Si u percaktua Ezani (thirrja) per namaz ?

Minarja e xhamise se Koder Hani Puke

Pas faljes se xhumas se pare ne Medine , dhe pas formimit te shtetit Muhammedi a.s. ndertoj xhamin e Medines. Pervec ibadeteve, aty profeti Muhammed a.s. zhvilloj shume veprimtari dhe takime te tjera deri ne pajtimin e muhaxhireve dhe ensareve. Me stabilizimin dhe hartimin e rregullave (ligjeve) te cilat rregullonin jeten e perditshme, erdh momenti qe myslimanet te kishin thirrjen e tyre unike per namaz i cili u quajt Ezan. Ne fillim myslimanet bashkoheshin per faljen e namazit pa ndonje thirrje apo njoftim prandaj kishte raste qe besimtaret vonoheshin ne kryerjen e namazit. Ne kete kohe Muhammedi a.s. filloj te diskutoj me besimtaret per gjetjen e menyres qe do bej njoftimin e besimtareve per faljen e namazit. U dhane mendime si; te ngritet nje flamur, disa than te ndizet nje zjarr, disa than per borin disa thane per kambane, mendime te cilat nuk u pranuan. Ne fund u tha qe te behet thirrje me ze.

Abdullah bin Zejd r.a. ka treguar: “Shikova nje enderr ku nje person i cili ne dore kishte nje zile, dhe me zerin e ziles ecten rreth meje. E pyeta: E shet kete zile? Me pyeti: Per cfar te duhet? i thash; Qe te therras njerezit per namaz! Ai me thote: Deshiron te te tregoj nje menyre me te mir? Sigurisht qe po i thash! Dhe ai me tha: Me ze thuaj; Allahu Ekber (4 here) dhe i tregon formen Ezanit ashtu sic thirret sot. (1) Kur u zgjova shkova tek Muhammedi a.s. dhe i tregova endrren. Muhammedi a.s. me tha: Vertet kjo eshte enderr e vertet,(dhe ky ishte shenja hyjnore ku me pare Muhammedi a.s. ishte njoftuar per menyren e thirrjes. Prandaj Profeti Muhammed a.s. tha: Kjo eshte nje enderr e vertet),  prandaj ngrihu dhe shko tek Bilali e tregoj te therras me fjalet sic te jane thene ne enderr pasi Bilali ka ze te lart. Kur Bilali filloj te therras ezanin , Umer bin El Hatabi r.a. e degjon ne me nxitim shkon tek Muhammedi a.s. ku i thote; O i dashtuni i Allahut! Pasha Allahun e kam shikuar ne enderr keti fjale. Kur e degjoj kete Profeti Muhammed a.s. tha: Falenderimi i takon Allahut xh.sh.”
Ne kohen kur profeti Muhammed a.s. ishte ne Medine kishte dy mezin ; Abdullah bin Zejd dhe Abdullah bin Ummi Mektumi. Kur thirrej ezani i sabahut Bilali thoshte; :Es Salatu hajrun minen nevm dmth; “Namazi eshte me i mir se gjumi” dhe ket veprim e pelqeu profeti Muhammed a.s.
Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene:
Kur te hyje koha e namazit, thirrni ezanin e me pas beni ikamet.”
Ezanit thirret me hyrjen e kohes per faljen e pese koheve te namazit, namazit te xhuma. Thirrja e ezanit eshte synet muekkede (i forte) dhe ai thirret vetem nga meshkujt. Eshte sunet qe ezani te thirret me abdest.
Fjalet e Ezanit jane keto:
Allahu Ekber (4 here) “Allahu eshte me i madhi“,
Esh Heduen Lailahe ilAllah (2 here)
Deshmoj se nuk ka Zot tjerer pervec Allahut“,
Esh Heduenne Muhammeden resulullah (2 here),
Deshmoj se Muhammedi eshte i derguari i Allahut
Haja ales Salah (2 here), “Eja ne namaz (lutje)”,
Haja alel Felah (2 here), “Eja ne shpetim“,
Allahu Ekber (2 here)”Allahu eshte i madhi” dhe
La ilahe ilAllah (1 here) “Nuk ka Zot tjeter perveç Allahut

Pergatiti

Gezim KOPANI

______
1. Para faljes se namazit thuhet ikameti (qe dregon se namazi farz po fillon te falet) dhe ndryshimi mes Ezanit dhe Ikametit eshte: Ezani thirret me ze me qellim per ti treguar besimtareve qe ka hyre kohe e namazit, ndersa ikameti behet me ze brenda xhamis per te treguar se po fillon falja e farzit. Qe te quhet ikamet shtohen fjalet: Kat kametis salatu (2 here) qe thuhen pas fjales: “hajja alel felah”. Thirrjen e ezanit dhe ikametit dhe disa lutje te tjera si psh “tespih” i ben Muezini. Diten e xhuma pervec thirrjes se ezanit , behet edhe thirrja e nje ezanit te dyte brenda xhamise. Ezani i dyte behet ne kohen kur xhemati te kete fal 4 rekat sunetet e pare , dhe ne kete kohe Muezini therret Ezanin e dyte. Kjo eshte koha kur imami ngjitet ne mimber per te mbajtur ligjeraten e xhumas.