Jeta e profetit Jusuf a.s. pj. 1

Profeti Jusuf a.s. eshte djali i Jakubit a.s. Profeti Jusuf a.s. eshte nje nder Profetet me te permendur, aq sa Allahu xh.sh. ka vendosur nje sure ne Kur’an me emrin Jusuf madje ka treguar gjeresisht ngjarjet qe kan ndodhur ne kohen e profetit Jusuf a.s.  Keto jane rrefimet me te bukura thote Allahu xh.sh ne Kur’an.

Allahu xh.sh. thote:
Ne me te shpaullur te ketij Kur’ani po te rrefejme (o Muhammed) me te bukrin rrefim, edhe pse para tij ishte nga te painfromuarit. (Perkujto) Kur Jusufi, bababit te vet i tha: O babai im! Une shikova (ne ender) njembedhjete yje dhe diellin e henen, i pash duke me bere mua sexhde!
(Jusuf, 3-4)

Babai i Jusift a.s. Jakubi kishte dymbedhjete djem (1) dhe me i njohuri , dhe pejgamber ka qene profeti Jusuf a.s.
Keshtu e ka permendur profeti Muhammed a.s. Jusufin a.s.:
Fisniku, i biri i Fisnikut, te birit te fisnikut, nga babai fisnik, eshte Jusufi, djali i Jakubit, e ky i Is’hakut, i cili eshte djali i Ibrahimit a.s., mikut te Allahut xh.sh.”
(Buhari, Ahmedi)

Ne moshe te vogel Jusufi a.s. shikon nje ender ne te cilen kishte shikuar njembedhjete yje dhe diellin e henen qe respektonin Jusufin a.s. (2) Kur u zgjua, gezimi e kishte kapluar, dhe ashtu me nxitim shkon tek babai i tij (Jakubi a.s) dhe i tregon endrren. Pasi Jakubi a.s. e degjon i kerkon Jusufit a.s. qe endrren te mos ia tregoj vellezerve.

“Tregohet se nje here nje hebre i quajtur Bustan el Jehudi pyet profetin Muhammed a.s. se si quhen yjet qe i ka shikuar ne enderr Jusufi te cilet ju perkulen atij? Muhammedi a.s. heshti nuk tha gje. Ngase nuk mori pergjigje hebreu u largua. Ne kete moment i vjen Xhebraili i cili i tregon emrat. Profeti Muhammed a.s. pasi mesoi emrat udheroj qe ta therrasin hebreun qe pyeti te cilit Muhammedi a.s. i tregoj keto emra: Xherjan, Et Tarik, Edh Dhijal, Dhulketefan, Kabis, Vethab, Amundan, El Fejlek, El Mesibeh, Ed Daruh, Dhulfer, Ed Dija, En Nuru. Hebreu tha: Pasha Zotin vertet keto jane emrat e tyre.”

Allahu xh.sh. thote:
Ai (Jakubi) tha: O biri im, mos u trego endrren tende vellezerve tu, se po te bejne ndonje dredhi, s’ka dyshim , djalli per njeriun eshte armiku i hapet.” (Jusuf, 05)

Pas nje kohe edhe vellezerit mesojne mbi endrren e Jusufit a.s. dhe dashuris se Jakubit a.s. ndaj Jusufit. Zilia e vellezerve sa vjen e shtohej. Shejtani kishte filluar te vendos ne zemrat e vellezerve te Jusufit a.s. urretje ndaj Jusufit , aq sa vendosen te bashkohen per te kryer hapa kunder tij duke filluar me babain e tyre. Ata thane se babai yne e do me shume Jusufin a.s. dhe vellan e tij Beniaminin se ne.

Allahu xh.sh. thote:
Ata qe pyesin per ndodhin e Jusufit dhe te vellezerve te tij, pati fakte (mbi fuqin e Zotit). Kur ata (vellezerit) thane: Pasha Zotin, Jusufi dhe vellai i tij , jane me te dashur te babai yne se sa ne, ndersa ne jemi grup (i fort). Vertet, babai yne eshte ne gabim.” (Jusuf, 7-8)

Tregohet se vellezerit e Jusufit a,s. si fillim vendosen qe ta largojne Jusufin a.s., por ky mendim u ndryshua aq sa ata vendosen mbysnin Jusufin a.s. Teksa po diskutonin mendimet e ndryshme se cfar duhet te benin me Jusufin a.s. tregohet se me i madhi i vellezerve i quajtur Rubil apo Jehudha tha: “Nuk duhet mbytur Jusufi por ta hedhim ne fund te ndonje pusi, pasi kjo eshte me lehte.”
Ndersa nje tjeter tha: Para se ta hedhim ne pus tia marrim Jusufit a.s. kemishen, ta lym me gjakun e nje kafshe dhe kur te kthehemi ne shtepi tia tregojme babait tone si argument qe Jusufin e ka ngrene uqerit.
Keshtu nje dite te gjithe ata u paraqiten para babait te tyre Jakubit a.s. dhe i kerkuan qe ta merrnin me vete Jusufin a.s. teksa kullosnin bagetit , keshtu edhe Jusufi a.s. do loze e do kenaqet. Por ne fakt vellezerit nuk kishin qellim defrimin e Jusufit a.s. por te realizonin planin e hedhjes se Jusufit a.s. ne nje pus uji.
Jakubi a.s. pasi u tha se e kam te veshtir te ndahem nga Jusufi a.s. qofte edhe per nje çast. Ata thane: Perse dyshon ne dashurin tone ndaj Jusufit? Ne atij i deshirojme vec te mira. Prandaj ne le Jusufin qe te vi me ne, te loz e te gezoje. Te sigurojme se ne do kujdesemi per te.(3) Jakubi a.s. u tha: Kam besim tek ju, por kam frik se do habiteni e do te harroni te kujdeseni per Jusufin a.s., e nese ndodh kjo do ta harroni diku e pastaj do ta haj ujku ate. Jusufi eshte i vogel, e nese ndodh kjo nuk do mund ta mbroj veten. Duke u betuar ata i thane: Pasha Zotin, ne e ha ujku, kur ne jemi kaq te fort, atehere me mire mos qofshim. Pasiqe ia mbushen mendjen babait te tyre, moren me vete Jusufin a.s.
Pasi e moren Jusufin a.s. me vete dhe menjehere pasi bene pak rruge dhe ishin disi larg shtepis, vellezerit filluan ta sulmojne me fjale Jusufin a.s. E qortuan madje edhe e ofenduan. Keshtu duke u larguar shume nga shtepia, vellezerit filluan ta zbatojne vendimin e tyre. Keshtu ata moren dhunshem Jusufin a.s. dhe e afruan prane nje pusi. Gjate kesaj kohe, ashtu i vogel Jusufi a.s. u bente thirrje vellezerve; cfare ju kam bere qe po silleni me mua keshtu? Jam vellai juaj! Kete qe po me beni nuk do e harroj, e do vije dita qe te takohemi. Por ata nuk e degjuar, ia hoqen kemishen dhe ashtu e hodhen ne pus.Ne kete moment Allahu xh.sh. urdheron meleket qe ne fund te pusit te vendosin nje gur ne te cilin Jusufi a.s. do qendroj e nuk do mbytet.
Vellezerit largohen nga pusi dhe kemishen e Jusufit a.s. e lyn me gjakun e nje kafshe, dhe ne mbremje u kthyen ne shtepi te merzitur, me lot ne sy e kemishen ne dore u paraqiten perpara babait te tyre i cili duke shikuar gjendjen e tyre i pyet: Cfare ka ndodhur? Ata i thane: Ndodheshim larg Jusufit dalluam ujkun, ne vrapuan por nuk arritem gje. Ujku e hengri Jusufin , por qe te na besosh te sollem kemishen e tij te pergjakur .(4) por u kujtua se nuk e kishin grisur ate dhe pasi nga larg treguan kemishen e fshehen. Keshtu ata ia mbushen mendjen babait te tyre edhe pse ai kishte dyshimet e tij, dhe keshtu me lot ne sy Jakubi a.s. me lutje filloj te lutet e ti kerkoj ndihme Allahut xh.sh.

Jusufi a.s. ne pus (bunar)

Nga anata tjeter, kur Jusufi a.s.(5) ndodhej Allahu xh.sh. i dergon melek te cilet e qetesojne, ia largojne friken duke e lajmeruar se Allahu xh.sh. do ta shpetoj nga situata ku ndodhej. Ashtu ne pus ai filloj ta lus Allahun xh.sh, ti kerkoj ndihme atij. Ndihma e Allahut erdhi.
Afer pusit kalon nje karvan i cili dergon nje person per te mbushur uj, teksa ai leshon koven thirri: Ejani, eshte nje dal ne pus! E nxoren Jusufin a.s. nga pusi e ushqyen. Pasi e pastruan shikuan nje femije shume te bukur e per  kete thane:
Nga ky mund te perfitojme dicka , keshtu ata e fshehen te karvani me qellim kur te arrisin ne qytet ta shisnin. Me te arritur ne qytet pra Egjipt nxjerrin Jusufin a.s. ne shitje me nje cmim shume te lir.
Aty paraqitet nje burr i cili e blen Jusufin a.s.. (6) Blersi i quajrut Aziz arriti ne shtepi sebashku me Jusufin a.s. dhe i thote bashkeshortes qe te kujdeset per te, se ndoshta mund te kemi te mira prej tij, edhe mund ta adoptojme si djel tonin.(7) Ne fakt ashtu ndodhi, Jusufi a.s. u be i njohur. Allahu xh.sh. i kishte dhene mundesi Jusufit a.s. qe te shpjekoj endrrat. Dhe kur u rrit Jusufi a.s. u beni njeri i respektuar, me dituri dhe urtesi te madh.(8)

Jusufi a.s. ne mosh madhore, sprova me zonjen e shtepise

Tregohet se duke u rritur Jusufi a.s. ai veçsa behej i bukur, aq sa me te nuk kishte te krahasur. Per kete Muhammedi a.s. ka thene: “…ne naten e Miraxhit takova profetin Jusuf a.s. te cilit i eshte dhene gjysma e hijeshise.”(9) Kjo bukuri filloj te ndikoj tek bashkeshortja e Azizit e cila deshiroj qe ta dergoj ne shtrat Jusufin a.s., por nuk e realizonte. Keshtu ajo cdo dite filloj te josh Jusufin a.s. per te arritur qellimin e saj, por Jusufi a.s. nuk ra preh e saj. Nje dite gruaja e Azizit ia mbylli Jusufit a.s. te gjitha dyert (10) dhe i tha: Ej ketu, (ja tek jam e gatshme per ty) Jusufi a.s. tha: “Allahu me ruajte, ai zoteriu im (burri yt) me nderoi me vendosjen te mire (me streoj, e si mund tia bej kete familjes se tij)?( Jusuf, 23)
Teksa bashkeshortja e Azizit mori kete pergjigje tregohet se ajo filloj ti afrohet Jusufit a.s., por Jusufi a.s. me nxitim ju drejtua deres per te dal, po ashtu edhe gruaja , porse Jusufi a.s. ishte me pare dhe ajo ngriti dore dhe ia grisi kemishen Jusufit a.s. dhe keshtu para deres u perballen me Azizin. Gruaja e Azizit (11) tha: Pervec burgut, apo te ndonje denimi te dhembshem, Cili mund te jete ndeshkimi i atij qe te tenton te demtoje familjen? Ne kete kohe Jusufi a.s. tha: Ajo mu versul mua! Nje person i cili shoqeronte Azizin nderhyn per ta gjykuar kete ceshtje si deshmitar. Deshmitari tha: “Nese kemisha e tij eshte grisur perpara, ajo ka thene te drejten, kurse Jusufi genjen, Por nese kemisha e tij eshte grisur prapa, atehere genjen ajo, kurse Jusufi thote te verteten. (Jusuf, 26-27)
Kur Azizi shikoj kemishen e Jusufit te grisur parapa tha: Kjo eshte dredhi e juaja, vertet kjo eshte dredhi e madhe, dhe ju drejtua Jusufit a.s. duke i thene: “Jusuf , largohu nga kjo!Ndersa ti (grua) kerko falje per kete mekat tendin, se vertet ti qenke fajtore.” (Jusuf, 28-29)
Edhe pse kjo kishte ndodhur, Azizi nuk e largoj Jusufin a.s. nga shtepia, dhe jeta vazhdoj. Ne qytet filloj te hapet lajmi. Keshtu nje grua nga grat e qytetit (nga grat e aristokrateve) thane; “Gruja e zoteriut (minister) i versulet marrezisht sherbetorit te vet, ata e kan kapluar ne shpirt dashurin,e ne jemi te bindura se ajo eshte ne humbje te qarte. (Jusuf, 30) Gruaja e Azizit i ftoj nje gosti dhe pas ushqimit u ofroi molle per te ngrene, e teksa grat te mbeshtetura per qef dhe teksa ato po qeronin mollet, gruaja e Azizit urdheroj Jusufin a.s. te hyje ne dhomen e tyre. Kur grat e pranishme shikuan bukurin e Jusufit a.s. , u mahniten aq sa nuk vune re se ne vend te mollave filluan te prisnin duart e tyre.
Allahu xh.sh thote: 
“Kur e shikuan ate (Jusufin) ato u trondidten dhe i pren duart e tyre e thane: Allahu i qofshim fale! Ky nuk eshte njeri, ky nuk eshte tjeter vetem se ndonje melek i lart.” (Jusuf, 31)
Gruaja e Azizit per ti treguar grave te tjera u tha: “Ja , Ky eshte ai per te cilin me qortuar mua, une ju dhash ati, por ai ruajt fort (me refuzoj).” (Jusuf, 32)
Aq cfare nuk prisej ndodhi, te gjitha grat e pranishme ju versulen Jusufit, secila per ta marr vet. Por Jusufi a.s. nuk i pranonte.(12)
Edhe pse bashkeshortja e Azizit u mbushi mendjen disa prej grave te parise, perseri lajmi u perhap edhe me shume. Populli filloj te flas shum keq per gruan e Azizit, filluan ta tallnin aq sa ajo nuk mund te dilte me nga shtepia. Keshtu nje dite i kerkoj bashkeshortit te saj qe ta ndeshkoj Jusufin a.s.

Pergatiti
Gezim KOPANI

__________
1.Rubil, Shimun, Lavin, Jehuz, Iz’har, Zabulo, Jusuf, Beniamin, Danë, Neftali, Xhadin, Eshir.
2.Me 11 yjet nenkuptohet vellezerit e Jusufit a.s. ndersa me diellin e henen, prinderit e Jusufit a.s.
3.Allahu xh.sh. thote: “Ai (Jakubi) tha: Une mallengjehem po te vije (Jusufi) me ju, edhe kam frike se do ta haje ujku, kur mungon kujdesi juaj per te. Ata (vellezerit e Jusufit) thane: Per Zotin , nese e ha ujku, e duke qene ne grup kaq i forte , atehere ne mos qofshim fare.” (Jusuf, 13-14)
4.Tregohet se vellezerit e Jusufit a.s. kishin harruar nje detaj, ai ishte mos grisja e kemishes.
5.Tregohet se ne kete kohe Jusufit a.s. mund te kete qene rreth 12 vjec.
6.Thuhet me nje cmim prej 20 dirhem.
7.Tregohet se Azizi ishte i paafte qe te kishte femije.
8.Allahu xh.sh thote: “Dhe e shiten ate (Jusufin) per nje cmim te vogel, per disa dirhem (mas argjendi) te numeruar, sepse ne mesin e tyre pati asish qe nuk lamuan (per cmim te larte). Ai qe e bleu nga Misiri (Egjipti) i tha gruas: Beni pritje te kenaqshme, se eshte shprese tia shohim hajrin ose ta adoptojme per femije. Ja keshtu (e shpetuam nga bunari), Ne i beme vend Jusufit ne toke (Egjipti), e qe t’ia mesojme atij shpjegimin per disa enderra. Allahu eshte mbizoterues i punes se vet, por shumica e njerezve nuk e din (fshetesin e ceshtjeve).” (Jusuf, 20-21)
9.Disa thone se Allahu xh.sh. bukurin e ka ndar ne dy pjese. Gjyshmen per njerezit dhe krijesat e tjera, ndersa gjyshmen profeti Jusuf a.s.
10.Shiko suren Jusuf , ajeti 23.
11.Ne ate kohe fjala Aziz nenkuptohej me minister, apo njeri me poste, e ne rastin konkret flitet se Azizi ka qen ne postin e ministrit te finances.
12.Profeti Muhammed a.s. ne lidhje me ruajtjen e nderit ka thene: “Shtat grupe njerezit do strehohen nen hijen e Arshit te Allahut, ate dite ku nuk do kete asnje hije tjeter, nder keto te shtat njeri eshte ai i ri qe eshte ftuar nge nje femer per te kryer akte te turpshme , e ai e refuzon ate duke i thene: Une i friksohem Allahut.”