Rreth Meje

Gëzim Kopani

                           Gëzim Kopani

Gëzim Kopani ka lindur më 01.09.1983 në fshatin Meçe Pukë. Prej vitit 2005 Gëzim Kopani është Myftiu i rrethit Pukë.
Gëzim Kopani ka studiuar në Medresen e Tiranës për të vijuar më pas studimet në Stamboll, e më pas në Shqipëri ka ndjekur disa studime dhe trajnime për mësuesi në fushen e informatikës po ashtu është njohës i gjuhës Turke.
Në vitin 2004 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e emëron Gëzim Kopanin imam në Xhaminë e qytetit të Pukës. Ndërsa në vitin 2005 Gëzim Kopani emërohet Myftiu i rrethit Pukë detyrë të cilen vazhdon ta ushtroj.
Nga viti 2008 – 2013 ka dhënë mësim në lënden e informatikës në shkollat: shkolla 9-vjeçare “Migjeni” Pukë, shkolla e mesme e bashkur Ndue Pjetri Luf, shkolla 9-vjeçare Shtjefen Gjeçovi Gomsiqe, shkolla 9-vjeçare Rrape , shkollen 9-vjeçare Ali Bytyçi Qerret dhe në shkollen e mesme Sabah Sinani Pukë.
Gjithashtu Gëzim Kopani ka dhënë mësime në lëndet: Kur’an, dhe Histori Islame, pranë qendrës BKI Pukë. Gëzim Kopani është i martuar dhe ka tre fëmije; një djalë dhe dy vajza.