Urime te gjitheve per fillimin e punimeve per ndertimin e xhamise se vjeter te Koder Hanit Puke!
Se shpejti qyteti i Pukes do zbukurohet me kete xhami e cila sipas te dhenave eshte e vjeter rreth 400 vjeçare duke datuar keshtu rreth vitit 1523.
Mejtepi i pare qe eshte hapur ne rrethin e Pukes ishte pikerisht pran kesaj xhamie nga ku doli hoxha i pare pukjan Hoxhe Puka ose Dizdari per te vijuar me imam Beqir Laçin etj.
Perveç figurave islame ky Mejtep nxori edhe figura te tjera si; Ismail Isuf Laçi Kajmekam ne Kaçanik te Kosoves, Ismail Osman Laçi kryetar i Mexhlisit (kuvendit) Puke.
Sipas te dhenave xhamia ka pasur minare me nje sheref, ndersa brenda saj ka qene e shtruar me derrasa po ashtu edhe tavani dhe mimberi ka pasur vepra arti etj.
Perveç Mejtepit prane xhamise ka pasur Imarat dhe sherbime te tjera. Xhamia e Koder Hanit eshte shermbur 3 here po aq here eshte rindertuar. Vendbanimi me i hershem i qytetit te Pukes eshte xhamia e Koder Hanit.
Pas marveshjes dhe procedurave te mbeshtetura nga Komuniteti Mysliman i Shqiperise dhe Myftinia Puke u be e mundur qe Xhamia e Koder Hanit te ndertohet fal mbeshtetjes se popullit Kuvajtian, Fondacionit Miresia per te cilet shpreh mirenjohjen time.
Me lejen e Allahut xhamia do ndertohet brenda nje kohe te shkurter. Xhamia do kete minare me sheref, do kete mihrab dhe mimber. Nje dhomez e cila do perdoret per sherbime te caktuara, abdes’hane etj. Kati i dyte do jete per grate, dhe e gjithe xhami do kete kapacitet per rreth 170 persona.
Gezim KOPANI