Disa rregulla te agjerimit

DISA RREGULLA TE AGJERIMIT

1. Obligimi i agjerimit
Agjerimi i muajit ramazan eshte obligim per cdo mysliman qe ploteson kushtet e obligueshmerise se agjerimit.
Allahu xh.sh. thote:
O ju qe besuat, agjerimi u eshte bere obligim sikurse qe ishte obligim edhe i atyre qe ishin para jush, keshtu qe te beheni te devotshem.” (El Bekare)
Sic dihet agjerimi i muajit ramazan eshte nder pese shtyllat e islamit. Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Islami perbehet prej pese shtyllash; 1. Deshmia e shehadetit (Nuk ka Zot tjeter pervec Allahut dhe se Muhammedi eshte rob dhe i derguari i tij), 2.Falja e namazit, 3.Dhenia e zekatit, 4. Agjerimi i ramazanit dhe 5. Berja e haxhit per ate qe ka mundesi.”

2.Kush lirohet nga agjerimi

*Ai qe ka qe eshte i semure (kur te sherohet i kompenson ditet e pa agjeruar)
*Udhetari (zevendoson aq dite qe nuk i ka agjeruar)
*Grate qe jane me te permuajshme apo lehon.
*Grat qe jane shtatzen apo qe kan femije per te ushqyer me qumesht.
*Pleqet qe kan mosh te thyer e qe nuk e perballojne dote agjerimin. Te tille detyrohen te ushqejne nje te varfer me ushqim ditore per dy vakte.
*Ne rast lufte , pra ushtari qe eshte ne lufte.
*Prishja e agjerimit per shkak te presionit apo dhunes fizike.
*Puna e rende fizike. Ai qe eshte i detyruar te kryej pune te tilla (psh miniera) nuk agjeron por ditet e mos agjeruara i ben gjate diteve qe eshte pushim. Zevendeimin e diteve te paagjeruarve mund ti bejne bashke si dite ose te ndara. Muhammedi a.s. thote: “Nuk ka problem nese kompensimi i ramazanit behet me nderperje.” (Buhari)
*Ai qe ka uri apo etje te madhe, i till qe rrezikon jeten. Ky zevendeson diten e paagjeruar.

3.Cfare e prish agjerimin?

Prishja e agjerimit ndahet ne “Kefaret-kompensim” dhe ne “Kaza-zevendesim”. Tek kefareti hyjne:
*Ha, pi , gelltit dicka me qellim. Ky qe e ben kete obligohet me “keffaret” dmth me kompensim, pra dy muaj agjerim pa nderprerje.
*Marredhenia seksuale. Ai qe ben kete duke qen agjerues ai ka obligim te bej kompensim , pra e kap kefarrti.

Ndersa tek kazaja futen rastet:
*Ngrnja apo prija per shkak presioni.
*Gelltitja e ndonje gjeje qe nuk eshte ushqim.
*Ngrenja apo pirja ne rastet e domosdoshme, psh kur ndonje eshte i semure, apo eshte ne udhetim.
*Shfaqja e hajzit (apo menstruacioneve). Agjerimi nderpritet ne momentin qe ato shfaqen.
*Nese vjell me qellim.

Si dhe shembuj te tjere te ngjashem me keto , obligohet me kaza pra me zevendesim te aq diteve qe nuk ka agjeruar.

4.Kushtet e vleshmerise se agjerimit

*Berja e nijetit. Nijeti behet ne syfyr (para se te thirret ezani). Nuk eshte e thene qe nijeti te behet me ze, mjafton ai i bere me zemer (pra pa ze).
*Largimi nga cdo gje qe e prish agjerimin.
*Grate te mos jene me hajz , apo te mos jene ne nifas (kohe pas lindjes).

5. Kushtet e agjerimit

Agjeruesi duhet te plotesoje:
*Te jete mysliman.
*Te jete i shendoshte menderisht
*Te kete arrit moshen madhore

6.Gjerat fort te pelqyera ne agjerim

*Ngrenja e syfyrit
Muhammedi a.s. thote; “Ngrihuni ne syfyr, pasi syfyri eshte bereqet. Beni syfyr qofte dhe me nje gjysme hurme.” (Muslimi)
*Berja e iftarit ne kohe (apo mos shtyrjen e iftarit)
Muhammedi a.s. thote: “Njerezit do jene ne te mire, perderisa nxitojne ne berjen e iftarit (ne kohen e tij).” (Buhari dhe Muslim)
*Berje dua ne kohen e iftarit. Nder lutjet e njohura qe behen ne iftare eshte: “Allahumme leke sumtu ve ala rizkike eftartu, dhehebedh dhemu veb tel-letil uruku ve thebetel exhru in sheAllah.” d.m.th: “Zoti im! Ne emrin tend kam agjerua. Ne ty besoj, dhe po bej iftare me ate qe Ti me dhurove. Kaloj etja e u mbushen damaret dhe nese do Allahu u arrit shperblimi.” Ose shkurt; “Allahumme leke sumtu ve ala riskike eftartu.”
*Falja e namazit te teravive
*Dhenia e sadakas (lemosh)
*Shtimi i lutjeve, ibadetit ne dhjete ditet apo netet e fundit te ramazanit.
*Shtrimi apo dhenia e iftarit per te tjeret.

7.Agjeruesi duhet te kete parasysh:

*Te kujtoj se eshte agjerueshem.
*Te mos ankohet
*Sa te kete mundesi te shmang punet e veshtira apo punet qe nuk pershtaten me kete muaj
*Te jete bujar
*Te jete i dashur

8.Cfare nuk e prish agjerimin

*Ai qe ha apo pi pa dashje. Per kete Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Ai qe ka harruar qe eshte agjerueshem por ha a pi le te vazhdoje agjerimin, ngase Allahu i ka mundesuar ate.” (Buhari&Muslim)
*Te thithunit e tymit (por jo duhani) behet fjal per pluhur.
*Te prishurit (ejakulimi) ne gjume.
*Po qe se agjeruesi fle e gjate gjume ejakulohet mund te vazhdoj agjerimin, por nese e ka mundesin te pastrohet (lahet).
*Te vjellit pa qellim.
*Bejra e ndonje ilaci qe nuk eshte ushqyes

9.Gjerat e papelqyra

*Te shijuarit e ushqimit duke mos qene e domosdoshme.
*E mbajtura ne goje e ndonje gjeje qe nuk tretet, psh fije bari, druri.
*Berja e atyre gjerave qe veshtirson agjerimin, psh ndonje loje e rend
*Puthja ose perkdhelja qe mund te qoj ne prishjen e qellimit deri ne ejakulim.

10.Gjerat qe nuk jane mekruh gjate agjerimit

*Pastrimi apo flladitja me uje.
*Shperlarja e gojes
*Pastrimi i dhembeve
*Parfumosja
*Shijimi (prove) e qumeshtit per femijen e vogel por duke pas kujdes qe mos te kaloj gje.
*Perkdhelja ose puthja e lehte me kush qe te mos prishet qellimi e per me teper te mos shkohet ne jakulim. “Pejgamberi a.s. ka puthur gruan kur ishte agjerueshem.” (Muslimi)
*Nese jep gjak por qe te mos ndikoje ne dobesimin e tij.

Pergatiti
Gezim KOPANI