Shkrim i vitit 1942 bere ne revisten Kultura Islame nga Rexheu Çakçiri
I vemi burrim i Qyteterimit, Shoqerise dhe shumezimit te races njerezore eshte martesa. Ne qofte se nuk egziston formim familje e ne qofte se nuk ka familje nuk ka relacione njerezore, nuk ka fare e fis dhe as qyteterim.
Sa me teper ne kohen e rinise qe te jete martesa aq me e dobishme dhe morale ka me qene per mbarvajtjen dhe zhvilimin e njerezimit.
Dashuria reciproke midis burrit e gruas nuk rrjedh nga pasioni i disa sekondave, por nga bashkimi i perheshem. Dashuria e mashkullit e femres dhe e femres me mashkullin zhvillohet vetem me anen e marteses e cila se pari shtrihet ne dashurin e femijeve, te far e fisit dhe ne dashurin te krejt njerezimit.
Shtepia ose femija eshte stacioni ma i pare ku njeriu meson sesi me dashuruar e me u sherbue te tjereve, pa dyshim ajo eshte vatra e edukimit, mbasi atje njeriu merr mesimet e para mbi detyrimet dhe pergjegjesirat qe i ngarkohen, aty njeriu meson se si me resketu te drejtat e te tjerve.
Per çudi vihet re se disa i largohen marteses tuj pelqy jeten beqare. Jeta beqare nuk esshte nje jete e qete sic mendojne disa: por eshte nje shkatrim si nga pikpamja morale ashtu edhe shendetesore dhe financiare. Sipas statistikave te bera: Burgjet e çmendimnat jane te mbushuara prej beqareve, pra kuptohet se beqaret jane ate qe bejne me teper krime, prandaj martesa eshte mjeti ma i mire per me shpetuar prej ketyre fatkeqsive.
Pse pra martesa ndalon krimet?
Sepse relacionet morale dhe sociale te beqareve jane shume ma te pakta se ato te atyre te martuarve, mbasi te martuarit jane te detyruar me fitu jeten jo vec per vete por edhe per gruan e femijet e tyre mbasi ato jane kapital pergjegjesije morale e sociale per ta. Njeriu i martuar eshte ai qe respekton shume ma teper zakonet e shoqerise. Nje gje tjeter eshte per tu vene re , se shumica e vdekjeve ndodh tek beqaret se sa te te martuarit. Perse, valle?
Sepse jeta e çrregullt qe bejne ata, dobeson trupin e tyre dhe vdekja i gjen fare kollaj. E nje gje tjeter. Sherbimi ma i madh qe ju behet te rinjve me anen e martese ne fushaten e shendetesis eshte sigurimi i ti kundrejt semundjeve veneriane dhe ky shpetim nuk eshte vetem per te rinjte, por edhe per pasardhesit e tyne.
Prandaj perfondoj duke theksuar se; Jeta e lumtur dhe fatbadhe dhe e vertet dhe qendrueshme nuk mund te gjendet kurre ne njeriun vetem e vetem se ne jeten familjerare e cila i detyren kryekeput marteses.
Pergatiti
Gezim KOPANI