Jeta e Jemin Ramadan Kopani 1921-1982

Jemin Kopani (1921-1982)

Jeta e Jemin Ramadan Kopani 1921-1982

Jemin Kopani ka lindur me 19 shtator 1921 ne fshatin Meçe te Pukes.  Babai i Jeminit eshte Ramadani (Ramadani eshte djali i Manit, Mani i Islamit, Islami i Nezirit, Neziri i Imerit, Imeri i Musës),(1) ndersa nena Zojë (bije prej fshatit Iballe).
Rreth moshen 10 vjeçare Jemini ashtu sikurse babai i tij Ramadan Mani u regjistrua ne Mejtepin e xhamise se fshatit Kabash, Puke. Jemini sebashku me Bajram Isuf Lluken e te tjere ndoqen mesimet ne kete Mejtep deri ne moshen 15 vjeçare ku mesues kan pasur imamin nga Kosova Sadik Prishtina (2).

Nxenesit e fshatit Meçe Puke ne Mejtepin e fshatit Kabash-Puke. Fotografi e vitit 1935

Ne vitin 1942 Jemini u martua me Haven (3) e cila eshte vajza e Idriz Xhaferit nga fshati Lajthize e Pukes. Nga kjo martese linden femijet; IsheQazimMineFatimeXhevdet dhe Xhemalie.

Have Kopani (19.08.1925 – 08.10.2010)

Pasi Jemini perfundon ushtrine ne vitin 1947-1948 me mbeshtetjene Ali Hasan Furrikut punesohet ne “Ndermarrjen e Sharrave” Fushe-Arrez. Ne kete ndermarrje perveç Jeminit punonin dhe bashkefshatar te tjere si: Ali Hasan Furriku, Mus Zeneli, Shaban Murreci, Osman Meçi etj.
Me pas Jemini ka vazhduar punen ne “Stabilimentin e Krrabit (Mide)” te Pukes ku ka punuar si specialist ne mprehjen e sharrave.
Pas nje semundje te rende me 09 maj 1982 ne moshen 61 vjeçare Jemini nderron jete dhe ceremonia mortore u zhvillua ne fshatin Meçe, Puke. Sherbimet fetare u kryen ne menyre te fshete (4) nga Selmi Baftija dhe Adem Haxhia (Kopani). Jemin Ramadan Kopani u varros tek varrezat e Qafë  Cinës (Kujë Cinë) Meçe, Puke.(5)

Pergatiti
Gezim KOPANI

_________
1. Familje e dal nga fisi i Kabashit
2. Nga nje fotografi e bere nxenesve te Mejteptit te xhamise Kabasht ne vitin 1935 dallohet Jemin Ramadan Kopani dhe nxenesit e tjere. Nga e djathta lart: Bajram Isref Arifi, Bajram Isuf Llukaj, Rexhep Cina. Poshte nga e majta; Ali Hasan Furriku, Jemin Ramadan Kopani, Sadik Adem Gjura dhe Brahim  Tahir Lluka
3. Hava eshte vajza e Idrizit dhe e Bjeshkes (bije nga fshati Kabash i Pukes), nga fshati Lajthize Puke. Hava ka lindur me date; 19.08.1925 dhe ka vdekur me date; 08.10.2010. Seremonia mortore u zhvillua ne Tirane ndersa ceremonia e sherbimeve fetare dhe varrimi u ben ne varrezat e Tufines, Tirane.
4. Falja e xhenazes u krye ne menyre te fshehte per shkak se regjimi komuinist i asaj kohe kishte ndaluar te gjitha ceremonit fetare.
5. Te dhenat e ketij materiali u mundesuar nga arkivit i familjes i vene ne dispozicion nga djali i Jeminit Qazim Kopani

Jemin Ramadan Kopani me nje pjese te familjes se tij , vite me pare