Jeta e profetit Jusuf a.s. pj.2

Jusufi a.s. i kerkon Allahut xh.sh. mbrojtje, “duke kerkuar burgun”

Per shkak te bukuris qe kishte Jusufi a.s. grat filluan te mos e lejne te qete Jusufin a.s. Situata sa vinte e veshtirsohej. I ndodhur ne keto kushte Jusufi a.s. i beri nje lutje Allahut xh.sh duke thene:
O Zoti im! burgu eshte me i deshiruar per mua, se sa ate qe me ofrojne ato mua dhe nese Ti (Allah) nuk largon prej meje dredhite e tyre, une mund te anoj te ato e te behem injorant..” (Jusuf, 33)
Te gjithe filluan te flasin per ngjarjen dhe gruan e Azizit duke thene se si ajo eshte dhene pas sherbetorit te saj. Fjalet u shtuan aq shume saqe bashkeshortja e Azizit nuk mund te ekspozohej me ne qytet. E ndodhur ne keto kushte, ajo shkoj tek bashkeshorti i saj dhe i kerkon te ndeshkoj Jusufin.
Azizi pranoj propozimin e gruas se tij. Dhe ne keto kushte edhe lutja e Jusufit a.s. u pranua duke u larguar keshtu nga sprova e madhe.

Allahu xh.sh. thote:
Zoti i tij (Jusufit) ia pranoj lutjen atij dhe e largoi nga ai dredhin e tyre. Vertet Ai eshte qe degjon lutjet dhe di (situaten).” (Jusuf, 34)

Jusufi a.s. u denua, Tregohet se e vendosen Jusufin a.s. siper nje gomari, ku nga pas nje tallall ku thoshte: Se ky djal ka ngacmuar zonjen e shtepise ku ai ishte sherbetor dhe per kete ai do denohet me burg.
Tregohet se bashke me Jusufin a.s. u denuan edhe dy te ri te tjere. Ne burg ata u njohen me njeri tjeterin.
Nje nate teksa ato ishin ne burg, dy te rinjte shikojne nje enderr, te cilen ia treguan Jusufit a.s.
Njeri nga ata tha: Une enderrova se po shtrydhi (rrush per) vere.
Ndersa tjeteri tha: Une enderrova se po bart mbi koke nje buke nga e cila hanin shpeznet.
O Jusuf na shpjego pasi ne te vlersojme si shpjeguesi me i mire i endrrave.”(Jusuf, 36)
Jusufi a.s. u thote:
Sa here qe tju vije ndonje ushqim (enderr) une do tju pershkruaj (shpjegoj) ate para se te behet realittet. Kjo eshte nga ajo cfare me mesoi Allahu im . Une kam braktisur fene e nje populli qe nuk e beson Allahun as boten tjeter, e ata ishin jobesimtare.” (Jusuf, 37)
Gjate kohes qe Jusufi a.s. ndodhej ne burg ai adhuronte Allahu xh.sh. pervec kesaj ai filloj te punoj me dy te rinjte duke ua mesuar islamin.
Allahu xh.sh. thote:
Une ndoqa fene e prinderve te mij; Ibrahimit, Is-hakut, Jakubit. Neve nuk na takon t’i pershkruajme kurre nje send shok Allahut. Ky besim i drejte eshte dhurate e madhe  nga Allahu ndaj nesh dhe ndaj njerezve, por shumica e njerezve nuk ia dine vleren. O shoket e mi  te burgut, a eshte me mire te adhurohen zota te ndryshem apo Allahu, nje i Vetemi Ngadhenjimtar?Ata qe adhuroni pervec Allahut nuk jane tjeter vetem se emra qe pagezuat ju dhe prinderit tuaj. Allahu nuk shpalli ndonje fakt per ta, vendimi (ne ceshtjen e adhurimit) nuk i takon kujt, pos Allahut, e Ai urdheroi te mos adhuroni tjeter vetem Ate. Kjo eshte feja e drejte, por shumica e njerezve nuk e dine.” (Jusuf, 37-40)

Jusufi a.s. filloj te shpjegoj endrren dhe tha: Njerpi prej ju te dyve do ti jap te pije mbreterit ndersa tjeterit do te kryqezohet dhe zogjte do e hane duke filluar nga koka e tij. Kur njeri nga ata e degjoj kete shpjegim tha: Endrra nuk ishte keshtu!
Jusufi a.s. i thote: Kjo eshte keshtu dhe se ka marr fund.

Allahu xh.sh. thote:
“O shoket e mij te burgut! Njeri prej ju dyve do ti jape te pije vere zoteriut te vete, e tjeterit do te varet, kurse shpezet do te hane nga koka e tij. Cesthja  per te cilen kerkuat shpjegim, ka marr fund keshtu.” (Jusuf, 41)
Jusufi a.s. i kerkoj njerit perj te rive , i cili do ti sherbente nje mbreti qe ta permend emrin e tij kur ai te jete sherbyes i mbretit me qellim qe Jusufi a.s. te dal nga burgu.

Allahu xh.sh. thote:
E atij per te cilin besonte se eshte i shpetuar i tha:” Me perkujto mua te zoteriut yt. 
                                                                 (Jusuf, 42)

I riu doli nga burgu dhe ndodhi ashtu sikurse Jusufi a.s. ia kishte bere shpjegimin. Ai filloj pune te mbreti, por ai harroj ate cfare i kishte kerkuar Jusufi a.s. dhe per kete Jusufi a.s. mbeti ne burg(1) disa vjet. (Jusuf, 42)

Jusufi a.s. behet i besueshmi i mbretit

Per shkak te dituris, besnikeris etj, Jusufi a.s. behet i besuari i mbretit. Jusufi a.s. i kerkon mbretit ta caktoje pergjegjes te depove te shtetit pasi do i menagjoj ashtu sic duhet, per shkak te dituris qe Allahu xh.sh me ka dhene.(2)

Allahu xh.sh. thote:
Ai (Jusufi) tha: Me cakto mua pergjegjes te depove te vendit, une jam besnik i dijshem.” (Jusuf; 55)

Mbreti ia pranoj kerkesen pasi kishte shume besim ne te. Tregohet se nje dite mbreti i thote Jusufit a.s.: “O Jusuf, mua nga pushteti im nuk me ka mbetur gje tjeter vecse vendi ku ulem.”
Sipas Muhammed bin Is’hakut kemi se mbreti i Egjipti kishte deshmuar para Jusufit a.s. pranimin e fese islame.(4)

Allahu xh.sh thote:
Dhe keshtu Ne Jusufit i dhame pozite ne vend (ne Egjipt) zinte vend aty ku deshironte. Ne e pajisim me te mirat tona ate qe duam e Ne nuk ua humbin shperblimin punemiereve.” (Jusuf; 56)

Shtat vite prodhim te bollshem , Jusufi a.s. menagjoj ashtu sic duhet duke depozituar ushqim te konsiderueshem, aq sa ne kohe e skamjes Egjipti fal zgjuarsis dhe menagjimit te Jusufi a.s. u be qendra e furnisimeve ushqimore.
Per shkak te popullaritet te madh, njerezit filluan ta vlerson si udheheqesin  e tyre .
Disa thone se;  ne kete kohe mbreti i kishte shprehur deshiren e tij per ta martuar Jusufin a.s. me nje grua te njohur, e cila ishte pikerisht gruaja e vezirit te tij.
Ne shenimet e librave islame thuhet se Jusufi a.s. u martua me Zylejhan pasi asaj i vdiq burri, dhe ne vend te tij vendos Jusufi a.s..
Thuhet se bashkeshorti i Zylejhas nuk mund te kryete mardhenie me gra, dhe ajo ishte e virgjer.(3)

Tashme skamja kishte kapluar njerezimin, sebashku me te Palestinen, pikerisht vendi ne te cilin jetonte babai i Jusufit a.s. Jakubi a.s.
Per shkak te skamjes, cmimet ishin rritur kudo pervecse ne Egjipt. Per shkak te kesaj te gjithe i kthyen syt nga Egjipti (5) Nder karvanat qe mbriten ne Egjipt ishin edhe vellezerit e tij. Me ti dalluar Jusufi a.s. i njohu ato, ndersa ato jo.

Allahu xh.sh. thote:
Dhe pas nje kohe vijne vellezerit e Jusufit e hyne tek ai, e ai i njohti, ndersa ata nuk e njihnin.” (Jusuf; 58)

Vellezerit paraqiten tek vendi ku behej shitja dhe me vete kishin mall me qellim shkembimin me ushqim. Ne keto momente Jusufi a.s. filloj ti pyeste se nga vinin, te kujt ishin, i pyeti edhe per vellezerit etj. Pasi ata shprehen kerkesen e tyre per ushqim, Jusufi a.s. i furnizoj me ushqim me shume se sa ata kerkuan,duke u dhene ushqim persecilin, dhe ne fund u tha: “Me sillni vellain tuaj prej babait, vellaun e vogel

Allahu xh.sh. thote:
E pasi i furnizoi me te gjithe artikujt e nevojshem (me bare drithi per te cilin kishin adhur etj) u tha: Me sillni nje vella tuajin qe e keni nga baba, a nuk e vereni se une vertet u plotesoj barren dhe se une jam mikepritesi me i mire.” (Jusuf; 59)

Kur Jusufi a.s. shikoj tek vellezerit e tij habin e kesaj kerkese u tha:
Nese nuk ma sillni vellaun qe u thash, Ju nuk do te merrni tek une me ushqim (drith etj) dhe mos iu afroni vendit tim.” (Jusuf; 60)

Pas kesaj Jusufi a.s. , u larguar dhe u tha puntoreve qe: Pa iu vene re drejtuesit e ketij karvani, ju duhet te fusni ne thaset e drithit ushqimin qe ato kan sjell per shkembim.
Allahu xh.sh. thote:
Ai (Jusufi) djlemoshave te tij sherbetore u tha: “Venie mallin e ttre (barren qe kishin sjelle per te blere drith) ne barret e tyre , ashtu qe kur te kthehen te familja e tyre (t’i hapin) ta njohin, e ndoshta do te thehen serish te ne.” (Jusuf; 62)

Arsyeja e kesaj levizje ishte se Jusufi a.s. e dinte fort mire se babai i tij, Jakubi a.s. nuk do te hante nje ushqim i cili nuk eshte paguar, dhe per kete shkak Jakubi a.s. do te dergoj edhe nje here djemt etij.

Kur u kthyen ne shtepi , djemt i thane Jakubit a.s.
“O baba, kete here u furnizuam, por nese hera e dyte eshte me kusht qe te marrim vellan tone Benjamin  per ndryshe ata nuk do na japin ushqim pasi keshtu kerkuan ata qe ne te marrim edhe vellan tjeter, ne o baba te premtojme se nuk do i bejme gje Benjaminit.”(Shiko suren Jusuf; 63)
Ne mosh te thyer, i verber Jakubit a.s. iu kujtua dhimbja e tij per Jusufin a.s. dhe thuhet se ne kete caste ka thene: O Jusuf, o pikellimi im, vuajtja ime!  Dhe me pas u thote djemve:

Tju besoj sic ju kam besuar edhe me pare per vellaun tuaj Jusufin?
Gjate kesaj bisede ata po i tregonin babait te tyre furnizimin qe kishin marr. Teksa po benin keta  u del edhe malli i tyre. Djemt te gezuar thane: Cfare te kerkojme me shume se kaq, pra ta plotesojme kerkesen e vezirit, prandaj ne duhe te marrim me vete Benjamin qe te sigurojme ushqim per familjen. Prandaj mos keni merak pasi ne do e ruajme Benjaminin.
Jakubi a.s. u tha: Ne asnje menyr nuk e pranoj kete derisa te me jepni besen ne Allahun qe do ma ktheni, pervecse ndodh dicka e papritur e qe nuk eshte ne doren tuaj e nuk mundeni. Ata u betuan , e ne kete rast Jakubi a.s. tha: “Allahu eshte garantues per kete qe dakortesuam.”(6)
Pas kesaj Jakubi a.s tha: ” Bijt e mij, mos hyni ne Egjipt per nje dere, po hyni neper dyer te ndryshme. une nuk mund te largoj prej jush asnje send nga caktimi i Allahut, vendimi nuk eshte i tjeterkujt vetem i Allahut, vetem Atij iu kam mbeshtetur dhe vetem Atij le t’i mbeshteten ata qe besuan.“(7)
Pasi kaloj nje kohe, dhe pasi moren keshillat e tyre, vellezerit moren me vete edhe Banjaminin, Keshtu te njembedhjet vellezerit arriten ne Egjipt duke hyre ne porta te ndryshme.
Kur u paraqiten para Jusufit a.s. , ai i ndau vellezerit nga dy persona ne nje dhome ndersa Benjaminin e mbajti vete. Kur te gjithe u vendosen neper dhomat e tyre, Jusufi a.s. filloj te perqafoj Benjamin te cilin prej rreth 20 vitesh nuk e kishte takuar. Benjamini u habit, por ne keto çaste me gezim te madh Jusufi a.s. i thote vellaut te tij:

Allahu xh.sh thote:
Une jam vellai yt, mos u pikello per ate qe ata vepruan.” (Jusuf; 69)

Sic kishte vepruan heren e kaluar, edhe kete here Jusufi a.s. mendoj te bej dicka. Keshtu te nesermen furnizon me ushqim vellezerit, por se tek ngarkese e Benjaminit , Jusufi a.s. fut nje gote.(8)
Pasi u larguan , ushtaret u vun pas tyre duke u thene: Ju jeni hajdut. Djemt thane: Cfare u ka humbur? Ushtaret thane: gotet e mbretit, e kush e gjen ate ka shperblim nje deve te mbushur me ushqim. Vellezerit e Jusufit thane: Per Allahun, ju e dini se ne nuk kemi ardhur te bejme veprime te tilla dhe se nuk jemi hajdut apo vjedhes. Ushtaret thane: Cili eshte denimi nese ju genjeni? Ata thane: Denimi eshte per ate ne ngarkesen e te cilit gjendet gota qe ju kerkoni, dhe ai te mbahet peng.(9) Kjo ishte sipas ligjeve ne Palestinen e Jakubit a.s. ndersa ne Egjipt hajduti vritej.
Pas kesaj pergjigjeje ushtaret filluan te kontrollojne , por kur arriten tek ngarkesa e Benjaminit ushtaret gjeten goten.
E gjithe kjo ishte nga veprimet e Jusufit a.s. qe i mesoj nga Allahu xh.sh per te mbajtur vellan e tij Benjaminin.
Vellezerit nuk e lan vetem Benjaminin dhe te gjithe u paraqiten tek Jusufi a.s. Pasi ushtaret treguan  ngjarjen, si dhe duke ditur ligjin e Egjiptit, vellezerit e Jusufit ju drejtuan vezitit (Jusufit):
O minister, kemi vene re se je bamires, Benjamini e ka babaen plak dhe se e ka pikt te dobet, prandaj merr nje prej nesh.
Jusufi a.s. tha: Allahu na ruajt, si te marrim ate tjeterin ne vend te atij te tek i cili eshte gjetur gota, nese do veproj keshtu atehere me te vertet do ishim te padrejte.(10)
Pasi vun re se nuk e binden ministrin (Jusufin) than te pakte ti lutemi ate qe te mos na kthen me duar bosh. Ata thane: Vendin tone e ka goditur skamja, po ashtu edhe familjen tone, prandaj na furnizo se Allahu i shperblem dhenesit. Jusufi a.s. duke shikuar hallin dhe situaten ku ndodhe vendos tju tregoj te verteten.
Jusufi a.s. u tha: Nuk ju kujtohet cfare keni bere me vellan tuaj Jusufin? Ata u habiten e thane: Mos valle ti je Jusufi? (11)
Jusufi a.s. tha: Po, une jam Jusufi, e Benjamini eshte vellau im. Allahu na dhuroj shpetimin. Ata qe ruhen nga mekatet dhe jane te devotshme, Allahu e shperblen. Allahu kurre nuk ia humb shperblimin atyre qe bejne pune te mire.
Vellezerit thane: Pasha Allahu, Allahu ty te ka ngritur mbi ne dhe ne paskemi qene vertet te gabur.
Jusufi a.s. u tha: Sot nuk ka qortim kunder jush, Allahu ju falte juve; Allahu eshte me Meshiruesi i Meshiruesve!(12)
Malli te cilin e kishte kapluar Jusufin a.s. beri qe ai tju jap vellezerve kemishen e tij duke u thene:
Shkoni me kete kemish dhe ferkoni me te fytyren e babaijt tim pasi atij do i kthehet te shikuarit e syve e pastaj ejani tek une me gjithe familjen time.(13)

Jakubi a.s. ndjen eren e Jusufit a.s.

Ashtu te gezuar vellezerit e Jusufit a.s. nisen per ne Palestin. Menjehere sapo vellezerit e Jusufit a.s. largohet nga qyteti i Egjiptit, Jakubi a.s. teksa po qendronte ne shtepi tha: Une po ndjej eren e Jusufit. Jakubi nga gezimi filloj te ngrej zerin duke thene Une ndjej eren e Jusufit. Familja i thote; Ti e di qe  Jusufi ka kohe qe ka vdekur. Jakubi a.s. vazhdonte te thonte te njejten gje, aq sa u tha familjareve: Mos me thoni se jam cmendur, pasi me te vertet une ndjej eren e Jusufit.

Allahu xh.sh.thote:
Vertet po ndiej eren e Jusufit...” (Jusuf 94)

Kur arriten djemt e Jakubit a.s. ne shtepi, ata i treguan se cfare kishte ndodhur dhe nder te tjera i thane: “Jusufi eshte gjall, dhe ai na dha kete kemish, me te cilen duhet te ferkoni fytyren tuaj pasi do ju kthehet shikimi, dhe se kerkon nga ne qe te shkojme tek ai , si familje
Ne keto momente Jakubi a.s. me gezim te madh u tha: A nuk ju kam thene qe une di nga Allahu ate qe ju nuk e dini?(14), Djemt thane: Me te vertet ne kemi qene gjynahqar, prandaj o babai yne lute Allahun xh.sh qe te na fal gjynahet tona! Jakubi a.s. tha: Do e lus Allahu qe tju fal gjynahet. Allahu eshte Fales dhe Meshireplot.
Jakubi a.s. beri ashtu sic kishte kerkuar Jusufi a.s. duke ju rikthyer shikimi dhe duke shkuar sebashku me familjen ne Egjipt. Kur ariten ne Egjipt dhe u paraqiten tek Jusufi a.s., dhe sapo e shikuan te gjithe u ulen ne perkualen atij (ne formen e sexhdes), duke perfshire baban dhe nenen e tij dhe vellezerit e tij.
Jusufi a.s. i thote babait te tij Jakubit a.s.: O babai im! Ky eshte shpjegimi i endrres time qe te kam pas treguar.(15)
Per shkak te bashkimit dhe gezimit dhe falenderimit ndaj Allahu xh.sh , Jusufi a.s. ka bere kete dua e cila eshte nder lutjet me te bukura e me te njohura:
O Zoti im! Ti me ke dhene mua pushtet, me mesove mua komentimin (shpjegimin) e enderrave; o Krijues i qiejve e tokes, Ti je kujdestar imi ne kete bote dhe ne boten tjeter (Ahiret), me ben te vdes mysliman dhe me bashko me te miret.” (Jusuf; 101)

Tregohet se profeti Jusuf a.s. pas vdekjes se babait te tij ka jetuar edhe rreth 23 vjet, ka vdekur rreth moshes 80 e ca vjec.

Pergatiti
Gezim KOPANI

___________
1.Tregohet se Jusufi a.s. mbeti ne burg edhe per 7 vite te tjera.
2.Thuhet se mosha e Jusufit a.s. ne kete kohe ishte rreth 30 vjeç.
3.Nga kjo martese Jusufi a.s. u shtua me dy djem, Efraim dhe Mansui.
4.Thuhet se ky mbret quhej Rejjan bin Velid.
5.Tregohet se Jusufi a.s. per cdo tregtar qe vinte u shiste vetem nje sasi te caktuar gruri apo dritheri me qellimin shmagjen e abuzimeve qe mund te benin tregtaret.
6.Lexo suren Jusuf nga ajeti 64-66
7.Kjo keshill erdh nga Jakubi a.s. qe ata te ruhen nga syri i keq.
8.Surja Jusuf, ajeti; 70
9.Surja Jusuf, ajeti 71-75
10.Jusuf 78-79
11.Jusuf 88
12.Jusuf 92
13.Jusuf 93
14.Shiko suren Jusuf
15.Tregohet se Jakubi a.s. pasi u bashkua me Jusufin a.s. ne Egjipt ka jetuar me Jusufin a.s. edhe rreth 24 vjet, dhe kur nderroj jete Jakubi a.s., djali i tij Jusufi a.s. e varrosi ate afer varrit te babait te tij Is’Hakut a.s. pasi kjo ka qene kerkesa e vete Jakubit a.s.