Sofra e Perjetesise ne xhennet

Ebu Is’haku transmeton prej Harithit se Aliu ka thene se profeti Muhammed ka treguar: “Kur banoret e xhennet te jene bere banor te tij, do u shkoj meleku i cili do u thote: Allahu xh.sh. ju urdheron qe ta vizitoni. Banoret e xhennetit do mblidhen , ne kete kohe Allahu xh.sh. do urdheroj Profetin Davud a.s. qe te kendoj me zerin e tij te bukur tespih e tehlile dhe me pas do te shtrohet Sofra e Perjetesise. Te pranishmit than: O i Derguari i Allahu cfare eshte Sofra e Perjetesise? Muhammedi a.s. tha:
-“Ajo eshte nje sofer ku nje kend  apo nje cep i saj eshte me e gjere se largesia mes lindjes dhe perendimit. Aty do te ushqehen , do te pine dhe do te vishen dhe me pas banoret do te thone: Nuk ka mbetur asgje tjeter vecse te shohim fytyren e Zotit tone!Atehre Allahu xh.sh do tu zbulohet atyre dhe ata (banoret) do bien ne sexhde.”

Ndersa ne trasnmetimit tjeter qe vjen prej Xheririt dhe Suhejbit , e Enesit, dhe Ebu Hurejres, po ashtu dhe Ebu Muses dhe Ebu Seidit kemi se Profeti Muhammed a.s. ka treguar:
“Banoret e xhenneti do degjojne thirresin qe u thote: O Banore te xhennetit! Zoti juaj kerkon qe ju ta vizitoni, prandaj ngrihuni. Ato do te thone: Degjuam dhe u bidem. Banoret do ngrihen shpejt  qe te pergatititen per vizite, kur papritur afrohen disa deve te pergatitua enkas per ta dhe do te zene vend mbi shpinat e tyre duke nxituar derisa te arrine te nje lugine e hapur dhe e gjere , vend i caktuar per takim. Kur thirresi te mos kete lene kend pa e njoftuar Allahu do te urdheroj qe te sillet karrigia e Tij, e cila do te vendoset atje e me pas per ta do te sillen minbera me shkallen me te ulet dhe asnjeri prej tyre nuk eshte i ulet do te ulet mbi dunat e miskut dhe nuk do te mendonje se jane ulur mbi karrige. Kur te gjithe te kene zene vendet e tyre, do degjojne thirresin qe thote: O banore te xhennetit, ju keni marr nje premtim prej Allahut dhe Ai deshiron tjua realizoje ate. Banoret do thone: Cili eshte premtimi? A nuk na shperbleu, nuk na i zbardhi fytyrat, ne vendosi ne xhennet e na shpetoj nga zjarri? Ne kete kohe, papritur do i mbuloj nje drite e cila do ndricoj xhennetin. Banoret do ngrej kokat e tyre e do shikoje Allahun xh.sh. Allahu xh.sh. do u thote:
“O banore te xhennetit! Es Selamu Alejkum (Paqja qofte mbi ju) Kjo pershendetje nuk mund te kthehet me mir se me fjalet: Ve Alejkum Selam! Allahu xh.sh. do tu shfaqet, do te qesh e do tu thote: Ku jane roberit e mi qe me jane bindur ne fshehtesi edhe pse nuk me kan shikuar? Kjo eshte dita e Teprices dhe te gjithe do te bashkohen ne nje fjale te vetme ku thone: “Ne jemi te kenaqur prej Teje e shpresojme qe edhe Ti je i kenaqur prej nesh! Allahu xh.sh. thote: Nese nuk do isha i kenaqur nuk do ju vendosja ne xhennetin tim.”(Hadithi vazhdon)

Pergatiti
Gezim KOPANI