Në Pukë me bacen Rexhep Abazi nga Medvegja . Ai është pjesë e Grupit Folklorik ” Shpëtimi ” Medvegjë.
Pas interesimit tim për tu njohur me veshjen tradicionale baca Rexhep me informoi mbi veshjen tradicionale Shqiptare të Medvegjës e cila për burrat përbehet nga: Plisi, kmisha, jeleku, shook (brez, 6 m i gjate), tirç , opanga. Ndërsa ajo e grave është: shamia me rruaza, kapuç me pare, shive të zana bistek, kmish me rruaza, jelek me rruaza, dimit prej leshi ngjyr zi, përparce shumë ngjyrshe, çorape të stolisur dhe opanga.
Medvegja është e gjitha e besimit islam, dhe pytjes time se cilit fis i përket ai më tha: Fis Berishe , sipas tij autokton në Medvegjë. Më vonë do publikoj një video me bacen Rexhep i cili pyetjes për moshen me humor tha: Veç 75 !