrit eshte nate madheshtore. Allahu e ka vecuar nga te gjitha netet e tjera, madje nje sure ne Kur’an i ka vendosur emrin El Kader. Per shkak te rendesise se madhe qe mbart nata e Kadrit , Allahu xh.sh. thote: “Nata e Kadrit eshte me e rendesishme se nje mije muaj.” (El Kader, 03)

Ne naten e Kadrit ka zbritur Kur’ani i madheruar , dhe kjo deri ne qiellin e kesaj bote per te vazhduar zbritjen graduale per 23 vite deri tek Profeti Muhammed a.s.

Allahu xh.sh. thote: “Ne e zbritem ate (Kur’anin) ne naten e Kadrit.” (El Kader, 01)

Pikerisht ne naten e Kadrit kur Profeti Muhammed a.s. ishte 40 vjec, dite e hene , qe larguar nga shtepit dhe ishte vendosur ne shpellen Hira. Pikerisht ne kete nate i vjen meleku Xhebrail i cili zbret ajetet e para te Sures Alak , ku Allahu xh.sh. thote: “Lexo ne emrin e Zotit tend, i cili krijoi. Krijoi njeriun nga nje gjak i ngjizur (ne mitren e nenes). Lexo! Se Zoti yt eshte me bujari! Ai qe e mesoi (njeriun) te shkruaj me pende. I mesoi njeriut ate qe nuk e dinte.” (El Alak ; 1-5)

(Sipas transmetimit nga Aishja r.a.) Keshtu e pershkruan Profeti Muhammed a.s. kete moment: “E shikova Xhebrailin qe kishte zene horizontin dhe ne cdo ane qe shikoja, shikoja vetem ate. Me pas me kapi dhe me shtergoj fort, saqe mendova se po me del shpirti. Pastaj me leshoi dhe me tha: “Lexo!” Muhammedi a.s. i thote: “Nuk di te lexoj!” Pastaj e kapi perseri, e pastaj e leshoj dhe i tha: “Lezo!” Muhammedi a.s. i thote: Nuk di te lexoj! Perseri e kapi Xhebraili , dhe ne heren e trete e shterngoi, pastaj e leshoi dhe i thote: “Lexo, ne emerin e Zotit tend, i cili krijoi (cdo gje). Krijoi njeriun prej nje gjaku te ngjizur (ne mitren e nenes). Lexo ! Se Zoti yt eshte me bujari! Ai qe e mesoi (njeriun) te shkruaj me pende. I mesoi njeriut ate qe nuk e dinte.” (El Alak; 1-5) Pas kesaj Muhammedi a.s. si me nxitim iu drejtua shtepis. Kur arritu ne shtepi, u fut ne shtrat dhe i thote Hadixhes: “Mbulome! Pasi kaluan pak caste, Hadixheja pyet Muhammedin a.s. se cfare ka ndodhur? Muhammedi a.s. i tregon per takimin me Xhebrailin. Te nesermen Hadixheja sebashku me Muhammedin a.s. shkuan tek Vereka iben Neufel, i cili nuk besonte ne idhuj, dhe Hadixheja i thote se Muhammedi a.s. ka dicka per te te treguar. Pasi Muhammedi a.s. ia tregon ngjarjen, Veraka i thote: “Kjo eshte madheshti, ashtu sic i ka pas zbritur profetit Musa .a.s Sikur te isha me i ri, qe te kur te te nxjerrin nga vendlindja jote te te ndihmoja. Muhammedi a.s. i thote: Do me largojne nga vendi im? Vereka i thote: Po, kushtu ka ndodhur edhe me pejgamberet e tjere.

Ne nje version te ardhur nga Iben Hisham dhe Iben Is’hak kemi se Muhammedi a.s. ka thene: “Me erdh Xhebraili kur isha duke fjetur  dhe me tha: Lexo ! I thash: Cfare? Meleku me shterngoi dhe me leshoi dhe me tha perseri: Lexo! Une perseri i thash: Cfare te lexoj?Atehere meleku me tha: “(dhe i thote 5 ajetet e sures Alak) Me pas Muhammedi a.s. tha: E thash ate qe me tha. E pas kesaj meleku u largua nga une, dhe e ndjeja sikur ato fjale ishin te shkruara ne zemren time. Kur dola nga shpella degjova nje ze qe vinte nga qielli duke thene: “O Muhammed, ti je i Derguari i Allahut, une jam Xhebraili! E mbajta koken te ngritur nga qielli ta shikoja, ku shikova formen e tij (ketu ben pershkrimin), e qe thonte: “O Muhammed, ti je pejgamber i Allahut, une jam Xhebraili. Qendrova duke e shikuar, qendrova pa levizur, nuk shkoja as majtas as djathtas, dhe nga cdo ane qe shikoja, shikoja vec melekun xhebrail. Shikova Xhebrailin qe kishte zene horizontin dhe ne çdo cep qe shikoja, shihja ate.  Me pas me kapi dhe me shtrengoi fort, aq sa mendova se po me del shpirti. Perseri me tha: Lexo! I thash: Nuk di te lexoi! Me kapi kapi perseri dhe me tha: Lexo! I thash: Nuk di te lexoj! Ne heren e trete me tha perseri: Lexo! Dhe i thash: Cfare te lexoj? Cfare te them? Me pas meleku Xhebrail me tha: 

 “Lexo në emrin e Zotit tënd, i cili krijoi. Krijoi njeriun nga një gjak  i ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo, se Zoti yt është më bujari. Ai që i mësoi (njeriut) të shkruajë me pendë. I mësoi njeriut atë që nuk e dinte”. (Alak 1-5)

Madheshtia apo rendesia e nates se Kadrit nuk qendron vetem ne zbritjen e Kur’anit dhe se kjo nate eshte me vleshme se nje mije muaj, por edhe tek meleken te cilet zbresin ne kete nate aq sa numrin e tyre e di vetem Allahu xh.sh. dhe se kjo nate eshte percaktuese , caktohen gjerat, dhe eshte paqe, miresi deri ne agim, mengjes.

Allahu xh.sh. thote: “Me lejen e Zotit te tyre ne (ate nate) zbresin meleket dhe shpirti (Xhebrail) per secilen ceshtje. Ajo (qe percakton Zoti) eshte paqe deri ne agim te mengjesit.” (El Kader, 04-05)

Trasmetohet nga Ebu Hurejreh r.a. se Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Nata e Kadrit mund te tjete (eshte) ne naten e 27 ose ne naten e 29.” (Ahmedi)

Aq madheshtore eshte nata e Kadrit saqe Profeti a.s. ka thene: “Numri i melekeve ne kete nate (naten e Kadrit) eshte me i madh se sa numri i guralecave.” (Ahmedi)

Transmetohet se Profeti Muhammed a.s. sa here qe vinte muaji Ramazan nder te tjera thoshte: “Ne muajin e Ramazanit ndodhet nje nate, e cila ka vleren me shume se njemije muaj. Kush nuk perfiton nga miresia e saj i ka humbur te gjitha miresit qe ajo mbarte.” (Ahmedi, Bejhakiu)

Kur profeti Muhammed a.s. mesoj mbi madheshtin e nates se Kadrit filloj ta kerkoj ate qe me te filluar muaji i Ramazanit. Teksa Profeti Muhammed a.s. po kerkonte naten e Kadrit i vjen meleku Xhebrail dhe i thote: “Ate qe kerkon ndodhet ne dhjete netet (ditet) e fundit te muajit Ramazan.

Shume jane te mendimit se Profeti Muhammed a.s. e ka ditur se kur eshte nata e Kadrit dhe argument kemi transmetimin e ardhur nga Ubade ibnu Sami i cili tregon: “Ne ramazan, Profeti Muhammed a.s. doli per te na treguar se kur eshte nata e Kadrit. Rruges ai shikon dy persona (mysliman) qe po grindeshin me njeri-tjetrin. Dhe kur Profeti a.s. arrit tek grupi per tek i cili ishte nisur tha: “U nisa per tju treguar se kur eshte nata e Kadrit, mire po rruges filani dhe filani po grindeshin, prandaj e harrova se kur bie ajo (nata e kadrit), mirepo kjo ndoshta eshte me mire per ju...” (Buhari)

Mbi lutjet apo ibadet qe duhet bere ne naten e Kadrit, kemi hadithin e transmetuar prej Ebu Hurejre r.a. qe thote: “Kush ben ibadet, falet ne naten e Kadrit me besim dhe shprese (tek Allahu xh.sh), i falen gjynahet qe ka bere me pare.” (Buhari)

Nje rast rast Aishja r.a. i thote Profetit Muhammed a.s.: “Nese e qelloj naten e Kadrit (apo ne dhjete ditet e fundit te ramazanit) cfare lutje, cfare duaje duhet te them? Muhammedi a.s. i tha: “Thuaj Allahume inneke afuvun tuhibul afve, fafuanni” dmth “O Zot ! Ti je fales, e do faljen prandaj me fal mua!” (Ibn Maxhe etj.)

Pergatiti

Gezim KOPANI