Mikpritja ne malsin e Pukes dallon per bujari dhe respekt. Kur nje shtepi ka mysafir, i zoti i shtepise e pret me nderime e fjale te mira. Po aq vemendje i kushtohet vendit ku do ulet si dhe ushqimi qe do i serviret. Ne Puke mysafiri ulet ne anen e mjate te qoshes se oxhakut, ndersa ne anen e djathte ulet i zoti i shtepise.(1) Ne Puke i zoti i shtepis nuk leviz nga vendi dhe sherbimet si larja e duarve (2) dhe servirja e ushqimit e kryen nje burre i shtepis i cili eshte per hyzmet. Hyzmetqari qendronte tek dera e odes.
Mikpritja e mysafirit ne zonen e Pukes
Sido qe te jete gjendja financiare e shtepise, kur behet fjale per mysafir , zona e Pukes dhe jo vetem kan dite ta pres e ta percjell me nderime te medha mysafirin. Per mysafiret sidomos ato me me kimet (te rendesishem, qe kan poste, ose miku) (3) prehet dashi.(4) Dashi pergatitet i gjithi duke u vendos komplet ne sofer dhe ketu fillon respekti i sofres dhe i mysafirit.
Ne Puke kryet e dashit ndahet ne dy pjese. Nje pjese i jepet mysafirit, nje pjese e mban zoti i shtepise. Ndersa ne nje bajrak tjeter te Pukes nje pjese e kokes se dashit i jepet krye mysafirit, pjesa e dyte i jepet mysafirit te dyte (mikut te dyte) ky ia kalon te tretit, i treti te kartertit derisa gjysma e kokes se dyte te dashit te arrij tek i zoti i shtepis.
Ndersa ne disa zona te tjera jasht malsise se Pukes si p.sh Gjakova kryet e dashit i jepet kryemysafirit (p.sh Bajraktari etj), shpatulla i jepet Hoxhes ose Priftit , nese nuk jane keto i jepet burrit me te moshuar nder mysafir, veshket i jepen Zotnis pasi ato jane zonti e nuk merren me kocka, ndersa bishti i jepet ruajtesit te siguris , i cili ruan Bajraktarin etj.
Gostia ne zonen e Pukes mbyllet me servirjen e kosit.
3. Ne Puke miku shkon mbas atij qe i prin. Hyn ne ode dhe hek armet e krahut e ia jep shpijakut tuj i thane: “Kofte per mire!” Pasi shpijaku ia merr armen dhe ia vendos ne mur i pergjigjet: “Mire se erdhe! Paç ardhe me faqe te bardhe! Nese miku eshte i pari dmth nuk ka bajraktar para ai vendoset ne kryevendi….etj.